LIVE UPDATES
Bota

Dëbohet për 10 vite nga Zvicra, shqiptari shpërthen në lot kur i thonë se do të kthehet në vendlindje: Kam borxhe, do më

25 Shtator 2020, 06:55 Nga DOSJA
Dëbohet për 10 vite nga Zvicra, shqiptari shpërthen në lot

ZVICËR– Gjykata e Qarkut Zurzach ka dënuar një shqiptar, shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili, së bashku me gruan e tij, ka fshehur para shtetit faktin se ka marrë pa të drejtë përfitime parash dhe paga.

Të dëmtuara me këtë rast janë një komunë në regjionin Zurzach dhe një tjetër në Freiamt, të Kantonit Aargau, shkruan “Aargauer Zeitung”. Një zbulim me peshë ishte bërë në zyrën e mirëqenies sociale të një komune në regjionin e Zurzach-ut (Zurzibiet): një referencë për një llogari bankare është gjetur në një dokument të sigurimit shëndetësor të një përfituesi të mirëqenies sociale, transmeton albinfo.ch. Problemi këtu është se komuna nuk kishte njohuri për këtë gjë, megjithëse përfituesit e ndihmës sociale duhet të informojnë komunën e tyre për të gjitha të ardhurat e tyre.

Pak kohë më vonë u bë e qartë se Luani, 41 vjeç (emër fiktiv), kishte marrë rreth 117,000 franga më tepër, në emër të mëditjeve dhe pagave nga viti 2012 deri në vitin 2019.

Mbi këtë bazë, prokurori kishte filluar hetimet. Ato kishin të bënin me akuza për mashtrim masiv dhe marrje të paligjshme të përfitimeve të ndihmës sociale, përcjell albinfo.ch. Dje atij dhe gruas së tij Leonie (emër fiktiv) iu desh të përgjigjeshin para Gjykatës së Qarkut në Zurzach. Luani ka jetuar në Zvicër për gati dhjetë vjet dhe ka tre fëmijë në moshë shkollore me gruan e tij 40 vjeçare, e cila është rritur këtu. Ai deri më tani ishte gjobitur dy herë për vepra të tjera në vitet e fundit. Prokurori publik ka kërkuar për të një dënim me burg me kusht prej dy vjetësh, plus dhjetë vjet dëbim nga vendi.

Nga ana tjetër, për gruan e tij kishte është kërkuar vetëm një masë ambulatore (terapi) në dhomë. Prokurori publik e konsideron atë si të papërgjegjshme penalisht, sepse, sipas raportit të psikiatrit, ajo kishte aftësi të kufizuar intelektuale, transmeton albinfo.ch. Në ekspertizë është thënë se zhvillimi i saj ka ngelur në nivelin e një nxënëseje të klasës së tretë. Të dy janë akuzuar se kishin marrë 117.000 franga të ndihmave sociale më shumë se sa u kanë takuar. Nga viti 2011 deri në vitin në 2016, ata kanë marrë rreth 260.000 franga nga një zyrë e mirëqenies sociale. Ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2016  kishin marrë gjithashtu rreth 100.000 franga nga një punëdhënës, nga SUVA dhe nga një kompani e sigurimeve.

Për të gjitha këto, ata nuk e kishin informuar zyrën e mirëqenies sociale. Pasi qe transferuar në Zurzibiet, gruaja kishte aplikuar për ndihmë sociale në vendbanimin e saj të ri, në shtator të vitit 2016, përcjell albinfo.ch. Brenda gjashtë muajve ata kanë marrë gati 30.000 franga. Në të njëjtën kohë, ata kanë përfituar 17.400 franga nga një kompani e sigurimeve. Ata gjithashtu kanë blerë një makinë në janar të vitit 2017, të cilën po ashtu është dashur ta kishin raportuar në zyrën e mirëqenies sociale sepse përfaqësonte një pasuri.

I pandehuri shpërthen në lot kur i thonë se duhet të kthehet në Maqedoni

Luani para gjyqtarit tha se gruaja e tij nuk dinte për ekzistimin e llogarisë së tij bankare. “Unë nuk doja ta ngarkoja atë me faktin se jemi në borxhe”. Ajo është e sëmurë dhe ka nevojë për mjekim. Përndryshe, ajo bëhet agresive. Veç kësaj, Luani nuk ishte në dijeni se duhej të njoftonte për llogarinë e dytë, transmeton albinfo.ch. “Askush nuk më ka thënë,” tha ai.

Kur erdhi çështja e dëbimit nga vendi dhe pyetja pse ai nuk donte të kthehej në atdheun e tij, Luani u bë emocional dhe filluan t`i rridhnin lotët. Ai ka frikë për jetën e tij, deklaroi ai. Atje u kishte borxh njerëzve të cilët nuk ngurrojnë as të vrasin dhe, falë lidhjeve të mira me autoritetet, nuk kishin nga çfarë të kishin frikë.

Prokurori ka kundërshtuar duke thënë se punonjësit e zyrës së mirëqenies sociale në mënyrë të përsëritur e kanë pyetur atë dhe gruan e tij për të ardhurat. Çifti e ka mbajtur të fshehur këtë. Madje ai ka hapur llogarinë e dytë vetëm disa ditë pasi kishte gjetur një vend pune. Luani është ngatërruar në deklarata kontradiktore dhe pretendime për mbrojtje, ka thënë prokurori. Në fakt, ai u shmangej vazhdimisht pyetjeve kritike. Presidentit të Gjykatës Kramer i duhej të bënte një pyetje katër herë para se të merrte një përgjigje.

Avokati mbrojtës pretendon se Luani ka hapur llogarinë e dytë vetëm sepse llogaria tjetër i qe bllokuar pasi që ka tërhequr shumë para me kartën e kreditit. Ai ishte vetëm disa herë në takimet e mbajtura në zyrën sociale në Freiamt. Gruaja e tij ka përkthyer për të dhe kjo ishte në rregull për zyrën e mirëqenies sociale, me gjithë faktin se ajo kishte aftësi të kufizuar intelektuale. “Ajo nuk ka qenë në gjendje të informojë në mënyrë adekuate burrin e saj në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve,” ka shtuar avokati mbrojtës.

Ai nuk i kuptonte dokumentet mbi detyrat e veta si një marrës i mirëqenies sociale për shkak të mungesës së njohurive të gjuhës gjermane dhe gruaja e tij nuk ishte në gjendje ta përkthente atë në mënyrë adekuate. Pra, duhet supozuar se ai nuk kishte bërë mashtrim me qëllim. Për më tepër, zyrat e mirëqenies sociale nuk e kishin informuar atë në mënyrë adekuate për detyrat që kishte. Zyra përkatëse në Freiamt gjithashtu dinte për aksidentet e tij. Punonjësi duhet të ketë qenë i vetëdijshëm se kjo mund të çojë në përfitime ditore. Edhe kështu, ai nuk është pyetur fare për këtë. Avokati ka apeluar për një dënim të vogël mashtrimi pa keqdashje me një gjobë.

Por Gjykata e Qarkut ka dënuar Luanin ashtu siç është kërkuar nga prokurori publik, me një dënim me burg me kusht prej dy vjetësh. Përveç kësaj, ai duhet të lëshojë Zvicrën për dhjetë vjet. Ndërsa gruaja është shpallur e pafajshme pasi që për shkak të paaftësisë, nuk është përgjegjëse penalisht. Por gjykata nuk i ka shqiptuar asaj ndonjë masë për terapi.

Marrë nga Albinfo.ch

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shqiptari debohet nga zvicra shqiptari debohet nga zvicra

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës