Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
TIRANË- Kur kanë kaluar gati 2 muaj nga dita kur Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi një letër-porosi drejtësisë italiane për të verifikuar dënimin ose jo të Valdrin Pjetrit, në zyrën e prokurorit Arben Kraja, tashmë ka mbërritur zarfi. Letër-porosia e kërkuar, bëjnë me dije burime për Dosja.al ka mbërritur në prokurori që prej 27 shtatorit, dhe i është dorëzuar prokurorit të kësaj çështjeje, Arben Kraja që prej të hënës.
Përmbajtja e kësaj letër-porosie ende nuk dihet, por është e paqartë arsyeja pse prokurori Kraja nuk ka bërë transparente përmbajtjen e saj për publikun, por edhe për vetë Pjetrin, në një kohë, kur edhe Partia Demokratike, i kërkoi Prokurorisë që prej nisjes së kësaj çështjeje, transparencë dhe informim për çdo hap lidhur me hetimet ndaj Pjetrit.
Shkresa u dërgua më 14 gusht, dhe mes të tjerash kërkohej edhe krahasimi i shenjave të gishtave të Pjetrit, me ato që u depozituan prej tij në Institutin e Policisë Shkencore. PD publikoi më 13 gusht disa dokumente, të cilat sipas saj provojnë se Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i dalë fitues në zgjedhjet e 30 qershorit në Shkodër është dënuar me burg për drogë dhe vjedhje në Itali.
Një akuzë e tillë është mohuar nga Pjetri, por pak ditë pas akuzave, ai u tërhoq nga marrja e detyrës. Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama u distancuan nga çështja Pjetri, duke e quajtur dënimin e tij, një “gënjeshtër naive.”
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TEPELENË– Katër ish-zyrtarë të administratës në Tepelenë kanë rënë në pranga pasi akzuohen për mashtrim. Dosja.al ka zbardhur emrat e atë arrestuarve që ak...
FUSHË KRUJË– Dosja.al ka mësuar se objektivi i autorëve që shpërthyen në tritol banesën në Fushë Krujë ishte Arben Pëllumbi. Ky i fundit është pronari...
Tiranë- Nis seanca në KPA për gjyqtarin Artur Malajn, kandidatin për ILD-në pasi kërkohet shkarkimi i tij pasi pas hetimeve të KP-së se ka probleme me pasurinë....
E vendosur të luftojë këtë sëmundje të vështirë, falë këmbënguljes vullnetit të mirë dhe shpresës që nuk ju shua kurrë, Arlinda Morina ka arritur të triumfojë, ...
Tiranë- Aplikimet për lotarinë amerikane filluan që prej ditës së djeshme në orën 18:00.Sot Ambasada ka publikuar disa këshilla mbi plotësimin e aplikimit të lo...
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...
MIRDITË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Eri Zefit, 34-vjeçarit që u gjet i vrarë një ditë më parë në një kanal në f...
Tiranë-Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku janë plagosur dy persona. Ende nuk dihet identiteti i...
ELBASAN– Një grua e moshuar 82 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa dy gra të tjera të moshës 63 dhe 44 vjeçe ka...
Fushë- Krujë/ Një sasi tritoli i është vendosur mbrëmjen e djeshme banesës së Arben Pëllumbit në fshatin Halit të Fushë-Krujës. Shpërthimi ndodhi në oborrin e b...