LIVE UPDATES
Sport

Daja: “Do të përballet sulmi më i mirë i Superiores me mbrojtjen më të mirë”

20 Mars 2021, 14:56 Nga DOSJA
Daja: “Do të përballet sulmi më i mirë i Superiores me

TIRANE – Nesër, në javën e 25-të të Superiores, në orën 16:00, në “Elbhasan Arena” të kuqtë e Partizanit do të presin Teutën. Para këtij takimi, trajneri i të kuqve Ilir Daja ka folur për këtë takim, gjendjen e skuadrës së tij. Ai gjithashtu ka sqaruar edhe pozicionin e tij ndaj gjyqtarit në Laç, duke u shprehur se ata duhet sfiduar, duke mos u krijuar asnjë situate për të abuzuar.

Eliminimi nga Kupa? “Nuk ka qenë e vështirë të jemi të motivuar sepse vijmë pas dy ndeshjeve shumë të mira, si pas derbit dhe pas asaj në Kupë, pavarësisht se u eliminuam dhe është e rëndësishme. Nuk ka më komente sepse u pa nga të gjithë që në atë ndeshje ne nuk kishim shumë shanse të kualifikoheshim, jo për lojën tonë, por për episodet në ndodhën në lojë. Ta mbajmë kokën lart sepse kemi dy ndeshje që luajmë shumë mirë ndaj dy rivalëve shumë të forte”.

Përballja me Teutën? “Vjen dueli me Teutën, që është po aq i fortë sepse jemi me pikë të barabarta, përballet sulmi më i mirë i Superiores me mbrojtjen më të mirë. Edhe ne jemi mbrojtja e dytë më e mirë e kampionatit. Kemi pikë të barabarta dhe ecuri thuajse të njëjtë sepse edhe Teuta ka qenë vazhdimisht në katërshen e parë të tabelës. Do të jetë një ndeshje e luftuar, ashtu siç ndodh zakonisht mes Partizanit e Teutës”.

Gjyqtari dhe penalltitë e mohuara? “Pas ndeshjes nuk e citova arbitrin, por moderatori i Supersport më pyeti për penalltitë sepse ne nuk merremi me arbitrat, sepse të gjithë gabojnë një herë. Kur më pas përsëritet nuk është më gabim, është faj. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nëse vazhdojmë të merremi me arbitrat, nuk nxjerrim gjë në dritë. Synimi ynë është që edhe nëse arbitrat duan të bëjnë diçka, të mos ia japim këtë mundësi. Kjo nuk do thotë që shtohet acarimi, por përqendrimi”.

Goditjet standarde? “Do të jenë shumë të rëndësishme sepse edhe Teuta ka shumë forcë në lojën në ajër, si në mbrojtje edhe në sulm. Edhe ne kemi forcë sepse mbi 60% të golave i kemi shënuar me goditje standarde. Besoj se do jetë element që do e vlerësojmë shumë në këtë ndeshje. Do ketë përplasje të forta sepse ne nuk e copëtojmë repartin e sulmit, por të gjithë marrin pjesë në të dy fazat, por duke parë që Teuta është ekipi me më pak gola të pësuar dhe ne jemi sulmi me më shumë gola të shënuar, do ketë dyluftime të forta mes dy ekipeve në të dy fazat e lojës”.

Ekipet përfaqësuese? “Kur një lojtar grumbullohet me ekipin kombëtar është maksimumi i vlerësimit të atij lojtari dhe ne duam që sa më shumë nga Partizani të shkojnë nëpër kombëtare, që të kemi individë që përfaqësojnë denjësisht fanellën e Partizanit dhe kombëtares”.

Përforcimet e janarit? “Dominguez nuk është se nuk ka formën e duhur, por vjen nga një futboll tjetër, me një ashpërsi më të madhe se futbolli ynë, duke qenë se është qendërmbrojtës kemi frikën për gabime të mundshme derisa të përshtatet me futbollin tonë. Janë të gjithë të plotë, përveç Ferhan Hasanit, i cili do jetë në bankinë, por nuk rrezikojmë edhe në këtë ndeshje sepse nuk ka mbyllur fazën e terapisë dhe nuk është në kushtet e duhura”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ilir daja java e 25-te partizani skuadra e te kuqve skuadra kryeqytetase teuta ilir daja java e 25-te partizani skuadra e te kuqve skuadra kryeqytetase teuta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet