LIVE UPDATES
Sport

“Derbi, reklama e futbollit shqiptar”, Dede: “Duam ta fitojmë dhe ta shijojmë atë!”

20 Janar 2021, 09:34 Nga DOSJA
“Derbi, reklama e futbollit shqiptar”, Dede: “Duam ta

TIRANE – Nesër në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena” luhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana. Para saj, në konferencë për shtyp sot ka dalë trajneri i bardhebluve, Nevil Dede, i cili ka folur për gjendjen e Tiranës para kësaj ndeshjeje, rezultati i së cilës ka patur ndikim në ecuritë e skuadrave kryeqytetase.

Gjendja e skuadrës? “Klima është pozitive gjithmonë kur fiton. Kjo ndeshje ka interes të veçantë, është reklama e futbollit shqiptarë. Jemi optimistë. Besoj se do i rikuperojmë shpejt edhe të dëmtuarit. Do bëhemi më solidë me përforcimet e ardhura”.

Fitorja thellë e vjetshme? “Çdo gjë është histori dhe është e shkruar. Kanë kaluar shumë ndeshje prej asaj dhe nuk di çfarë të them. E presim me optimizëm dhe duam ta shijojmë. Duhet të flas për derbin dhe ndjesia ime është që ta shijoj. Jeta është e tillë dhe duam që gjithmonë të jemi fitues. Nëse kjo ndodh, e ke shijuar jetën tënde. Me këtë frymë shkojmë në derbi. Duam ta fitojmë dhe ta shijojmë. Ata që e shohin mund të konstatojnë gjëra që ju pëlqejnë ose jo. Jam një anëtar i grupit, jam i lumtur që punoj, gëzoj dhe vuaj me ta. Ne jemi bashkë”.

Muçi dhe Seferi në sulm? “Kemi edhe një seancë stërvitore dhe pastaj do vendosim. Klubi po punon edhe për përforcime të tjera, pavarësisht problemeve që kemi kaluar. Nuk flas dot me emra. Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur. Shkoj në stërvitje dhe gjej entuziazëm. Mezi presim të luajmë. Lojtarët e gjejnë motivimin vetë”.

Tirana për titull? “Sa ka matematikë përgjigja është e dhënë. Është java e 15-të, jo e 33-ta. Jam pjesë e Tiranës, e këtyre djemve dhe gjithçkaje që e përfaqëson ky klub. Të tjerët i kam miq, pavarësisht se fusha na vendos kundër. Mungesa e rezultateve varet sesi e shikoni”.

A ka presion te Tirana? “Nëse jam unë nën presion, do jenë edhe nëntë skuadra të tjera. Jemi skuadra me më pak humbje. Të shohim sa fitues do jemi”.

Deklarata e Egbo? “Çdo njeri ka te drejte të mendojë si do. Do merrem me të tashmen jo të shkuarën. Unë nuk jam Zoti të them se kush është e vërteta”, përfundoi tekniku i bardhebluve. 

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit nevil dede skuadra bardheblu skuadra kryeqytetase tirana derbi i kryeqytetit nevil dede skuadra bardheblu skuadra kryeqytetase tirana

Sondazh

Poll
Sport 19 Janar 2021, 23:02

ITALI- Pas derbit të humbur me Lazion, Roma zhgënjen sërish përballë Spezias. Skuadra verdhekuqe u eleminua me shifrat 4-2 pas 120 minutave lojë.Roma e nisi në ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet