Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë ndërsa janë proceduar 9 të tjerë. Tre persona janë kapur me kanabis dhe kokainë, disa të dehur duke drejtuar mjetin e të tjerë janë dënuar për vepra të ndryshme penale.
NJOFTIMI:
Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit M. K. (Rr)., 24 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasin K. M., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u procedua penalisht shtetasi I. S., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. I., 34 vjeç, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. M., 23 vjeç, B. M., 56 vjeç dhe A. C., 56 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin D. V., 38 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime në banesë, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasen L. Ç., 64 vjeçe, pasi është konstatuar duke kryer punime në banesë, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin R. P., 21 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Rrugore, për mosvendosjen e masës administrative.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:
– D. A., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes;
– I. D., 55 vjeç, pasi ka dëmtuar lokalin e shtetasit K. Q.;
– N. Gj., 38 vjeçe, pasi në Rrugën e Dibrës ka dëmtuar një mjet që ishte i parkuar.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 po punohet për kapjen e shtetasit G. B., 23 vjeç, pasi më anë të mashtrimit i ka marrë telefonin shtetasit R. B., 23 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin M. H., 40 vjeç, inxhinier ndërtimi në një firmë, pasi në firmën ku ai punon, është dëmtuar gjatë kohës që ka qenë duke punuar, shtetasi S. Sh., 22 vjeç.
—-
Më datë 30.11.2021, gjatë natës, në rrugën “Pasho Hysa” është vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit R. M. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
—-
Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Ditën e sotme tetraparaplegjikët kanë dalë në një protestë përballë kryeministrisë. Ata kërkojnë nga qeveria që të plotësojnë kërkesat që ato...
Ka nisur testimi për përzgjedhjen e 500 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit, për Patrullë të Përgjithshme.Testimi me shkrim po mbahet në Pallatin e Kongre...
TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një konferencë për mediat, ka treguar se janë kallëzuar disa persona në institucione. Ai tha se në Bashk...
KOSOVË– Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, ka përfunduar me sukses operacionit që i ishte nënshtruar për largimin e tumorit në tru.“Qe gjysmë or...
SARANDË– Kjo e mërkurë e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Sarandë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma i ...
TIRANË – Qindra të rinj dhe të reja janë dyndur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në konkursin për Patrullë të Përgjitshme të...
TIRANË– Mësuesi 62-vjeçar, Ëngjëll Bregu, i cili rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve ka folur në n...
BERAT – Ëngjëll Bregu, mësuesi i cili rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve, ka reaguar në një intervistë eksklu...
ITALI– Një superoperacion i Guardia di Finanza ka çuar në kapjen e një sasie të konsiderueshme droge që mbërrinte në Itali nga Shqipëria dhe shitej...
TIRANË– Ëngjëll Bregu, mësuesi që rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003 dhe i rikthye në dety...