Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Conference League/ Roma godet dyfish, fiton ndaj CSKA-së dhe rrëmben vendin e parë
9 Dhjetor 2021, 20:34Nga DOSJA
EUROPË– Conference League ka prodhuar sa rezultate të bukura aq edhe interesante. Roma e cila para ndeshjes ndaj CSKA-së së Sofies ndodhej në vendin e dytë, arriti të fitonte me shifrat 3-2 dhe rrëmbeu vendin e parë, pasi Bodo/Glimt nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Zorya-s.
Për kryeqytetasit, shënoi dy herë Tammy Abraham dhe një herë Borja Mayoral çka i dhanë sigurinë Romës. Megjithatë, ata komplikuan gjithçka në fund pasi pësuan dy gola që vunë në rrezik vendin e parë.
Në grupin A janë kualifikuar LASK dhe Maçabi Tel Aviv respektivisht në vendin e parë dhe të dytë. LASK mposhti me rezultatin 3-0 HJK, ndërsa izraelitët u mjaftuan me një barazim 1-1 me Alashkert.
Edhe AZ Alkmaar ka bërë detyrën ndaj Randers që e mposhti me rezultatin minimal 1-0. Ky rezultat nuk ndikoi për asnjë nga ekipet pasi të dy kaluan në fazën tjetër. Në ndeshjen tjetër të këtij grupit Cluj mposhti Jablonecin me rezultatin 2-0.
Edhe Gent me Partizanin e Beogradit janë kualifikuar për fazën tjetër. Belgët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Floran, ndërsa serbët u ndalën në një barazim 1-1 me Anorthosis.
? EARLY RESULTS ? Who impressed? ?
✅ Partizan and Randers progress ? Roma claim top spot in Group C#UECL
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) December 9, 2021
ITALI-Atalanta dështon të kualifikohet në raundin tjetër të Champions League. Skuadra bergamaske humbet me shifrat 3-2 ndaj Villarreal në ndeshjen e fundit të G...
EUROPË- Duhet të ishte nata e Napolit dhe ashtu rezultoi. Takimi ndaj Leicester ishte e rëndësishme për fatet e kualifikimit për në fazën tjetër të Europa ...
AUSTRI-Salzburg pushtohet nga polemikat.Kampionët e Austrisë, falë fitores 1-0 ndaj Sevillas, u kualifikuan për herë të parë në historinë e tyre në fazën elimin...
PORTUGALI – Benfica fitoi të mërkurën në shtëpi ndaj Dynamo Kievit (2-0), në kuadër të ditës së 6-të të fazës së grupeve të Champions League. Këtë të enjt...
ITALI-Eleminimi nga Champions League djeg për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milanit në një intervistë të gjatë dhënë për Radio Deejay preku pak humbjen ndaj Li...
ANGLI – Trajneri i Watford, Claudio Ranieri, u bëri thirrje lojtarëve të tij që të vaksinohen kundër Covid-19 në një konferencë shtypi në prag të udhëtimi...
TIRANE – “Ai gol nuk mund të anulohet kurrsesi se nuk kishte asnjë lloj elementi për faull. E kam parë shumë herë dhe nuk shoh asnjë gjë për faullin, nuk ...