LIVE UPDATES
Sport

Brdariç: “E njohim Kastriotin, kemi përgatitur një plan për të arritur fitoren”

20 Mars 2021, 14:19 Nga DOSJA
Brdariç: “E njohim Kastriotin, kemi përgatitur një plan

SHKODER – Vllaznia luan nesër në Kamzë ndaj Kastriotit, një kundërshtar i vështirë për çdokënd në këtë sezon. Para kësaj sfidë në konferencë për mediat, ka folur edhe trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç. Ai është përqëndruar te gjendja e skuadrës së tij, duke u shprehur optimist për kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Gjithashtu, trajneri gjerman i Vllaznisë, ka deklaruar, se ai ka përgatitur edhe një pla për të fituar nesër ndaj Kastriotit.

Ndeshja ndaj Kastriotit? “Jemi shumë mirë kemi arritur në gjysmëfinale dhe kemi luajtur mirë ndaj Korabit dhe me mund e djersë kemi merituar gjysmëfinalen. Tani të qetësohemi dhe të mendojmë ndeshjen e radhës, për t’u përqendruar 100% për ndeshjen me Kastriotin. Më rëndësishmja është të besojmë te fitorja nesër dhe të jemi besimplotë për fitoren dhe të jemi në maksimumin tonë për t’ia dalë. I njohim anët e forta të Kastriotit, janë të përgatitur fizikisht dhe të konsoliduar. Kemi përgatitur një plan ndaj Kastriotit, që të dominojmë nesër dhe të arrijmë fitoren”.

Mungesat? “Nuk jemi ankuar kurrë për mungesat. Nuk kemi parë nga fundi dhe gjithmonë përpara. Nuk jemi shqetësuar për këtë pjesë, detyra ime është të punoj me lojtarët e gatshëm. Nuk jemi ankuar as për gabimet, apo faktin se lojtarët nuk kanë qenë në formën më të mirë. Detyra ime është t’i përgatis lojtarët që të japin maksimumin. E dimë se gjatë rrugës ka probleme dhe ulje-ngritje, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi në nivelin e duhur. Jam i bindur se nëse e marrim me qetësi, e arrijmë objektivin tonë. Nuk është gjë e mirë të na ushtrohet presion për të fituar”.

Ecuria e Vllaznisë? “Është e rëndësishme që ekipi të ndihet mirë dhe të përmbushë detyrat e të zhvillohet në fushë. Këtë e kemi bërë në dy fazat e para. Kemi lejuar edhe disa gabime dhe gjëja më e rëndësishme është të mësojmë prej atyre gabimeve. Të ecim përpara duke i analizuar ato gabime dhe të mos i përsërisim. Këtë sezon kemi bërë më shumë gjëra pozitive sesa negative”.

Gjoba? “Gjëja më e rëndësishme ta mbyllim këtë çështje. Të mos e marrim personale dhe të mos fokusohemi aty. Të tregojmë forcë të madhe dhe vendosmëri nesër. Ata janë të përgatitur, por presioni vjen edhe nga veshët sepse shumë fjalë nganjëherë ndikojnë edhe te lojtarët. Është mirë të flitet në mënyrë sa më pozitive dhe konkrete. Jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe kampionat jemi në lojë. Kjo na motivon për ndeshjet e ardhshme”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport skuadra kuqeblu thomas brdaric. trajneri gjerman i shkodraneve vllaznia skuadra kuqeblu thomas brdaric. trajneri gjerman i shkodraneve vllaznia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale