LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Manja: 7të kallëzuar në Kadastrën e Durrësit, doganë dhe drejtorinë e transportit

1 Dhjetor 2021, 11:12 Nga DOSJA
VD-Manja: 7të kallëzuar në Kadastrën e Durrësit,

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një konferencë për mediat, ka treguar se janë kallëzuar disa persona në institucione. Ai tha se në Bashkinë e Durrësit ka konstatuar lëshime lejesh legalizimesh pa respektuar ligjin. Po ashtu ai përmendi rastin e një doganieri në Korçë, i cili ka falsifikuar diplomën e shkollës. Sipas Manjës, ky doganier, por edhe noteri që ka kryer këtë akt, janë kallëzuar.

Manja nënvizoi se ka parregullsi edhe për dhënien e lejeve të ndërtimit, sidomos në zonat bregdetare. Gjithashtu theksoi se problematike është situata e ripërtëritjes së lejeve të ndërtimit nga Gjykatat.


‘Konstatoj që të gjitha rastet e referuara nga njësia anti-korrupsion janë regjistruar si vepra penale dhe po hetohen me seriozitet. Në rastin e Fierit ku denoncuam 2 inspektorë të AKU, Gjykata e Fierit ka vendosur masën arrest me burg për një nga inspektorët dhe tjetri në arrest në shtëpi. Sot do të ndaj me ju raste të reja, për të cilat ka përfunduar hetimi. Fillimisht e nisim me Kadastrën, që është dhe objekti i drejtpërdrejt i njësisë anti-korrupsion. Bëhet fjalë këtë radhë për Kadastrën e Durrësit. Ka përfunduar hetimi për tre raste. Dy rastet e para kanë të bëjnë me dhënien e lejeve të legalizimit duke mos respektuar kërkesat që kërkon ligji përkatës. Rasti i tretë është më flagrant, është printuar leja e legalizimit, i është dorëzuar qytetarit, e në fund janë dhënë dokumentet e tjera, që duhet të jepen menjëherë me legalizimin.

Kjo është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit. Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës, ku një nëpunës ka arritur të bëhet pjesë e doganës nëpërmjet dokumenteve shkollore të falsifikuara. Veç doganierit kemi kallëzuar edhe noterin. Kemi urdhëruar që ndaj noterit të nisë hetimi disiplinor. E fundit ka të bëjë me shërbimin e transportit rrugor, ku kemi kallëzuar një rast të ryshfetit. Kemi kallëzuar dhe një sekser.

Dua të shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo qytetar që shantazhon dhe kërkon ryshfet për gjëra që ju takojnë sipas ligjit. Kemi nisur një investigim të gjerë me lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkitë dhe që bien ndesh me ligjin. Nisur nga një rast në Bashkinë e Vlorës për lejen e ndërtimit të dhënë ndaj një biznesi të madh, duke mos përmbushur kriteret, e për të cilën ka një kallëzim penal, kam urdhëruar ngritjen e një komisioni të posaçëm për të trajtuar çështje të kësaj natyre. Kemi konstatuar një sërë problematika, sidomos në zonat bregdetare. Po Nëse do të konstatojmë shkelje për territoret do të marrim masa. Në këtë proces kemi konstatuar se duke marrë kompetenca ekzekutive ka rivendosur në afat leje ndërtimi të dhëna që nga viti 2005, edhe pse planet urbanistike janë transformuar në kohë. Si ministër i drejtësisë do të vendos në lëvizje inspektorin e lartë të drejtësisë për çdo gjë të paligjshme.

Rivendosja në afat e lejeve të ndërtimit të skaduara është e pa pranueshme. Nuk mundet gjykata të shtyjë vlefshmërinë e saj sepse merr atribute të një organi tjetër. Leja e ndërtimit jepet nga kryetari i bashkisë sipas ligjit dhe vetëm pasi janë dhënë të gjitha udhëzimet nga ekspertët. Për mua është e pa imagjinueshme që Gjykata të marrë përsipër të zgjasë apo ripërtërijë një leje të dhënë në vitin 2005”- tha Manja.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet