Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
UKRAINË- Ushtria ukrainase thotë se numri i sulmeve me artileri në kufirin midis Ukrainës dhe rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, të pushtuara nga Rusia, ka rënë megjithëse Moska vazhdon të grumbullojë trupa brenda kufirit të saj. Gazetari i Zërit të Amerikës, Victor Lymar shkoi në këtë rajon dhe bisedoi me disa nga banorët që shpresojnë se do të ketë paqe, megjithatë po përgatiten për luftë.
Në Zolotoe, një qytet në rajonin Luhanskut, ushtarët ukrainas po ndjekin me vigjilencë situatën.
“Ka disa të shtëna. Pra, nëse dal nga llogoret mund të goditem me plumb në kokë”, thotë Oleksandr, një ushtar ukrainas.
Në këtë zonë jetojnë edhe civilë dhe të shtënat me armë zjarri janë të zakonshme. 70-vjeçarja Aleksandra Gerasimova thotë se ajo është mësuar me të shtënat, por bagëtitë e saj jo.
“Ja, shikoni, kjo u dëmtua në vitin 2017. Nuk kishim asnjë dritare, u detyrova të vija dritare të reja. U dëmtuan edhe këto të tjerat, nuk më ngeli asgjë pasi ra një raketë këtu”, thotë ajo.
Në oborrin e shtëpisë së Nikolait ra një raketë disa javë më parë. Një banor i Stanytsia Luhanskas thotë se aty ka edhe mina.
“Këtu po vendosin mina. Këtu gjeja litarë të minave. Nuk e di se si përdoren ato”, thotë Nikolay.
Ushtria ukrainase thotë se Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut po vendos mina tokësore kundër personelit ushtarak, të cilat janë të ndaluara jo vetëm nga Marrëveshja e Minskut, por edhe nga konventat ndërkombëtare.
“Ne kemi parë instalimin e minave tokësore të llojit POMZ-2. Ato përdoren nga Rusia dhe shumë prej tyre po përdoren tani nga grupet e paligjshme militante. Ato po përdoren jo vetëm kundër ushtrisë sonë, por edhe kundër civilëve”, thotë Denis, një ushtar ukrainas.
Vetëm pak javë më parë, fshati Novo zva nivka në rajonin e Luhanskut ishte në shënjestër të sulmeve dhe të shtënave me armë zjarri. Është relativisht qetë këtu tani, megjithatë ushtria ukrainase ka vënë re disa lëvizje.
“Ata kanë filluar të lëvizin. Ne i shohim të ecin pa frikë, dhe këto ditë madje mund t’i shoh edhe me municion rreth kraharorit”, thotë Viktor, një ushtar ukrainas.
Sipas shërbimeve të zbulimit të Ukrainës, trupat ruse po stërviten në mënyrë aktive. Dhe ato kanë ngritur njësi artilerie pranë kufirit.
“Ata kanë përmirësuar stërvitjen e njësive të artilerisë në poligonet e qitjes të vendosura në territoret e pushtuara përkohësisht”, thotë Bogdan, një ushtar ukrainas.
Ushtria ukrainase thotë se nuk do të habitej nëse një ditë i sheh topat në këto poligone të kthyer në drejtim të tyre. Por ata thonë se nuk janë në panik, përkundrazi ata janë të përgatitur për çdo situatë.
Marrë nga VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
NORVEGJI- Norvegjia të shtunën (12 shkurt) hoqi kufizimet e saj përfundimtare për COVID-19, duke hequr obligimin për distancimin shoqëror dhe maskat në hapësira...
SHBA- Gjatë bisedës telefonike të presidentit amerikan Joe Biden me presidentin rus Vladimir Putin, Shtëpia e Bardhë thotë se Biden ja bëri të qartë Putin që të...
TURQI- Presidenti i Turqisë njoftoi të shtunën (12 shkurt) një ulje të taksave në furnizimet bazë ushqimore derisa vendi përballet me inflacion të shfrenuar. Pr...
UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha të shtunën se Rusia nuk do të pushtonte asnjë qytet ukrainas nëse do përpiqet ta bëjë këtë. ...
UKRAINË- Turma njerëzish u mblodhën në kryeqytetin ukrainas të shtunën pasdite. CNN shkruan se njerëzit që marshonin mbanin flamuj ukrainas dhe tabela me s...
SHBA- Telefonata mes Presidentit Joe Biden me homologut rus Vladimir Putin ka përfunduar. CNN shkruan se kjo telefonatë vjen pas një jave përpjekjesh diplomatik...
MOSKË/PARIS – Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë biseduar së fundmi në telefon me njëri-tjetrin. Zëdhënë...
SPANJË- Një 15-vjeçar ka vrarë prindërit dhe vëllanë e tij, 10 vjeçar, në një lagje të Elçes (Alicante, Spanjë). Policia spanjolle po ...
SERBI-Vetëm para pak ditësh u emërua Momçilo Babiç ambasador serb në Rusi. Ky njeri në vitet 90-të bënte pjesë në rrethin e ngushtë të familjes së...
RUSI- NATO ka thënë se përmes procesit të zgjerimit të kësaj aleance ushtarake nuk u bëhet presion shteteve të caktuara që të bëhen anëtare, porse zgjerimi më s...