LIVE UPDATES
Bota

COVAX mund të dështojë, shtetet e varfra rrezikojnë të mbesin pa vaksinë deri më 2024

17 Dhjetor 2020, 14:34 Nga DOSJA
COVAX mund të dështojë, shtetet e varfra rrezikojnë të

EVROPË- Skema globale për shpërndarje të vaksinës kundër koronavirusit në shtetet e varfra, përballet me rrezik “shumë të madh” të dështimit, duke lënë vendet me miliarda njerëz pa qasje në vaksina deri të paktën më 2024, është thënë në një dokument të brendshëm, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, përbën skemën kryesore globale të vaksinimit kundër koronavirusit në shtetet me të ardhura të ulëta apo të mesme në gjithë botën.

Ky program synon të shpërndajë të paktën 2 miliardë doza të vaksinës deri në fund të vitit 2021, për të mbuluar 20 për qind të njerëzve më të brishtë në 91 shtete me të ardhura të ulëta apo të mesme, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine.

Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, synojnë të furnizohen me vaksinën kundër sëmundjes, COVID-19 – që shkakton ky virus – përmes këtij programi.

Sipas Faik Hotit nga Ministria e Shëndetësisë, Kosova është futur në listën e shteteve të cilave ky program do t’ua sigurojë nga 20 për qind të vaksinave kundër COVID-19 falas, apo 360 mijë doza. Pjesa tjetër pritet të blihet nga buxheti i shtetit, ku Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave.

Mirëpo në një dokument të brendshëm, të cilin e ka parë Reuters, promovuesit e kësaj skeme kanë thënë se programi është duke u përballur me mungesë të fondeve, me rreziqe të furnizimit dhe kontrata komplekse, të cilat mund ta bëjnë të pamundshme arritjen e këtyre synimeve.

“Rreziku i dështimit për të ndërtuar një skemë të suksesshme COVAX është shumë i madh”, është thënë në dokumentin e brendshëm për bordin e Gavi-t, një aleancë qeverish, për kompanitë e ilaçeve, shoqatat e bamirësisë dhe organizatat ndërkombëtare që merren me fushata e vaksinimit global.

Ky raport dhe dokumente tjera të përgatitura nga Gavi, janë duke u diskutuar në takimin e bordit të Gavit nga 15 deri më 17 dhjetor. Dështimi i krijimit të një skeme të suksesshme mund të lë njerëzit në vendet e varfra pa qasje në vaksina për COVID-19, deri më 2024, tregojnë dokumentet. Rreziku i dështimit është më i madh sepse skema është krijuar shumë shpejt duke vepruar në “territor të panjohur”, është thënë në raport.

Gavi ka angazhuar muajin e kaluar kompaninë Citigroup, për të ofruar këshilla rreth asaj se si të përballen me rreziqet e financimit. Në një dokument të 25 nëntorit, që është përfshirë në dokumentet e dorëzuara te bordi i Gavit, këshilltarët e kompanisë Citi kanë thënë se rreziku më i madh i programit qëndron në një pikë të kontratës, që u mundëson shteteve të mos blejnë vaksinat e porositura përmes skemës COVAX.

Një mospërputhje në mes të furnizimit me vaksina dhe kërkesës “nuk është një rrezik tregtar i zvogëluar në mënyrë efikase nga tregu ose MDB”, kanë thënë këshilltarët e kompanisë Citi, duke iu referuar bankave shumëpalëshe të zhvillimit, sikurse si Banka Botërore.

“Prandaj, një gjë e tillë duhet zvogëluar përmes negociimit të kontratave apo përmes absorbimit të rrezikut nga Gavi që menaxhohet me kujdes nga struktura qeverisëse”.

Të pyetur për këto dokumente, një zëdhënës i Gavit, ka thënë se ky trup vazhdon të jetë i bindur se mund të arrijë synimet.

Do të ishte e papërgjegjshme që të mos analizohen rreziqet për një mision kaq të madh dhe kompleks, dhe të krijohen politika dhe instrumente që zbusin këto rreziqe”, ka shtuar ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është përgjigjur për të komentuar këtë çështje. Në të kaluarën OBSH-ja ka lënë Gavin që të komentojë publikisht për programin COVAX. Zyrtarët e Citibank kanë thënë përmes një deklarate: “Si këshilltarë financiarë, ne jemi përgjegjës për t’i ndihmuar Gavit që të planifikojë një varg skenarësh lidhur me objektin COVAX dhe për mbështetje të përpjekjeve të tyre për të zbutur rreziqet potenciale”.

Planet e COVAX-it varen në vaksina të lira që deri më tani nuk janë miratuar, dhe jo në vaksina nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe Moderna, që përdorin teknologji më të shtrenjtë. Vaksina e kompanisë Pfizer veçse është miratuar për përdorim emergjent në disa shtete dhe vaksinimi ka nisur në Britani dhe Shtetet e Bashkuara.

Vaksina e kompanisë Moderne pritet të miratohet shpejt.

Programi COVAX deri më tani ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total të rreth 400 milionë vaksinave, me mundësi të porositjes së qindra miliona dozave shtesë, është thënë në një dokument të Gavit.

Mirëpo të tria kompanitë janë përballur me vonesa në testimet e tyre, çka mund të shtyjë procesin e miratimit të vaksinave nga rregullatorët deri në gjysmën e dytë të vitit 2021 apo edhe më gjatë.

Një gjë e tillë mund të rrisë edhe nevojat financiare të COVAX-it. Parashikimet e saja financiare bazohen në një çmim mestar prej 5.20 dollarësh për një dozë vaksine, është thënë në një dokument. Vaksinat e kompanisë Pfizer kushtojnë rreth 18.40-19.50 dollarë derisa ato të kompanisë Moderna 25-37 dollarë.

COVAX nuk ka marrëveshje me asnjërën prej tyre kompanive. Dhe ajo as nuk është në listë të prioriteteve, meqë vaksina e Pfizerit kërkon kushte të veçanta për ruajtje në temperatura shumë të ulëta, është thënë në një nga dokumentet e Gavit.

Të martën një zyrtar i lartë i OBSH-së ka thënë se agjencia është duke biseduar me kompanitë Pfizer dhe Moderna për të përfshirë vaksinat e tyre për koronavirus, në listën e shpërndarjes në vendet më të varfra, mirëpo me një çmim më të ulët dhe më të përballueshëm sesa ai që tani është në treg.

Meqë disa vaksina janë duke u zhvilluar në botë, COVAX dëshiron të zgjerojë listën e mundësive, për të përfshirë vaksina edhe nga shtetet tjera. Shtetet e pasura, që kanë porositur shumicën e dozave të vaksinave për COVID-19, janë duke planifikuar që të bëjnë donacione në vendet e varfra, ndonëse nuk është e qartë nëse një gjë e tillë do të bëhet përmes skemës COVAX.

Për të arritur synimin e vaksinimit të të paktën 20 për qind të njerëzve në shtetet e varfra vitin e ardhshëm, COVAX ka thënë se i duhen 4.9 miliardë dollarë shtesë, për dallim nga 2.1 miliardë dollarë sa ka mbledhur tani.

Nëse çmimet e vaksinave janë më të larta sesa është parashikuar, furnizimi do të shtyhet dhe fondet shtesë nuk do të mund të sigurohen plotësisht andaj skema përballet me dështim”, ka thënë dokumenti.

Deri më tani, Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dhënë më së shumti donacione për COVAX, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë bërë përkushtime financiare.

Banka Botërore dhe institucione tjera multilaterale janë duke ofruar kredi të lira për shtetet e varfra për t’iu ndihmuar që të blejnë dhe të sigurojnë vaksina përmes skemës COVAX.

Mirëpo edhe në rast të kushteve më të mira financiare, COVAX ka ende mundësi që të përballet me dështim, për shkak të rreziqeve jopropocionale për shkak të procesit kompleks të arritjes së marrëveshjeve.

COVAX nënshkruan kontrata paraprake me kompani për furnizim me vaksina, të cilat duhet të paguhen nga donatorët apo shtetet që i pranojnë ato, dhe mund t’i përballojnë të njëjtat.

Mirëpo sipas marrëveshjeve aktuale, shtetet mund të refuzojnë të blejnë vaksinat e porositura nëse preferojnë vaksina tjera, apo arrijnë t’i sigurojnë vaksinat përmes skemave tjera, më shpejtë apo më lirë.

Skema COVAX synon të përballet me humbje edhe nëse shtetet nuk janë të gjendje të paguajnë për porosi apo nëse imuniteti i tufës arrihet shpejt, duke i bërë vaksinat të panevojshme, është thënë në raporton e kompanisë Citi group. Prandaj ajo ka propozuar një strategji për të zvogëluar këto rreziqe duke përfshirë ndryshime në kushte të kontratës.

MARRË NGA REL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covax vaksina anti-covid covax vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet