LIVE UPDATES
Sport

Conf.League/ Përgatitjet për finalen historike në Tiranë, Tomori; Ja masat që po marrim

27 Prill 2022, 18:05 Nga DOSJA
Conf.League/ Përgatitjet për finalen historike në Tiranë,

TIRANË– Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania”, ngjarja më e madhe futbollistike e organizuar ndonjëherë në vendin tonë. Prej shtatorit, delegacione të ndryshme të UEFA-s kanë zhvilluar disa vizita inspektuese, duke bashkëpunuar ngushtë me FSHF-në, ndërsa tashmë kur po afrohet dita e finales, përgatitjet shtohen edhe më shumë.

Në një intervistë për RTV Klan, drejtuesi i Projektit të UECL në FSHF, Kejdi Tomori flet për masat e marra për të siguruar një finale të tillë, biletat e ndeshjes, ku thekson se interesi është i lartë si edhe vizitorët specialë të Tiranës më 25 maj.

Siguria ditën e ndeshjes – “Kemi pasur trajnime të herëpashershme, UEFA ka organizuar trajnime edhe me strukturat e rendit, me urgjencat mjekësore, me zjarrfikësit dhe aktualisht kemi trajnimet e stjuartëve. Pra, që tani kanë filluar përgatitjet e steëard-ëve, që do të jenë mbi 650 në ditën e ndeshjes në stadium përveç forcave të Policisë, që do të mbulojë pjesën jashtë stadiumit, në mënyrë që të gjithë personat e angazhuar në aspektin e sigurisë të dinë mënyrën e operimit. Duhet të kemi parasysh, që në momentin që stadiumit merret në dorëzim nga UEFA, përdoren të njëjtat standarde në të gjitha ndeshjet, që do të thotë se stjuardët duhet të kenë të njëjtin trajnim dhe të njëjtën sjellje siç kanë në finalen e Champions League dhe Europa League”.

Biletat e finales – “Ka një interes shumë të lartë të tifozëve për të ardhur në Shqipëri. Duke qenë finalja e parë dhe duke qenë se në garë janë katër skuadra shumë të mira që fare kollaj mund të ishin finalistë edhe të Europa League-s, pritshmëria e tifozëve për të ardhur në Tiranë është shumë e lartë. Janë rreth 8000 bileta që do të shiten për publikun e përgjithshëm (general public), ku deri tani kemi rreth 6000 kërkesa (mbi 20000 bileta) dhe 90% e rasteve vijnë nga Anglia, Franca, Hollanda dhe Italia, ndërsa nga pjesa e publikut shqiptar ka vetëm 10% të kërkesave, pra rreth 2400 bileta. Dua t’u bëj thirrje futbolldashësve shqiptarë që të aplikojnë në faqen e UEFA-s, duke qenë se portali do të jetë i hapur edhe për pak ditë dhe pastaj nuk do të kenë më mundësi për të siguruar bileta. Parashikohet që të vijnë edhe shumë tifozë në Tiranë, edhe pse nuk do të kenë bileta. UEFA ka një sistem regjistrimi biletash elektronike kodin QR, që nuk mund të ndryshohet”.

Vizitorët specialë më 25 maj – “Pjesa më e madhe e hoteleve kryesore të Tiranës janë të zëna nga UEFA, ku përfshihen hotelet e dy ekipeve, një pjesë e UEFA-s që do të qëndrojë në Tiranë. Vetëm nga UEFA do të jenë rreth 120 persona që do të jenë për 10 ditë në kryeqytet të angazhuar me finalen. Do të ketë një numër shumë të lartë stafi nga transmetuesit televizivë, duke qenë se kërkesa është shumë e madhe për të ndjekur këtë ndeshje. Kemi pasur komunikime me të katër skuadrat gjysmëfinaliste dhe ato kërkojnë që t’i orientojmë në hotele të tjera, sepse kanë kërkesa të mëdha nga tifozët e tyre. Mendoj që në ditën e ndeshjes, gjithçka do të jetë sold-out”.

Sipas parashikimeve të ekspertëve kjo ndeshje e madhe mund të gjenerojë deri në rreth 140 milionë euro të ardhura për Shqipërinë, duke përfshirë të gjitha kostot e udhëtimit, akomodimit apo edhe shpenzimet për shërbime të tjera si transporti apo ushqimi. Finalja historike e UEFA Conference League pritet të sjellë shumë të ardhura për Shqipërinë dhe padyshim edhe imazh për vendin tonë.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport conference league conference league

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet