Vrasja në Shkodër/ Zbardhet dinamika e krimit, 5 persona shpallen në kërkim, mes tyre edhe autori (EMRAT)
22 Shtator, 10:28...
Politike
Dega 3 e PD-së në Tiranë: Do marrim pjesë në Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor
22 Nëntor 2021, 21:17Nga DOSJA
TIRANË- Dega 3 e Partisë Demokratike ka konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD-së në 11 dhjetor, të thirrur nga Sali Berisha. Nga sa bëhet e ditur, në mbledhje kanë votuar 20 nga 29 anëtar. Ky vendim konfirmon përçarjen e PD-së, ku disa mbajnë anën e Sali Berishës dhe të tjerë të Lulzim Bashës.
“Ditën e sotme date 22/11/2021 u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Dega 3, Tiranë ku moren pjese 20 anetare nga 29 anetare te kryesise. Mbledhja u zhvillua në një klimë debati të hapur dhe të lirë me pjesëmarrjen e numrit më të madh të anëtarëve të këtij organizmi.Kriza ekonomike dhe e gjithanshme, zhvillimet politike si dhe debatet e brendshme në parti ishin tema të diskutimeve. Demokratët janë të ndërgjegjshëm se situata e rëndë ku ndodhet vendi e bën të domosdshëm ringritjen e opozitës në lartësinë e shpresave të qytetarëve tanë, të cilët janë ata që vuajnë direkt keqqeverisjen dhe revanshin shumëplanësh ku është turrur pushteti i Edi Ramës. Diskutuesit konverguan në idenë se Shqipëria ka nevojë që PD të marrë përsipër përgjegjësinë e saj historike para vendit. Në fund, me anë të një votimi, pjesëmarrësit dhanë mbështetje unanime pë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor 2021”, shkruhet në njoftimin zyrtar të degës 3 të PD-së.
TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk është ndalur të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, e cila i konsideroi të vlefs...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me skemën e e re për bizneset që po punojnë pritet të rroga minimale në vend të shkojë 400 mijë lekë. Gjatë p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bizneset e vogëla deri në 100 milion lekë xhiro do të kenë taksë zero. Gjatë prezantimit të buxhetit për bizn...
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimi ka deklaruar ditën e sotme se kanë krijuar 7 programe që zhvillojnë nxitjen dhe aftësimin e të rinjëve në ha...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me zyrtarë të lartë Bundestagut gjerman. Në një konferencë pë...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta i cili zbuloi sot se ka qenë kryedemokrati Luzim Basha ai...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve që të punësojnë personat që janë me ndihmë ekonomike. Gjatë prezantimit të buxhetit për biznesin ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk është regjistruar as në zgjedhjet vendore të 13 tetorit, datë për të cilën ...