Bota

Detaje rrëqethëse/ Emigrantët luftuan me thonj për të dalë nga kamioni, në dyer u gjet gjak dhe copa mishi (Foto)

“Daily mail” shkruan se emigrantët janë përpjekur me thonj që të dalin nga kamioni, dhe kjo gjë është vënë re pasi në muret dhe në dyert e kamionit janë gjetur gjurmë gishtash me gjak dhe copa mishi.
Featured image of article: Detaje rrëqethëse/ Emigrantët luftuan me thonj për të dalë nga kamioni, në dyer u gjet gjak dhe copa mishi (Foto) Foto nga kamioni

BRITANI– Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja tragjike e 39 emigrantëve që u varrosën për së gjalli në kamionin frigoriferik.

Daily mail” shkruan se emigrantët janë përpjekur me thonj që të dalin nga kamioni, dhe kjo gjë është vënë re pasi në muret dhe në dyert e kamionit janë gjetur gjurmë gishtash me gjak dhe copa mishi.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë gjithashtu se emigrantët kanë gërryer me thonj anësoret e kamionit, temperature  të cilit arrin deri në minus 25 gradë Celsius.

Në shkrim thuhet gjithashtu se shumë prej viktimave u ka dlaë shkumë nga goja para se të ndërronin jetë.

Kamioni me 39 viktima u gjet orët e para të mëngjesit të mërkurës në një park Essex, dhe deri më tani është arrestuar shoferi 25-vjeçar i mjetit të transportit. Tanimë autoritetet britanike po punojnë për identifikimin e plotë të pasagjerëve.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një çift emigrantësh.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment