LIVE UPDATES
Aktualitet

Covid dhe plakja do shtojnë 10 vitet e ardhshme rastet me kancer dhe të sëmurit kronik

15 Prill 2022, 05:18 Nga DOSJA
Covid dhe plakja do shtojnë 10 vitet e ardhshme rastet me kancer dhe

Pandemia e Covid-19 dhe rritja e plakjes të popullsisë shqiptare pritet që në 10 vitet e ardhshme të shtojë rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare kronike, diabetin dhe kancerin.

Në “Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030” i botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se ecuria e shtimit të rasteve të sëmundjeve jo të transmetueshme do të ndikohet nga pandemia e Covid-19 për shkak të rritjes të rasteve të padiagnostikuara. Mjekët onkologë kanë pohuar se në këtë periudhë pati një shtim të rasteve me stade të avancuara të sëmundjes të kancerit, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimeve.

“Presioni mbi shërbimet shëndetësore pritet të rritet edhe në terma afatgjatë kohorë. Arsyet kryesore do të jenë të lidhura me rritjen e rasteve të cilat kanë mbetur të padiagnostikuara gjatë pandemisë dhe rritjen e komplikimeve kardiovaskulare dhe respiratore afatgjata te personat që kanë kaluar Covid-19. E ardhmja gjithashtu do të sjellë emergjenca të tjera dhe mbetet prioritare që shërbimet për sëmundjet jo të trasmetueshme të vijojnë të funksionojnë pavarësisht ndryshimit të qëllimit politik të situatës që shkaktohet”, thuhet në strategji.

Sipas të dhënave nga raporti i monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë shtrimet në spital për 2020-s ranë 29% krahasuar me një vit më parë. Në kardiologji dhe kardiokirurgjinë trajtimet e të sëmurëve u ulën 26%, për transplantët e veshkës 63%, për kataraktet 21 % (perdja e syve e cila mund të hiqet vetëm me intervenim kirurgjik), depistimi i kancerit të gjirit 26% edhe ata të trajtuar me radioterapi 8%.

Faktori tjetër që do të ndikojë në shtimin e këtyre sëmundjeve është rritja e nivelit të plakjes të popullsisë.

“Sëmundjet jo të transmetueshme (SJT-të) janë një shqetësim në rritje për shoqërinë shqiptare për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë. Ato kanë pasur një rritje të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-2010, një prirje që pritet të vazhdojë në 10 vitet e ardhshme si rezultat i rritjes së jetëgjatësisë dhe plakjes së popullsisë shqiptare. Sëmundjet kryesore jo ngjitëse përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, diabetin dhe kancerin. Të gjitha këto sëmundje kanë të njëjtët faktorë rreziku të modifikueshëm, duke përfshirë faktorët e stilit të jetesës (pirjen e duhanit, dietën jo të shëndetshme dhe mënyrën e jetesës sedentare) dhe disa faktorë të tjerë klasikë (të tillë si: tensioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak dhe kolesteroli i lartë)”, citohet në dokument.

Ndikim në shtimin e sëmundjeve kronike do të ketë edhe dobësimi i zinxhirit të shërbimeve parandaluese për sëmundjet jo të trasmetueshme që lidhen me duhanin, alkoolin, dietën e pa-shëndetshme dhe pasivitetin fizik mund të përkthehen në shtim të rasteve në të ardhmen.

Shpenzimet e xhepit do bien në 35% deri në 2030

Rryshfetet apo dhënia e shpenzimeve nga xhepi i pacinetëve për mjeketë parashikohen që deri në vitin 2030 të zbresin në nivelin e 35% të shpenzimeve totale të shëndetësisë. Në vitin 2018 nga OBSH shpenzimet totale nga xhepi si përqindje e shpenzimeve totale për shëndetësinë në Shqipëri u vlerësuan në 44,5%. Ministria e shëndetësisë parashikon në strategji se rënie graduale e shpenzimeve nga xhepi të arrihet përkatësisht nga shtimi i “mbulimi universal shëndetësor”, duke përfshirë mbrojtjen nga rreziku financiar, aksesin në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor dhe aksesin në barna thelbësore të sigurta, efikase, cilësore, të përballueshme dhe vaksina për të gjithë./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore covid-19 kancer plakja e popullsise covid-19 kancer plakja e popullsise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet