LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhuna në protestë, Avokati i Popullit: Ishim në terren, personat e shoqëruar i kemi gjetur në korridore, policët ishin pa

17 Maj 2020, 19:05 Nga DOSJA
Dhuna në protestë, Avokati i Popullit: Ishim në terren, personat

TIRANË- Avokati i Popullit ka reaguar për dhunën e ushtuar nga policia për qytetarët sot në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit shkruan se do të hetojë e verifkojë me shumë kujdes çdo pretendim për tejkalim të forcës apo akte të dhunshme ndaj qytetarëve dhe personave të shoqëruar.

Sipas raportit mësohet se personat e shoqëruar në këtë komisariat janë gjetur në korridore në një tentativë për të siguruar një lloj distancimi social, por sigurisht i pamjaftueshëm. Po ashtu Avokati i Popullit evidenton se punonjësit e Policisë ishin pjesërisht të pajisur me maska por të gjithë ishin pa doreza.

RAPORTI I PLOTË

Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e shënuara qysh prej orëve të para të mëngjesit ditën e sotme në Teatrin Kombëtar dhe protestave në orët në vijim. Dy ditë më parë institucioni ynë ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Aleancës për Teatrin në lidhje me aspekte të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave dhe më pas të Këshillit Bashkiak të Tiranës përsa ato mund të cënojnë të drejtat e njeriut. Ditën e sotme institucioni ynë ka ndjekur edhe situatën në terren. Sot në datën 17.05.2020, u vumë në dijeni nga media se rreth orës 04:30, forca të shumta të Inspektoriatit Ndërtimor Tiranë të mbështetura nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë ndërhyrë në godinën e Teatrit Kombëtar. Forcat e Policisë së Shtetit kanë hyrë brenda godinës dhe kanë shoqëruar me forcë në organet e Policisë, disa nga shtetasit që ndodheshin aty. Gjithashtu nga media u njoftuam se punonjësit e Policisë se Shtetit kishin bërë edhe shoqërime të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët kishin shkuar në vendngjarje pasi filloi prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas këtyre informacioneve për veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, në ushtrim të mandatit tonë si mbrojtës së të drejtave të personave të ndaluar e shoqëruar dhe trajtimin e tyre përsa nën mbikqyrje policore, Avokatja e Popullit organizoi punën për të vizituar të gjitha Komisariatet e Policisë së Tiranës, Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, vizita të cilat u kryen prej orës 9:30 deri në orën 14:00. Në secilin komisariat u këqyren regjistrat dhe u takuan të shoqëruarit e pranishëm gjatë vizitës si dhe u morën shpjegime të hollësishme prej tyre. Prej personave të shoqëruar nuk u pretenduan kryerje e veprime të dhunshme brenda ndërtesave të Komisariateve, por kishte ankesa në lidhje me dhunë fizike e psikologjike të ushtruar gjatë kapjes së tyre dhe rrugës për në Komisariatet e Policisë dhe disa persona kishin shenja dhune. Rezultoi se ishin shoqëruar edhe disa gazetarë dhe shoqërimi i tyre gjatë kryerjes së detyrës është tërësisht i pajustifikuar. Avokati i Popullit do të hetojë e verifkojë me shumë kujdes çdo pretendim për tejkalim të forcës apo akte të dhunshme ndaj qytetarëve dhe personave të shoqëruar e do të dalë me konkluzionet përkatëse për çdo rast dhe kërkon si nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë por edhe nga ana e Prokurisë të Tiranës që këto raste të trajtohen në përputhje me rekomandimet e dhëna nga CPT (Komiteti për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Europës) në raportin e bërë për Shqipërinë e të publikuar në shtator 2019.

Po kështu nga verifikimet tona rezultoi se disa shtetas, për shkak të dëmtimeve që kishin marrë, ishin dërguar për mjekim të specializuar në institucione spitalore. Nuk pati ankesa për vonesë në lidhje me dhënien e ndihmës mjeksore brenda një kohe të përshtatshme. Nga të shoqëruarit nëpër Komisariate u informuam se prishja e godinës së Teatrit Kombëtar kishte nisur kur në godinë kishte ende qytetarë të grupimit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, çka kishte vënë në rrezik serioz jetën e tyre. Në lidhje me këtë çështje është duke u kryer një hetim i plotë për të verifikuar kushtet konkrete në të cilat është vepruar.

Nga këqyrja e dokumentacionit përkatës nëpër Komisariate, si dhe biseda me punonjës të policisë, u vunë re paqartësi në lidhje me momentin e shoqërimit të një pjese të shtetasve për në Komisariate. Më konkretisht gjatë komunikimit me shtetasit e ndaluar por edhe informacion nga punonjësit e Policisë së Shtetit, u informuam se fillimisht një pjesë e tyre ishin dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës dhe pasi ishin futur në mjedisin e shoqërimit, ku iu ishin marrë gjeneralitetet dhe sendet personale, ishin shpërndarë në komisariate të tjera. Avokati i Popullit konstatoi se personave nuk u komunikohej karta e të drejtave dhe as nuk ishin të afishuara në vënde të dukshme e lehtësisht të verifikueshme për të shoqëruarit/ndaluarit të drejtat e tyre proceduriale dhe për më tepër këto të drejta për disa prej tyre ishin mohuar. Personat e shoqëruar janë ndjekur përgjithësisht administrativisht për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe pasi janë bërë veprimet janë lënë të lirë. Nisur nga sa më sipër, si dhe mosperputhja e orarit në raportet e shërbimit hartuar gjatë ndalimit të këtyre shtetasve dhe këqyrjes së orarit të hyrjes së tyre nëpër komisariate, Avokati i Popullit i ka kërkuar sot zyrtarisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vënien në dispozicion të dokumentave shtesë. Gjatë vizitave në Komisariate grupet e punës të institucionit tonë, konstatuan se si kushtet e punës brenda komisariateve ashtu edhe pajisja e punonjësve me pajisje mbrojtëse nuk ishte në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Asnjë prej të shoqëruarve nuk ishte i pajisur me maska dhe doreza dhe nuk kishte në dispozicion sende për të siguruar higjienën personale. Në Komisariatin nr.1 Tiranë, kushtet higjieno-sanitare brenda godinës ishin mjaft të këqija dhe gjendja e dhomave të shoqërimit dhe të sigurisë nuk garantonte asnjë kusht minimal higjienik qoftë për situatë normale dhe aq më pak situatën me masa të shtuara për shkak të gjendjes së sëmundjes infektive. Personat e shoqëruar në këtë komisariat i gjetëm në korridore në një tentativë për të siguruar një lloj distancimi social, por sigurisht i pamjaftueshëm. Punonjësit e Policisë ishin pjesërisht të pajisur me maska por të gjithë ishin pa doreza. Në komisiariatin 4 kushtet higjieno-sanitare ishin më të mira dhe ambientet e brendshme rezultonin të pastra, por masa të tjera si dezinfektantë apo doreza nuk kishte dhe vetëm një numër shumë i vogël punonjësish ishin të pajisur me maska. Në asnjë rast nuk është garantuar detyrimi i qëndrimit të personave në ambiente të mbyllura 2 metra larg njëri tjetrit pasi numri relativisht i lartë i të shoqeruarve nuk e lejonte një gjë të tillë. Rezuton pra se shoqërimi i këtyre personave në tërësi si në momentin e kapjes dhe shoqërimin në komisariate por edhe brenda tyre nuk garantonte sigurinë e tyre shëndetësore në kuadër të kushteve të pandemisë dhe i ka ekspozuar ata ndaj rrezikut të infektimit nga sëmundja vdekjeprurëse.

Avokati i Popullit ngre ndërkohë shqetësimin se masat e vendosura në mënyrë energjike për kufizimin e lëvizjes dhe të grumbullimit të qytetarëve në kushtet e pandemisë globale janë shpërfillur në këtë rast në mënyrë të hapur nga institucionet e Inspektoratit të Ndërtimit dhe të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që e gjithë veprimtaria ekonomike dhe administrative në vend është mbyllur dhe limituar si masë mbrojtëse ndaj Coronavirusit, mbetet e pakuptueshme për institucionin tonë kriteri që është ndjekur për t’i përjashtuar specifikisht këto dy institucione nga ky kufizim dhe lejimi që ato të kryejnë operacione që implikojnë pjesëmarrjen e një numri të madh punonjësish në të njëjtin vend përsa grumbullimet masive janë rreptësisht të ndaluara. Avokati i Popullit ndërkohë gjen rastin të bëjë thirrje në mënyrë të përsëritur për respektim të parimit të proporcionalitetit në ndërhyrjet e policisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese, të cilat në asnjë rast e në asnjë mënyrë nuk duhet ta përdorin pretekstin e kufizimeve të Covid-19 (të cilat për më tepër nuk respektohen nga vetë ato), si arsye për shtypjen e të drejtës civile për tubim paqësor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit masat kunder covid 19 protesta tek teatri shembet teatri kombetar avokati i popullit masat kunder covid 19 protesta tek teatri shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet