LIVE UPDATES
Politike

‘Ministër grabitqar dhe hajdut votash’/ Petrit Vasili ‘hap’ zemrën dhe fal Gjiknurin: Koleg i vyer, i sprovuar për zg

15 Janar 2020, 11:10 Nga DOSJA
‘Ministër grabitqar dhe hajdut votash’/ Petrit Vasili

TIRANE- Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është në qendër të vëmendjes së publikut pas mandatimit si negociator bashkë me Oerd Bylykbashin në tryezën për Reformën Zgjedhore. Krah Gjiknurit dhe Hajdarit, dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar do të bashkëpunojnë për realizimin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë që një pjesë e opinionit publik artikulon pyetjen se a qendron moralisht opozita pasi u ul në tavolinë me Gjiknurin. Ish-ministri i besuar i Ramës, është akuzuar si i përfshirë në shitblerje votash, nga vetë përfaqësuesit e PD që u ulën në tryezë me të… Por ja çfarë thotë sot Petrit Vasili. I ftuar në Abc News ai ka ndryshuar mendim për Damian Gjiknurin duke e quajtur këtë të fundit “koleg të vyer dhe të sprovuar në proceset zgjedhore”.

I pyetur nga Mirela Milori për akuzat ndaj mazhorancës dhe Gjiknurit për dosjen e famshme 184, Vasili tha se ajo i përket SPAK, por ndërkohë ata do të vazhdojnë me tryezën e bisedimeve. “Ne nuk kemi bërë asnjë lëshim. Dosja 184 është një sprovë për SPAK dhe ju e dini që dosja ndodhen atje. Ne jemi shpresëmëdhenj dhe kemi vendosur shpresa të mëdha te ky instrument (SPAK). Ne jemi angazhuar në atë tavolinë dhe zoti Gjiknuri është një koleg i vyer dhe i sprovuar në këto procese. Ne kemi bërë këtë qendrim, ndërkohë drejtësia bën punën e saj. Në këtë proces nuk do ketë vend për njerëz që kanë punë me të”, ka thënë Petrit Vasili, ish-deputet i LSI.

 

Por çfarë thoshte një vit më parë Vasili dhe a ka një ndryshim qendrimesh? Dosja.al sjell një postim të 3 janarit të vitit 2019, kur Vasili denonconte dhe akuzonte si hajdut koncesionesh Gjiknurin, pasi sipas tij, ai ka vjedhur shqiptarët natën e vitit të Ri, duke firmosur një tjetër koncesion pas “vjedhjes” tek Unaza e Re.

3 janar 2019, Postimi i plotë i Vasilit:

Uji fle,ndersa qeveria s’fle, rremben koncesione edhe ne 31 dhjetor!!! E pangopur ne grabitjen me koncesione, qeveria rremben e grabit edhe ne 31 dhjetor.
Pikerisht kur te gjithe shqiptaret festojne ne 31 dhjetor,qeveria hasëm i popullit rri zgjuar dhe grabit koncesione, qe i firmosin ministrat, qe ky kryeministri i ka rrezuar,shkarkuar dhe debuar po vete sic eshte Gjiknuri.  Plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor. Po ky minister bashke me grabitqaret e tjere qe grabiten 40 milion euro te unaza e re, nuk ndalet dhe grabit edhe dhjetra milion euro. Keta hajdute s’kane as cipe as turp as limit. Vetem perzenia e tyre mund ta shpetoje kete vend nga ky kryehajdut ne krye te qeverise dhe hajdutet cirake qe i ka perqark. Shiheni vete dokumentin, qe eshte bere publik nga media e pakapur.

Ndërkohë që përsa i përket Dosjes së famshme 184, ku Damian Gjiknuri komunikon me Imer Lalën për rezultatin e zgjedhjeve, Vasili është shprehur se: Në këtë batërdi të jashtëzakonshme janë përfshirë ministra, drejtorë, policë, e tërë horrat e PS që vjedhin vota. Kjo Prokurori është në kushtet e plota të shpërdorimit të detyrës. Prokuroria sot është përpara akuzës. Bëri bllokimin e dosjes “184”. E kanë mbyllur qëllimisht. Në Shqipëri nuk funksionon Reforma në Drejtësi dhe pjellat e kësaj reforme të kapur po mbyllin dosjet. Çdo gjë e qytetarëve është e rrezikuar. Zyrtarët e dosjes “184” nuk i prek më njeri. Por ata nuk shpëtojnë dot, e nëse shpëtojnë deri nga fundi i verës, do ketë patjetër një shtator.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren petrit vasili damian gjiknuri edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren petrit vasili

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet