Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sfiduesja e presidentit të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u tha ligjvënësve evropianë se vullneti i popullit bjellorus për demokraci “nuk do të thyhet” nga dhuna pas-zgjedhore që bëjnë autoritetet në Minsk.
“Bjellorusët kanë treguar gjatë dy javëve të kaluara se nuk do të dorëzohen, përkundër shtypjes, frikësimit me forcë dhe kërcënimeve me burgim”, i tha Tsikhanouskaya Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, përmes një video-lidhjeje nga Lituania.
Ajo u vendos atje pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, për shkak të, siç u raportua, kërcënimeve që ajo dhe familja e saj kanë marrë. Presidenti Alyaksandr Lukashenka, i cili ka udhëhequr Bjellorusinë qysh në vitin 1994, ka shprehur vendosmërinë për të qëndruar në pushtet, pavarësisht protestave kundër rizgjedhjes së tij, që zgjasin për më shumë se dy javë.
Lukashenka, 65 vjeç, ka thënë se Këshilli Koordinues i Tsikhanouskayas, i formuar javën e kaluar me qëllimin e deklaruar për hapjen e negociatave me qeverinë, është një përpjekje e paligjshme për të marrë pushtetin. Organizatorët e protestave bënë thirrje për një tubim, mbrëmjen e sotme, për të festuar përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Bjellorusisë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991.
Kjo festë është shfuqizuar nga Lukashenka pasi ka marrë pushtetin, 26 vjet më parë. Duke thënë se së paku gjashtë protestues bjellorusë janë vrarë në përleshje me policinë dhe se dhjetëra janë dërguar në paraburgim, Tsikhanouskaya kërkoi “respekt për të drejtat politike” dhe “lirimin e të gjithë të burgosurve politikë” në Bjellorusi.
“Bjellorusia është zgjuar. Ne nuk jemi më opozitë. Tani jemi shumica“, u tha Tsikhanouskaya ligjvënësve evropianë, duke shtuar se mbi 200,000 njerëz dolën në rrugët e Minskut në protestën e 23 gushtit.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
INDONEZI– Në Panggala të Indonezisë njerëzit respektojnë një ritual që për shumë persona mund ti ngjallë neveri.Njerëzit atje ndjekin një ritual të rrallë të nd...
Në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi i kërkoi parlamentit të ndryshojë një pjesë të ligjit që mundëson zgjatjen e mandatit të Gjykatës së Posaçme me...
INDI-Një pacient me COVID-19 në Indi ka tentuar të hidhet nga kati i katërt i spitalit. Ai nuk mundi ta çonte deri në fund veprimin e tij, për shkak të n...
EUROPE– Pas lajmit se një person në Hong Kong është riinfektuar pas 4 muajsh sërish me virus, të tjera raste janë shfaqur në Europë.Mediat evropiane rapor...
BJELLORUSI– Ditë më parë në media qarkulluan fotot e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ku shfaqet i armatosur krah ushtrisë.Ajo që ka bër...
GREQI-Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë në fije të perit, për shkak të kërkimeve për naftë në detin Egje. Për të qetësuar tensionet mes palëve është ang...
BRITANI– Vjehrri aristokrat i strategut personal të kryeministrit, Sir Humphrey Wakefield, ka treguar se kryeministri është sëmurur një herë me koronaviru...
ITALI– Martina, studentja italiane e cila ndodhej në Madrid kur nisi pandemia është infektuar me COVID dhe si pasojë ia ka transmetuar familjes së saj.Vajza, e ...
FRANCË- Franca ka reaguar në lidhje më helmimin e politikanit rus, Alexsei Navalny në Siberi. Ministria e Punëve të Jashtme franceze bazuar te raporti para...
COVID-19-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kërkoi që të bëhet kujdes lidhur me çështjen e trajtimit të COVID-19 me plazmën e gjakut që merret nga...