Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka rikujtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor se përshtatja e qëndrimeve të tyre me vendimet e BE-së në politikë të jashtme dhe siguri, është element qendror në rrugëtimin e tyre evropian.
Kështu është thënë në një komunikatë të lëshuar nga autoritetet evropiane, pas një takimi joformal që ka realizuar kryediplomati evropian, Josep Borrell me zyrtarë të lartë të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë komunikatë është thënë se takimi ka qenë rast për të shkëmbyer mendimet rreth sfidave në rajon dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
“Fokusi në takimin e të mërkurës, 11 maj, ishte ndikimi global dhe rajonal i luftës ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj, dhe si munden së bashku BE-ja dhe partnerët nga Ballkani Perendimor të adresojnë dëmet dhe pasojat e kësaj lufte, si në çmimet e ushqimit dhe energjisë, ashtu edhe në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet në këtë komunikatë.
“Përfaqësuesi i lartë Borrell ka mirëpritur mbështetjen e plotë të partnerëve nga Ballkani Perëndimor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutat lidhur me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Përfaqësuesi i lartë i ka njoftuar për përgjigjen e BE-së në mbështetje të Ukrainës, përfshirë edhe masat restriktive që kanë për qëllim kufizimin e aftësive të Kremlinit për të financuar luftën. Ai ka përsëritur rëndësinë e përshtatjes me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, si element qendror në rrugëtimin evropian” thuhet më tej në komunikatë, duke shtuar se “liderët kanë konfirmuar përkushtimin e tyre strategjik për integrim në BE dhe bashkëpunim rajonal”.
Deri më tani, Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. BE-ja ka paralajmëruar se diskutimet me vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë javën e ardhshme në nivel të ministrave të Jashtëm.
Pjesëmarrës në darkën në Bruksel ishin: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Kosova është përfaqësuar në këtë darkë joformale me kryediplomaten Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden për vizitë në Shtetet e Bashkuara./REL/
Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë seancës parlamentare, duke e provokuar. Berisha iu dre...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish se janë shpenzuar 700 mln lekë për “ahengje” nga Bashkia e Tiranës. Por nuk u n...
TIRANË– Deputeti Luçiano Boçi ka folur jashtë sallës së Parlamentit në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. N...
TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi ditën e sotme se marrëveshja për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizaz...
TIRANË– Ditën e sotme ministri Arben Ahmetaj dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku debatuan për rritjen e çmimeve. Mirëpo deklara...
TIRANË-Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori fjalën në Kuvend. Ai përshëndeti aplikimin e Kosovës në KiE, duke u shprehur se shteti fqinj k...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka deklaroi ditën e sotme se kamerat e Kuvendit fokusojnë vetullat dhe sytë e zonjave të pa...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbërriti në seancën plenare në momentin kur u largua ish-kryeministri Sali Berisha. Basha u takua...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit se kushërinjtë e Damian Gjiknurit, janë shpallur inv...
TIRANË– Huanë e qeverisë shqiptare nga agjensia franceze për gratë e dhunuara në vend, sipas deputetes Grida Duma është borxh. Gjatë seancës së sotme...