LIVE UPDATES
Politike

CRCA/ECPAT: Do të denoncojmë publikisht çdo kandidat e parti politike që përdor dhe shfrytëzon fëmijët për përfitime e

25 Mars 2021, 20:35 Nga DOSJA
CRCA/ECPAT: Do të denoncojmë publikisht çdo kandidat e parti

TIRANË– Sot filloi zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri.

CRCA (Children Rights Centre Albania) Shqipëri, ka bërë një thirrje konstatim dhe thirrje publike për shfrytëzimin e fëmijëve gjatë fushatës elektorale.

Ajo i bën thirrje të gjitha partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021 që të bëhen seriozë dhe të respektojnë të drejtat e fëmijëve. Të mos përdorin dhe shfrytëzojnë fëmijët në fushatat e tyre.

Njoftimi i plotë:

Sot u hap zyrtarisht fushata një mujore për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmejt kësaj thirrje publike shpreh shqetësimin e saj se ende pa filluar fushata elektorale, fëmijët janë  përdorur për qëllime përfitimi elektorale.

Shqipëria ka një histori të gjatë dhe të tmerrshme të shfrytëzimit të fëmijëve për qëllime elektorale. Nuk ka patur asnjë fushatë zgjedhore nga partitë politike në Shqipëri që nuk i kanë shfrytëzuar dhe përdorur fëmijët sa për një spot apo poster elektoral, duke i trajtuar ata thjesht si figurina, që duken bukur në reklama apo postera elektoralë, por që nuk kanë zë dhe nuk kanë asnjë kërkesë e pritshmëri përkundrejt partive politike në zgjedhje. Por kjo nuk është e vërtetë! Fëmijët kanë zë, kërkesa e plot pritshmëri përkundrejt partive politike, ndonëse ata nuk votojnë! Ky është fakti që partitë politike shfrytëzojnë!

NGA SOT NE I THEMI NDAL PËRDORIMIT DHE SHFRYTËZIMIT TË FËMIJËVE PËR QËLLIME PËRFITIMI ELEKTORAL NGA PARTITË POLITIKE NË SHQIPËRI!

CRCA/ECPAT Shqipëri i bën thirrje të gjitha partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021: Bëhuni seriozë dhe respektoni të drejtat e fëmijëve! Ndal përdorimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve në fushatat tuaja! Ju nuk do të dëshironit që të identifikoheni si një parti që shfrytëzon fëmijët!

CRCA/ECPAT Shqipëri, do të denoncojë publikisht çdo parti politike apo kandidat që shfrytëzon apo përdor fëmijët për qëllime të përfitimit elektoral! Nëse partitë politike e kanë seriozisht dhe në zemër kauzën e tyre për fëmijët, ne ju rekomandojmë atyre të ulen, të bisedojnë e të dëgjojnë fëmijët. Ju duhet të mësoni prej fëmijëve se cilat janë problemet dhe pritshmëritë e tyre. Që të realizohet kjo, duhet që çdo parti politike të ketë një kod të sjelljes dhe mbrojtjes së fëmijëve, si dhe një veting të kandidatëve nëse ndaj tyre ka dyshime apo ata kanë dhunuar ndonjë fëmijë.

Në të njëjtën kohë, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri, do të njoftojë çdo institucion, që ka për detyrë të monitorojë fushatat elektorale, të ndërmarrin të gjitha veprimet dhe masat dënuese nëse konstatohet përfshirja apo edhe shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë.  Nga ana tjetër ne i rekomandojmë prindërve, komuniteteve lokale dhe mediave, që të bëhen pengesa kryesore për partitë dhe politikanët për të ndaluar përdorimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

CRCA/ECPAT Shqipëri, do të jetë përgjatë gjithë fushatës 2021, zëri dhe ndihma e çdo fëmije! Denonconi pranë Zyrës sonë Ligjore çdo parti apo kandidat që përdor apo shfrytëzon fëmijët për përfitime elektorale!

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike crca shqiperi zgjedhjet e 25 prillit 2021 crca shqiperi zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet