LIVE UPDATES
Editorial

“Porta a porta”, e vërteta që u mbyt në Otranto

6 Mars 2019, 18:30 Nga DOSJA
“Porta a porta”, e vërteta që u mbyt në Otranto

TIRANË– Në përpjekjet për të shpjeguar pjesën e tretë të emisionit “Porta a Porta”, të Bruno Vespës, mund të shërbejë statusi lakonik i Andi Bejtes, apo analiza e zgjeruar e Andi Bushatit. “O ‘Kadri’ ku je? Shef këtë Bruno Vespën dhe të merr një mall i madh për ‘Kadriun’ tamam sikur ke ngrënë ushqim në një resort all inclusive jashtë dhe sa kthehesh në Tiranë mezi pret t’i fusësh nje pulë me pilaf dhe ndërkohë të shohësh ‘kadrinj’ në TV”, shkruan shkurt Bejtja.

Ndërsa Bushati shpreh dyshimet që ai ishte një emision i sponsorizuar, që nuk ishte për qëllim të sillte të vërtetën. Sipas tij, ishte një përpjekje e Ramës për të neutralizuar rrezikun që i vjen nga mediat perëndimore, tani që ato po kërkojnë të vërtetën e asaj që ndodh në Shqipëri. Kështu, sipas Bushatit, Rama po mundohet të shmangë një disfatë ndërkombëtare të ngjashme me atë të kanabisit. Atëherë, megjithëse e fitoi betejën me opozitën, mediat vendase dhe ambasadorët e huaj në Shqipëri, e humbi me median ndërkombëtare, që pasqyroi me objektivitet ngjarjet.

Zhurma e mediave perëndimore, shkaktoi edhe reagimin e qeverive, që nuk mund ta injoronin më këtë problem. Kjo solli kryqëzimin e Ramës dhe e detyroi atë të reagonte njëfarësoj për të përmirësuar imazhin. Sot me atë imazh të plagosur, Kryeministri nxiton të shuajë zjarret që ndez media në çdo vend perëndimor, operacion ky që nuk kërkon vetëm energji, nuk kërkon vetëm impenjim, nuk kërkon vetëm përdorimin e ambasadave si zyra partiake, por edhe shumë para për të fituar hapësira mediatike dhe influence.

Turi i Ramës në Itali, ishte i suksesshëm në këtë këndvështrim. Ai përdori gjithë miqtë e tij të interesit apo biznesit për ta fituar luftën e propagandës edhe në Itali. Proporcioni i shfaqjes së tij më atë të shfaqjes së opozitës, flet vetë. Ndërkohë që bashkë me fitoren e një beteje të Ramës, pyetja që lind është, a janë mediat në Itali ende një filtër për komunikimin e politikës me publikun, apo ashtu si në Shqipëri apo në ERTV, janë vetëm transmetues të reklamës që paguhet më shtrenjtë? Nëse Rama flet që në Shqipëri ka 20 mijë investitorë italianë, ndërkohë që nuk janë as 10 për qind e kësaj shifre, pse nuk u vu përballë fakteve?

Nëse Rama flet për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të klimës së biznesit, pse nuk u vu përballë raporteve të institucioneve ndërkombëtare financiare që flasin për polarizim dhe përkeqësim të klimës së biznesit? Nëse flet për pushtet legjitim, pse nuk u vu përballë provës për të shpjeguar blerjen e votes, që po faktohet me zbulimin e pjesëve të përgjimeve të strukura me frikë në Prokurori? Një grup i Porta a Porta, erdhi në Tiranë fundjavën që shkoi. Qeveria u kujdes që ata të orientoheshin në favor të saj. E vërteta u mbyt në Otranto.

Ajo që u pa ishte një reklamë e shpifur, për një qeverisje të përfshirë në dhjetra skandale dhe që, në vend të nxisë drejtësinë të sqarojë përgjësinë e anëtarëve të kabinetit, ushtron presion për mbylljen e çështjeve, në vend që të mbajë përgjegjësi akuzon opozitën, shpërndan tym në media duke iu shmangur kështu përgjegjësisë politike dhe ligjore. Me siguri që, nëse do të ishte kapur qeveria italiane në një skandal si ai i Unazës së Re ku, me dokumente amerikane të falsifikuara, një firmë merr 18 milionë euro për t’i zhdukur, ku me tender fiktiv 40 milionë euro për 2.2 kilometra kalojnë tek miqtë e Kryeministrit, Porta a Porta nuk do t’i bënte makiazhin.

Nëse do të kishin dalë copa përgjimesh për blerje vote nga funksionarë të lartë në bashkëpunim me bandat kriminale, Porta a Porta nuk do pranonte Kryeministrin të fliste për pushtet legjitim. Në Itali filtri funksionon, suksesi vazhdon edhe pas 23 vjetësh. Të humburit e vetëm mbeten shqiptarët. Ndjekja e lajmeve dhe gjetja e të vërtetës tek Rai ka qenë një zakon që nga diktatura. Nga dje ky do të bëhet një zakon i humbur.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial bruno vepsa edi rama enton abilekaj intervista ne rai porta e porta bruno vepsa edi rama enton abilekaj intervista ne rai porta e porta

Sondazh

Poll
Editorial 5 Mars 2019, 10:26

Dy tradhëtitë e Karamelos ndaj Vangjel Dules

TIRANE- Ligoraq Karamelo, është në listën e PD në Korçë, jo si anëtar i PD, por si sekretar i Përgjithshëm i PBDNJ-së, së drejtuar nga Vangjel Dule. Asht...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet