Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI- Të hënën, i ngarkuari i Presidentit amerikan për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, befasoi me njoftimin se më 27 qershor do të ketë një takim mes palëve në Uashington. Shumë ekspertë janë të mendimit se Grenell po konkurron në mënyrë të drejtpëdrejtë me të ngarkuarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.
E pyetur nga Deutsche Welle, qeveria gjermane, e cila më 1 korrik merr në dorë për gjashtë muaj timonin e BE-së, preferoi ta shihte në një dritë më pozitive se shumë vëzhgues këtë nismë të re të Grenellit:
„Ne i pershendesim te gjitha aktivitetet qe afrojnë Beogadin dhe Prishtinen dhe që japin një impuls te ri për zgjidhjen e konfliktit”, tha Christofer Burger, zëvendëszëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Por ai nuk harroi të kujtonte se edhe Gjermania me partnerë të tjerë nga BE-ja, po përpiqet të arrijë një zgjidhje mes palëve. “Edhe në të kaluarën SHBA dhe BE kanë arritur suksese vetëm kur kanë punuar së bashku”, kujtoi Burger, duke theksuar edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për të ngarkuarin e BE-së me dialogun, Miroslav Lajçak.
No dirty deals!
Atë që e shprehu tërthorazi Ministria e Jashtme, e tha pa doreza, disa orë më pas në Bundestagun gjerman, Peter Beyer. Deputeti kristjandemokrat është prej mbi 10 vjetësh njohës i Ballkanit Perëndimor, raportues për Kosovën dhe Serbinë si në Bundestag ashtu edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe, veç të tjerash, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike.
Fjala e Beyerit përmbante dy thirrje të cilat ai i transmetoi jo pa pasion:
Së pari në drejtim të kryeministri të ri, Avdulla Hoti, që të mos pranojë marrëveshje të fshehta. “Do your homework!”, bëni detyrat e shtëpisë, tha ai. Dhe mos pranoni “dirty deals” marrëveshje të pista, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe Prokurorit Special.
Thirrjet e Beyerit kishin të bënin pikërisht me takimin e paralajmëruar nga Richard Grenell për datën 27 qershor. Në këtë kontekst, ai i bëri thirrje administratës amerikane të ftonte aty edhe të ngarkuarin e BE-së, Miroslav Lajçak. “Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 27 qershor, por ajo që dimë ne është se BE nuk do të jetë aty. Prandaj, unë kërkoj nga SHBA që të ftojnë në Uashington edhe të ngarkuarin e BE-së Miroslav Lajçak.
Beyer-i ushtroi ndër të tjera kritikë të ashpër ndaj të ngarkuarit të presidentit Trump, Richard Grenell, edhe për siç e quajti ai “betejën e hapur që zhvillon në Twitter me BE”, duke thënë se BE nuk ka liberalizuar vizat me Kosovën. Beyer e quajti “blanker Unsinn” (shqip: budallallëk me brirë”) dhe shtroi një pyetje retorike: Mos vallë i kanë hequr SHBA-të vizat ndaj shtetasve të Kosovës? Beyer tha se liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti, ndërsa serbët kanë kohë që udhëtojnë pa viza.
Në qarqet qeveritare nga Berlini nuk duket se liberalizimi i vizave është aq i afërt. Për këtë ende nuk është arritur një konsensus, jo vetëm në Bashkimin Evropian, por as edhe në Gjermani, siç raportojnë burime nga Berlini për DW shqip. Megjithatë lobimi për heqjen e vizave për Kosovën është shumë i madh, si brenda qeverisë gjermane, ashtu edhe në zonën Schengen.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Qeveria federale do të marrë pjesë në kompaninë bioteknologjike të Tübingen-it CureVac. Kjo u njoftua nga Ministri Federal i Ekonomisë Peter Altmaier, CureVac d...
SHBA- Ditën e sotme vëllai i George Floyd, afrikano-amerikanit që u vra nga një polic dhe mbeti i vdekur muajin e kaluar në Mineapolis i ka bërë thirrje Këshill...
Prestigjozja “The Guardian” ditën e sotme ka botuar një shkrim për rifillimin e dialogut Kosovë –Serbi, ku do të do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në SHBA m...
GJERMANI– Carlos Lehder Rivas me origjinë kolumbiane ishte një nga ‘kapot’ e drogës i cili ndihmoi në krijimin e kartelit famëkeq Madallin së bashku me ...
ITALI– Në Itali ka nisur përdorimi i aplikacionit ‘Immuni’ i cili do të përdoret për të identifikuar personat që janë të prekur me koronavirus.Mediat ital...
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë deklaruar se kanë zbuluar një vatër të re të infektuar me koronavirus. Ata bëjnë me dije se bëhet fjalë për një thertore të ...
AMERIKE-Libri “The Art of Deal”: “The Story Untold of Melania Trump” shkruar nga Mary Jordan flet për të kaluarën e zonjës së parë të Amerikës. Për të bërë këtë...
KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 77 raste të reja me koronavirus në vend dhe...
Zëri i Amerikës: Zoti president, me 27 qershor ju dhe udhëheqësit e Serbisë jeni ftuar nga ambasadori Richard Grenell në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Ç...
RUSI– “Spiunia flokëkuqe” Anna Chapman njihet si një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të presidentit rus, Vladimir Putin me te cilin perflitet se ka nj...