Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku e ka konsideruar një skenë krimi inceneratorin e Elbasanit. E pranishme në mbledhjen e zhvilluar sot, Tabaku ndezi debate me këtë frazë dhe u përplas me anëtarët e tjerë. Kryetarja e Komisionit tha se e quan të tillë për aq kohë sa për shkeljet e bëra aty është vënë një ish-ministër në pranga, referuar Lefter Kokës dhe tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në mbrojtje të Tabakut doli edhe Luçiano Boçi që tha se inceneratori i Elbasanit është një korrupsion në krye të së cilit qëndron Edi Rama. Arben Pëllumbi kundërshtoi dhe shtoi se s’mund të quhet “skenë krimi” sepse nuk është i rrethuar nga shiriti i policisë. Nënkryetarja e këtij Komisioni, Ermonela Felaj, thotë se prezenca e këtij inceneratori ka përmirësuar cilësinë e ajrit.
Pjesë nga debati:
Jorida Tabaku: Është një skenë krimi. Çdo mbrojtje është mbrojtje politike për këtë grup kriminal me 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 1 ministër të arrestuar.
Luçiano Boçi: Burimi i këtij korrupsioni është vetë Rama, të tjerët janë shkallë ku ngjitet madhështia dhe korrupsioni i tij.
Ermonela Felaj: Ka përmirësuar cilësinë e ajrit në atë qytet. Situata mjedisore në Elbasan nuk ka qenë kaq rozë, por ka qenë e rënduar dhe kërkonte ndërhyrje. Prandaj u shpall emergjenca mjedisore.
Jorida Tabaku: Shembull se si mund të mbrosh kriminelët
Ermonela Felaj: Mos shtrembëro mua, se mund të të përziej dhe ty në aferë dhe s’do dish të mbrosh veten tënde
Jorida Tabaku: Nuk ta kam përmendur, se ti ke hedhur firmën tënde në Fier, këto deklarata mua s’më pëlqejnë, por e kuptoj shumë mirë që i ka dhënë partia detyrë shit Lefter Kokën, mbro të tjetër
Ermonela Felaj: Me ke akuzuar që gënjej, kur lexoj një shkresë që kërkon Komisioni.
Por pse është ngritur ky komision? Prej gati 2 vitesh, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij se kanë abuzuar me projektet për ndërtimin e 3 inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Komisioni Hetimor për Inceneratorët u ngrit në tetor të 2021 dhe ka si kryetare deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe zv.kryetaren, deputeten socialiste Ermonela Felaj. Tre kontratat koncensionare kapin vlerën e 400 milionë eurove dhe janë në hetim prej kohësh edhe nga Struktura e Posaçme për Anti Korrupsionin (SPAK).
(F.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Dy shqiptarët e moshës 30 dhe 28 vjeç, Edison Pula dhe Imer Masha, janë kapur pasditen e së hënës nga skuadra e lëvizshme. Trevisotoday shkruan se...
PRISHTINË- Zyra e Presidentes së Kosovës, nuk është në linjë me Albin Kurtin rreth tarifave të reja të energjisë. Zyra e Presidentes ka deklaruar se është ...
TIRANË – Ish-gjenerali italian Fabricio Lisi, i cili u arrestua sot për korrupsion dhe fshehje të hetimeve në Napoli së bashku me 5 persona të tjerë,...
ELBASAN– Deputetët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë mbërritur në inceneratorin e Elbasanit. Të gjithë bashkë janë nisur drejt qytetit të Elbasa...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë publik kallëzimin për Kuvendin e Shqipërisë që e dorëzoi sot në Prokurori. Në faqen zyrtare të Presidencës, ësht...
TIRANË– 21-vjeçari me inicialet M. S., i dënuar më parë për vjedhje është vënë në pranga pasi akuzohet se është autor i të paktën tetë grabitj...
LEZHË– Vladimir Doda, 33 vjeç, banues në Lezhë është vënë në pranga pasi rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në njpftim bëhet me...
FIER – Kjo është fotoja e Petrit Mamajt, 56-vjeçarit i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij Valentina Mamaj duke goditur 6 herë me thikë në zemër...
FIER – Valentina Mamaj, 50-vjeçarja që u vra dje barbarisht me thikë nga bashkëshorti i saj, Petrit Mamaj është përcjellë për në banesën e fundit. ...
FIER – Petrit Mamaj, autori vrasjes së gruaj së tij dje në fshatin Sheqi i Madh të Fierit hodhi të tjera akuza ndaj viktimës. Pasi Gjykata e Shkallës së ...