LIVE UPDATES
Politike

VD-‘Jam krenar për firmat’/ DEBAT mes Tabakut e Ahmetajt, deputetja: S’kam frikë nga SPAK

12 Maj 2022, 10:07 Nga DOSJA
VD-‘Jam krenar për firmat’/ DEBAT mes Tabakut e Ahmetajt,

TIRANË– Ditën e sotme ministri Arben Ahmetaj dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku debatuan për rritjen e çmimeve. Mirëpo deklaratat mes tyre kaluan deri në kërcënime. Deputetja ironizoi Ahmetajn për firmat dhe shkollën e tij, ndërsa ky i fundit i tha se asaj i duhet të bëjë tre shkollë për të arritur në të njëjtin nivel. Nga ana tjetër, Tabaku i kërkoi që të mos e kërcënonte, si dhe shtoi se ajo fle gjumë e qetë pasi nuk ka hedhur firma në tendera e se nuk ka frikë nga SPAK. 


DEBATI:

Arben Ahmetaj:Të thuash që çmimet janë rritur për arsye të tregut të brendshëm në mirëkuptim politik do e quaja të qëllimshme profesionalisht. Do e quaj s’dua ta përdor fjalën, do ishte e rëndë fjala, por po që quaj politikisht të qëllimshme. Çfarë mund të bëjë një qeveri, sa të ndërhyjë për transparencën. Për mua është efektive. Shihni nivelin e inflacionit, që reflekton rritjen e çmimeve proporcionale. Është e ardhur shtesë që vjen momentalisht nga rritja e çmimeve. Inflacioni rëndon, godet konsumin. Që do të thotë se shteti nuk bën dot biznes, është alfa e gjësë. Nëse ka dy lekë të ardhura më shumë, janë shpërndarë, psh kanë shkuar te energjia. I bëni llogaritë mbrapsht. Janë shpërndarë në paketën sociale, do shpërndahen prapë. Te energjia asnjë qytetar apo biznes nuk paguan më tepër. A e dini se së fundmi Spanja dhe Portugalia kanë kërkuar që të dalin nga rregullat bazë të unionit. Ja paguajmë çdo cent nga rritja e energjisë në botë dhe për shkak të luftës dhe evazionit në Ukrainë. Kemi rritje nga të ardhurat në dogana, që do të shkojnë për investimet publike dhe paketën sociale. Ne kemi ndërhyrë aty ku çmimet janë rritur, te shporta. Kemi ndihmuar e sektorë, u bënë tre herë, pa mendojeni, tërmeti po shkon mbi 1.1 miliardë injektimi. Kur inflacioni godet konsumin asnjë nga ju s’duhet të gëzohet për një spirale të mundshme negative ekonomike. Prapë ajo historia që do Zoti marrim pushtetin mbi fatkeqësitë? Nuk ndodh. Një qeveri mendon për sot dhe disa e disa vite.

Jorida Tabaku: Mund të jem e paditur, se nuk jemi profesor anglishteje. Por zgjohem e qetë nga gjumi se nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inflacioni në vend ka arritur ne thuajse 7%, gjë e cila ndihet më shumë tek më të varfrit. Nuk besoj se ka krenari të firmosësh marrëveshje që nuk sjellin investime e përfitime të huaja në vend. Borxhi sot i Prodhimit të Brendshëm Bruto ka arritur në 106%. Ne si parlament kemi detyrime. Në këtë situatë që ndodhemi ka vetëm një përgjegjës, shkurt-ditësia e kësaj qeverie. Masat e qeverise janë të pamjaftueshme dhe ngritja e bordit- abuzim nga ana e saj.

Arben Ahmetaj: Ty të duhet të bësh tre shkollë që të më ndjekësh mua. E ke bërë zakon e përmend emrin tim, po e tepron, nuk ke dëgjuar, unë jam krenar për firmat që vë dhe politikisht dhe personalisht. Unë inkuizitor pervert s’jam bërë. Ti dëshirat e tua të errëta i përfaqëson si për të majtë dhe për të djathtë, prit duro, jeta është e gjatë.

Jorida Tabaku: Unë jam Jorida Tabaku, nuk është këtu ai që më kërcënoi. Unë fle e qetë, s’jam me frikë se mos më thërret SPAK, nuk më intimidon dhe kërcënon dot, ashtu siç s’më ka kërëcnuar dot në komisionin e Inceneratorëve.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike arben ahmetaj jorida tabaku seanca plenare 12 maj 2022 arben ahmetaj jorida tabaku seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet