LIVE UPDATES
Aktualitet

REPORTAZHI/ Shembja e teatrit, “shkatërrim i historisë dhe shenjë e instalimit të diktaturës” për qytetarët

17 Maj 2020, 17:15 Nga DOSJA
REPORTAZHI/ Shembja e teatrit, “shkatërrim i historisë dhe

TIRANË- Qindra qytetarë, artistë dhe aktivistë, vazhduan protestën e tyre kundër shembjes së teatrit Kombëtar të dielën, deri në orët e pasdites, duke e cilësuar këtë iniciativë të Bashkisë së Tiranës si të paligjshme dhe vjedhje të pronës publike. Ata u përplasën në mënyrë të përsëritur me forcat e policisë duke bërë thirrje kundër diktaturës. “Poshtë diktatura! Turp!”, ishin thirrjet e protestuesve të cilët u kërkonin punonjësve të policisë të hiqnin kapelet dhe të bashkoheshin me ta.

“Jemi popull. Unë kam dalë vetëm në protestën e dhjetorit 1990 dhe tani për teatrin”, tha një prej protestuesve, pak minuta pas një tentative për të çarë kordonin e forcave të policisë.

Shkatërrimi i historisë

Paolo Topalli, inxhinier ndërtimi, shprehet se qyteti i Tiranës ka rreth 30 vepra arkitektonike që vlejnë të ruhen. “Ndoshta nuk janë të bukura dhe të krahasueshme me trashëgiminë që ka Europa, por këto janë ato që ka Tirana. Janë ministritë; Muzeu Historik Kombëtar; universiteti; Pallati Kongreseve e Piramida. Këto vepra përbëjnë edhe trashëgimi historike në vetvete, pasi u përkasin periudhave të ndryshme si: arkitekturës së periudhës parafashiste, asaj fashiste dhe disa atij monist”, shpjegon Topalli. Ai shton se Aleanca për Mbrojtjen e teatrit tashmë duhet të kthehej në një lëvizje për mbrojtjen e vendit.

“Jam këtu se po më përdhoset historia e qytetit. Po prishet struktura e folesë së artit. Nuk është vetëm godina, por ka shumë histori aty brenda, se janë bërë edhe gjyqet komuniste aty. Ka histori… . Unë jam ‘qytetari’”, shprehet një prej protestuesve që nuk preferon të identifikohet. “U prishën kinematë; kinema ‘Republika’ dhe ‘17 Nëntori’, të njëjtin fat pësoi edhe teatri. Mendoja se nuk do binte, por ra”, pohon protestuesi Dritan Gjana.

Frika nga diktatura

Një tjetër protestuese druhet se shembja e teatrit është shenjë e instalimit të diktaturës. “Jemi për të bërë detyrën tonë qytetare. Duhet të jemi këtu se duhet tu bëjmë rezistencë këtyre akteve fashiste. Duhet të dalin sa më shumë si ne, ndryshe do të instalohet një rend diktatorial…, më i keq se i pari, pasi është i veshur me propagandë fine. Teatri ishte grahma e fundit e demokracisë”, pohon protestuesja Arsita Mati. “Tani jemi për të bërë sehir, se për atë që luftuam dy vjet, u shemb. Tani s’mund të bëjmë asgjë…, mori fund! Këtu është instaluar diktatura. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të shembet teatri. Është populli më indiferent. Nuk ishte një kauzë politike. Vazhdimin e shikoj bardh e zi, mos te them se zi. Ka më shumë polica se protestues”, pohon Denis Baxhaku.

Arben Zajmi, 67 vjeçar thotë se nga ajo që përjeton, i ngjan me diktaturën. “Veprojnë si në diktaturë. E prishi historinë. Luftuam për demokraci dhe dolëm në diktaturë. E përdori pandeminë vetëm për të prishur teatrin. Është skandal, nuk di ç’të them”, pohon ai.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Emiljano Çela e shikon shembjen e teatrit si pikënisjen e një lëvizje më të madhe.  “Kemi qenë gjithmonë kundër prishjes, jo vetëm si godinë, për historinë dhe periudhën që përfaqëson, por edhe si një përfaqësuese e kulturës dhe e artit shqiptar. Kjo na ka bërë që të jemi gjatë gjithë kohës, nga fillimi deri më sot, kur e patëm të pamundur të mbronin shembjen e teatrit, por edhe të një pjese të rëndësishme të memories së kulturës dhe artit shqiptar. Përfundimisht, sot u dëshmua se kushdo që vjen dhe është në pushtet mendon që historinë ta fillojë nga vetja, duke mos marrë parasysh asnjë trashëgimi të historisë së këtij populli. Por me shembjen e teatrit nuk do mbarojë kjo qëndresë. Mendoj se do zhvillohet më fuqishëm se sa kaq. Në qoftë se nuk vazhdojmë të reagojmë, atëherë fati unë është i parashkruar të ulim kokën dhe të durojmë pushtetin që rëndon vertikalisht”, tha Çela.

Artistët dhe aktivistët thirrje për protesta

Artistët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtën e Teatrit, e quajtën shembjen e Teatrit Kombëtar si një pikënisje të diktaturës dhe u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen në protesta të tjera. Regjisori dhe aktori i mirënjohur bëri thirrje për mosbindje civile.

“I kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë të bëjmë mosbindje civile. Të thyejnë karantinën, të bashkohen të gjithë në protesta të vazhdueshme. Ne i kërkojmë Presidentit të Republikës të shpërndajë parlamentin ilegjitim. …Ne tashmë jemi kthyer në diktaturë dhe e kuptoni se në ç’ gjendje jemi. Ky ishte akti i fundit, këtu u varros demokracia. Të gjithë së bashku, qytetarët e Shqipërisë, të bashkohemi të gjithë së bashku në mosbindje civile deri në rrëzimin e kësaj qeveriet ë paligjshme. Partitë politike, në daç’ ti bashkohen lëvizjes qytetare, nëse nuk duan në diell të venë. Qytetarët do ta mbrojnë demokracinë në këtë vend. Shembulli i teatrit është një shembull qytetarie që nuk do të vdesë asnjëherë, prandaj të gjithë së bashku të vazhdojmë protestat deri në rrëzimin e qeverisë”, pohoi Budina. Edhe aktivistë të Aleancës e cilësuan shembjen e Teatrit Kombëtar si pikënisje të diktaturës.

“Sot Edi Rama ka shpallur diktaturën. Atë që ne e kemi folur me kohë, në fakt sot ai është vetëshpallur diktator dhe ka shpallur diktaturën. Por, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët dhe artistët, që prej dy vitesh e ca kanë mbrojtur historinë e kulturën, trashëgiminë. Të ndërtojnë një sistem të ri, sistemin aq shumë të munguar, demokracinë”, tha një prej aktivisteve të AMT duke theksuar se kauza e tyre do të zgjerohet më tej në të ardhmen, në Aleancën për Mbrojtjen e Shqipërisë.

Një tjetër aktiviste bëri thirrje për lirimin e artistëve dhe protestuesve të tjerë të ndaluar nga policia mëngjesin e të dielës. “Ata kanë filluar të godasin me fadroma kur në ambientet e teatrit kishte ende njerëz brenda. Kanë filluar të godasin pa ju interesuar fare nëse do vdisnin njerëzit”, shtoi ajo. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia shqiptare rrethoi zonën e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës ndërsa fadromat shembën ndërtesat historike, duke shënuar fundin e një beteje që vijoi prej dy vjetësh e gjysmë mes bashkisë e qeverisë nga njëra anë dhe një pjese të artistëve dhe aktivistë të shoqërisë civile nga ana tjetër. Kryeministri Edi Rama mori vetë përgjegjësinë për shembjen duke deklaruar në orët e para të mëngjesit se, kjo po bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një teatri të ri ndërsa shau mbrojtësit e trashëgimisë kulturore si njerëz që nuk e duan zhvillimin.

Shembja e kryer në mes të natës është bërë dukshëm pa një vendim të ligjshëm dhe të vlefshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse Shqipëria vijon të jetë një vend i sundimin e ligjit. Këshilli Bashkiak i Tiranës raportohet se mori një vendim për shembje të enjten e kaluar, por vendimet e këshilleve bashkiake hyjnë në fuqi dhjetë ditë pas publikimit dhe jo menjëherë.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa objekti historik po rrafshohej, një numër qytetarësh shtynë forcat e shumta policore duke sfiduar rrezikun e koronavirusit. Policia njoftoi se me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit mbështetën aksionin e nisur që në orët e para të mëngjesit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sipas policisë, gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

“Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19”, citohet në njoftim ku raportohej se gjatë përplasjes janë dëmtuar edhe dy punonjës policie.

Mes të shoqëruarve ishin edhe artistë e gazetarë, aktori Neritan Liçaj, gazetari Alfred Lela dhe artistë të tjerë. Nëpërmjet një njoftimi të mëvonshëm policia justifikoi shoqërimin e gazetarit Lela, duke u shprehur se shoqërimi nuk ishte kryer kur ai ishte në detyrë.

“Për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse. Asnjë prej të shoqëruarve, nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithë të tjerëve”, thuhet në njoftim.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet