LIVE UPDATES
Sport

Daja pragmatist: Marrja e 3 pikëve është gjëja kryesore kundër Teutës

8 Dhjetor 2020, 11:47 Nga DOSJA
Daja pragmatist: Marrja e 3 pikëve është gjëja kryesore

TIRANE – Ilir Daja, para ndeshjes kundër Teutës, ka dalë në konferencë për shtypin dhe ka folur për sfidën e radhës dhe gjendjen në skuadrën e tij. Ai paralajmëron se me shumë gjasa nuk do të ketë ndryshime nga derbi, për shkak të kundërshtarit që kanë përballë.

“Mendoj se nuk do të ndryshojmë shumë, edhe pse kemi nevojë për rotacion. Do ketë lëvizje të limituara, ose mund të luajmë me të njëjtin formacion. Kemi një seancë dhe më pas do të vendosim bashkë me stafin. Ajo që do të ndryshojë është manovra në fazën e sulmit, kjo jo vetëm sa u takon sulmuesve por gjithë ekipit në aksionet ndërtuese”.

NDESHJA? “Është një ndeshje që do të zgjidhet nga episodet, për vetë faktin që Teuta nuk ka humbur ende dhe ne kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë. Kjo do të thotë që të dyja ekipet në fazën e mbrojtjes, për mënyrën se si luajnë, do jetë një ndeshje e luftuar në mesfushë. Kjo do të sjellë vështirësi për të dyja ekipet në ndërtimet e aksioneve sulmuese. Ndeshja mund të zgjidhet me episode, pasi u bënë disa ndeshje radhazi dhe u pa që po shënohet pak javën e kaluar. Kondicioni nuk është ai i fillimit të kampionatit.

PIKET? “Momentalisht, me ngjeshjen e klasifikimit, më e rëndësishme është marrja e tre pikëve. Nëse merret me lojë të bukur do të thotë që ke më shumë elementë për vazhdimësinë. Lojtarët e mirë e çojnë ekipin drejt marrjes së ndeshjeve. Nesër, duke qenë ndeshje e vështirë, marrja e 3 pikëve është gjëja kryesore për të cilën futemi në fushë kundër Teutës”.

TEUTA? “Jam këtu të flas për pjesën e Partizanit, Teuta i di vetë objektivat e veta. Kanë të drejtën të kenë objektiva maksimale, pasi fituan Kupën e Shqipërisë dhe kanë ruajtur grupin. Edhe pse nuk kanë fituar shumë, ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u mundur. Ata e kanë zero kolonën e humbjeve dhe do të thosha se nuk mund të flas për objektivin e Teutës. Ne i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, duam të rritemi dhe të automatizojmë veprimet tona në lojë”.

FORMACIONI? “E thashë edhe më lart. Kemi edhe një seancë sot, por nuk kemi vendosur. Ka pak kohë për ta përgatitur ndeshjen me detaje, qoftë nga ana teknike, qoftë në strategji. Rotacioni bëhet edhe për të motivuar ata që kanë luajtur pak. Do të thoja, duke menduar pikat e forta të Teutës, do na duhet të tregohemi të kujdesshëm. Sot vendosim nëse ndryshojmë formacionin ose jo”.

“ELBASAN ARENA”? “Fusha në Elbasan favorizon ekipin më të mirë. Është në favor të ekipit që komandon lojën dhe shpresoj të jemi ne. Partizani ka luajtur 4 ndeshje në transfertë dhe dy në Elbasan. Pas Vllaznisë kemi shumicën e ndeshjeve në shtëpi.

MUNGESA E KOHES? “Nuk kemi nisje të avashtë, por ka intensitet ndeshjesh dhe pamundësi për të studiuar kundërshtarët. Nuk ke kohë dhe pak informacion për kundërshtarin. Ke vetëm dy seanca dhe nuk i kap dot detajet. Bëhet ajo nisje për të studiuar kundërshtarin dhe për të parë pikat e forta dhe të dobëta”.

ASANI? “Nëse kemi ecuri pozitive, e gjithë merita është e lojtarëve. Ata kanë sakrifikuar duke luajtur edhe në pozicione jo natyrale. Është e gjithë lojtarëve, pasi kemi vetëm katër mbrojtës dhe nuk kemi pësuar. Kjo nënkupton që faza e mbrojtjes ka funksionuar mirë dhe kjo për meritë të gjithë djemve. Kemi Bardhin që luan në pozicion të ri, por do kohë. Asani ka potencial, është nga më të mirët në aspektin individual. Dëmtimi e penalizoi. Kur të jetë në gjendjen më të mirë mund ta nisë nga fillimi, pasi na duhet potenciali i të gjithëve”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asani bardhi ilir daja pikat e forta te teutes skuadra e partizanit skuadra e teutes trajneri i partizanit asani bardhi ilir daja pikat e forta te teutes skuadra e partizanit skuadra e teutes trajneri i partizanit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet