LIVE UPDATES
Editorial

Çmimi i rritur i buqetave të 7 marsit

7 Mars 2019, 12:01 Nga DOSJA
Çmimi i rritur i buqetave të 7 marsit

Çmimi i trëndafilave është rritur me 1 dollar për një vit. Fëmijët që vrapojnë të blejnë lulet nuk e dinë, por lexohet në fytyrat e prindërve.

Një buqetë bën rreth 5 dollarë më shumë, por fëmijët nuk duhet ta dinë. Sapo marrin buqetën, vrapojnë në klasë me shpresën që mësuesja do të kënaqet.

Nuk ka asnjë faj në gëzimin e tyre, në zhurmën e klasave ndërsa presin ardhjen e mësuesve.

Nuk ka asnjë faj në shqetësimin e prindërve për buqetën që shtrenjtohet, nuk ka asnjë faj që tek mësuesit-prindër, që nuk mund ta harrojnë llogarinë e shpenzimeve mujore.

Duke pëcjellë fëmijën në shkollë, çdo prindi i kujtohet mësuesi i tij i parë dhe më pas mësuesi i preferuar. Ata tani janë në pension, janë jashtë Shqipërisë, ose kanë ndërruar profesion.

Erdhi koha kur mësuesit pushoheshin nga puna pas rotacionit politik, për t’u zëvendësuar me skifterët e votave, me militantët e devotshëm, ose më paguesit më bujar. Për t’i uruar, për t’u shprehur mirënjohjen duhet të pyesin ish-shokët e klasës, komshijtë, apo të hapin Facebook-un, me shpresën se kanë një profil.

Pas 28 viteve, mësuesit mund t’i gjesh të papunë, militantët mësues, lëmshi është i pazgjithshëm. Facebook-u mbetet zgjidhja.

Me një status urimi për mësuesit, me shpresën se diku dikur do ta lexojë. Askush nuk ka faj. Faji është tek ata që e varfërojnë vendin për të pasuruar veten dhe vënë maskën e 7 marsit për të shkatërruar edhe këtë ditë me shtirjen e padurueshme.

Ata që eksperimentuan 28 vjet me arsimin, që politizuan shkollat për vota, që i lanë të shkatërroheshin godinat dhe i shndërruan në pallate ambientet për para, që i shkatërruan tekstet për të mbushur xhepat.

Kjo është dita kur vetëm fëmijët janë të sinqertë.

Ata që e besojnë shkollën dhe e shohin mësuesin me respekt dhe adhurim. Të tjerët vrapojnë të rrëmbejnë ç të munden nga mundi i mësuesve. Përtej vrapimit të pafajshëm të nxënësve të fillores, përtej zhurmës së bukur dhe ankthit të tyre për dhuratën, nxjerrin kokën gjithëfarlloj shtirakësh që duan të përfitojnë edhe këtë ditë nga emri i mësuesit.

Ata përshëndesin dhe premtojnë apo akuzojnë, sipas pozicionit. Askush nuk kërkon ndjesë, për shkollat pa ngrohje, për fëmijët pa shkollë, për mësuesit e varfër, që mendojnë si të mbyllin muajin.

Askush nuk kërkon ndjesë, për emërimin e mësuesve me para në dorë, për shkatërrimin e nivelit arsimor me tekste skandaloze dhe curricula të rrëmujshme, që i kanë corientuar nxënësit dhe mësuesit.

As ata që e shkatërruan dikur dhe janë në opozitë, as ata që po e shkatërrojnë. Sot mësuesit duhet të refuzonin çdo urim politik.

Mund ta bëjnë ditën e tyre të vërtetë, nëse do të mblidheshin për të denoncuar këtë sistem shkatërrimtar, që e ka bërë tashmë qesharak arsimin, që i detyron fëmijët të studiojnë në institucione arsimore të papërballueshme ekonomikisht, apo të largohen nga vendi.

Kjo është dita kur ata që urojnë për të përfituar nga emri i mësuesit, në fakt duhet të fshihen, të shpresojnë se do harrohen, se nuk do kujtohet njeri për dëmin që i kanë bërë këtij vendi, duke i shkatërruar të ardhmen.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial 7 marsi 2019 dita e mesuesit dosja.al 7 marsi 2019 dita e mesuesit dosja.al

Sondazh

Poll
Editorial 5 Mars 2019, 10:26

Dy tradhëtitë e Karamelos ndaj Vangjel Dules

TIRANE- Ligoraq Karamelo, është në listën e PD në Korçë, jo si anëtar i PD, por si sekretar i Përgjithshëm i PBDNJ-së, së drejtuar nga Vangjel Dule. Asht...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet