LIVE UPDATES
Bota

CNN: Turqia dhe Greqia po shkojnë drejt luftës

26 Gusht 2020, 13:03 Nga DOSJA
CNN: Turqia dhe Greqia po shkojnë drejt luftës

Nga Gul Tuysuz

Vazhdon të rritet tensioni në ujërat e Mesdheut Lindor midis Greqisë dhe Turqisë. Konflikti midis dy aleatëve të NATO-s, por gjithashtu edhe rivalëve historikë mund të përfundojë në një konflikt duke përfshirë të gjithë rajonin.

Anijet detare të të dy vendeve u shfaqën në rajonin e Mesdheut Lindor të Martën pasi një garë për rezervat e gazit dhe naftës ka shtuar një pikë të re të konflikteve të vjetra midis tyre.

Ndërsa aleatët e NATO-s kanë qenë të angazhuar në diplomacinë e jashtme që ka çuar në një mosmarrëveshje midis shumë vendeve, Gjermania nga ana tjetër po përpiqet të përshkallëzojë tensionet që kërcënojnë rajonin, transmeton abcnews.al.

“Dialogu midis Greqisë dhe Turqisë duhet të jetë i hapur. Përveç kësaj, në vend të provokimeve të reja, ne kemi nevojë për hapa të reja që do të na çojnë drejt një pike të përbashkët”, tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në Twitter. Arsyeja e vizitës së tij në Athinë dhe Ankara të martën ishte në kuadër të  një përpjekjeje për t’i rikthyer të dy vendet në tryezën e bisedimeve.

Nisja e tensioneve filloi kur Ankaraja njoftoi se do të rriste kohëzgjatjen e një misioni të eksplorimit sizmik në ujërat e Mesdheut Lindor që fillimisht pritej të përfundonin të hënën.

“Anijet e marinës turke do të kryejnë trajnime detare në Mesdheun lindor në 25 gusht 2020, tha ministria e mbrojtjes të martën.

Sipas një studimi të vitit 2010 nga Sondazhi Gjeologjik i SHBA, në kufirin e Levant Basin në Mesdheun lindor ka një vlerë  prej 1.7 miliardë fuçi naftë dhe 122 trilion metra kub gaz, transmeton abcnews.al.

Greqia e konsideron të paligjshëm eksplorimin turk mbi gazin. Athina është përgjigjur duke lëshuar një mesazh NAVTEX kundër Turqisë dhe duke dërguar ushtrinë detare në të njëjtin vend në jug të Turqisë dhe ishullin Grek Kastellorizo, i cili shtrihet pak më shumë se një milje nga brigjet turke.

“Greqia po përgjigjet me qetësi dhe gatishmëri si në nivelin diplomatik ashtu edhe në atë operacional.  Ajo po bën gjithçka që nevojitet për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane,” deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas para gazetarëve të hënën sipas Reuters.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti reagimin e qeverisë  greke “tekanjoz ” dhe tha se “rrezikon sigurinë e lundrimit” për anijet në atë zonë.

“Deri tani, Greqia do të jetë e vetmja përgjegjëse për çdo zhvillim negativ në rajon,” tha Erdogan të hënën.

Përpjekjet e Gjermanisë për të arritur një marrëveshje midis Greqisë dhe Turqisë dështuan gjatë Korrikut. Turqia ndaloi eksplorimin e gazit në zonën e diskutuar ndërsa vazhdonin ende negociatat. Por, sipas qeverisë turke, ato bisedime dështuan pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje të pjesshme të demarkacionit detar me Egjiptin, shkruan abcnews.al

Që nga ajo kohë Turqia ka vazhduar eksplorime në ujërat e kontestuara.

“Anijet tona do të vazhdojnë operacionet  siç ishte planifikuar. Çështja jonë është në bazë të ligjit ndërkombëtar. Greqia po bashkëpunon me vende të tjera duke menduar se ka të drejtë sepse në vetvete e di që i mungon besueshmëria,” tha të martën Ministri i Energjisë turk Fatih Donmez.

Donmez  po i referohej mbështetjes që Greqia, e cila është anëtare e Bashkimit Europian, ka marrë nga Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një shenjë solidariteti me Greqinë, Franca tha që do të forcojë praninë e saj ushtarake në Mesdheun Lindor në përgjigje të eksplorimit të hidrokarbureve nga ana e Turqisë dhe dërgoi avionë dhe anije luftarake në ishullin grek të Kretës në mes të gushtit, shkruan abcnews.al

Mosmarrëveshja territoriale midis Turqisë, Greqisë dhe ishullit të ndarë të Qipros ka vazhduar për vite me radhë. Por, “burimet e gazit natyror  të rajonit kanë ndryshuar gjithçka në Mesdheun lindor gjatë pesë viteve të fundit,” sipas Michael Tanchum, një anëtar në Institutin Austriak për Studime të Sigurisë Europiane.

Kjo e ka shndërruar atë në “një shesh beteje në të cilin gabimet më të mëdha  në linjat gjeopolitike  tashmë përfshijnë BE,  rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut”, shtoi ai.

Zona në fjalë është po ashtu e lidhur me pretendimet territoriale të Qipros. Ishulli mbetet i ndarë mes Republikës anëtare të BE së Qipros, ku flitet greqisht, në jug si dhe me pjesën e vetëshpallur si Republika Turke e Qipros Veriore që njihet vetëm nga Turqia, shkruan abcnews.al

Republika e Qipros ka dhuruar ndërmarrje ndërkombëtare, të tilla si kompania ENI e Italisë dhe France Total, të licencuara për të shfrytëzuar rezervat e gazit në Mesdheun Lindor. Qeveria turke ka argumentuar se kjo i heq të drejtat turqve nga burimet e hidrokarbureve në rajon.

“Si Franca, ashtu edhe partneri i saj i ngushtë Emiratet e Bashkuara Arabe janë në konkurrencë me Turqinë për ndikimin që secila dëshiron të ketë  në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Mesdheu Lindor është vendi ku Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të bëjnë presion ndaj Turqisë në një rajon që kjo e fundit e sheh si jetike për interesat e saj kombëtare. Kjo e ka vendosur përsëri Turqinë nën gjunjë dhe Ankaraja është përgjigjur duke përshkallëzuar më tepër situatën,”- tha Tanchum.

Por rreziqet që vijnë nga tërheqja janë mëse të dukshme. “Tashmë ka pasur një përplasje midis një anijeje greke dhe një anijeje luftarake turke, në të cilën anija turke pësoi disa dëme,” tha Tanchum, duke iu referuar një incidenti të raportuar në gusht .

“Rreziku i llogaritjeve së gabuara ose aksidenteve të mëtejshme duke rritur mundësinë e një konflikti midis vendeve që askush nuk dëshiron tani është mjaft e lartë”.

Marrë nga CNN 

Përshtati në shqip: A.K.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tensionet turqi greqi tensionet turqi greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet