LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë paralajmëron uljen e stimulit monetar vitin e ardhshëm

3 Nëntor 2021, 20:21 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë paralajmëron uljen e stimulit monetar vitin e

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi sot se normalizimi i politikës monetare, i kuptuar si tërheqje graduale e stimujve dhe rritje e normave të interesit, pritet të nisë gjatë tremujorëve në vijim. Në deklaratën pas mbledhjes së sotme, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se materializimi i skenarit bazë, ai i konsolidimit të mëtejshëm të rimëkëmbjes dhe forcimit të presioneve të brendshme inflacioniste, do të kërkojë normalizimin gradual të politikës monetare gjatë tremujorëve në vijim.

Guvernatori, Gent Sejko, përsëriti sot se, në skenarin bazë, Banka e Shqipërisë pret që vala aktuale e rritjes së çmimeve të jetë kalimtare, megjithatë duket se ajo do të ketë një ndikim në rishikimin e politikës monetare dhe në një tërheqje të stimujve pak më herët nga sa parashikohej.

“Efekti i goditjeve të ofertës në inflacion pritet të jetë i pranishëm dhe gjatë tremujorit aktual dhe gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, e të vijë në shuarje gjatë periudhës në vazhdim. Ky gjykim bazohet në konsensusin e analizave të institucioneve ndërkombëtare dhe pritjet e tregjeve. Sipas këtij konsensusi, çmimet e naftës, të energjisë dhe të produkteve ushqimore, pritet fillimisht të stabilizohen e më pas të reduktohen gjatë vitit 2022, çka do të zvogëlojë presionin mbi kostot e prodhimit në vend dhe çmimet e konsumit.Përkundrejt tyre, presionet e brendshme inflacioniste kanë shfaqur një dinamikë rritëse, por graduale dhe ende të përmbajtur. Kjo dinamikë pasqyron zgjerimin ende të pamjaftueshëm të punësimit, të pagave dhe të kostove të prodhimit, si dhe pritjet për inflacion të moderuar nga bizneset dhe tregjet financiare,” tha Sejko.

Duke filluar nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm, Banka e Shqipërisë pritet të ndërpresë formën aktuale të ankandeve për marrëveshjet e anasjellta të riblerjes, që siguron akses të pakufizuar në likuiditetet të bankave tregtrare. Kjo formë u adoptua menjëherë pas shpërthimit të pandemisë, ndërsa Banka e Shqipërisë ka vendosur ta mbajë në fuqi edhe pas përmirësimit gradual të situatës ekonomike. Guvernatori argumentoi se gjendja e likuiditetit të sektorit bankar është e përmirësuar dhe forma aktuale e injektimit të likuiditetit nuk do të jetë më e domosdoshme që nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Guvernatori u shpreh optimist për perspektivat e ekonomisë shqiptare dhe nënvizoi se pasojat aftgjata të pandemisë në ekonomi do të jenë të dobëta. Sipas tij, informacioni indirekt i disponuar sinjalizon një zgjerim të mëtejshëm të rritjes ekonomike gjatë tremujorit të tretë.

“Rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik është mbështetur nga reduktimi i masave kufizuese, rritja e besimit, përmirësimi i ambientit të huaj, si dhe politikat stimuluese ekonomike.

Kjo rimëkëmbje ka pasur një bazë të gjerë. Në terma të kërkesës agregate, ajo pasqyroi rritjen e konsumit dhe të investimeve private, zgjerimin e eksporteve të mallrave e të shërbimeve, si dhe kontributin pozitiv – ndonëse në rënie – të stimulit fiskal. Në terma sektorialë, ajo pasqyroi rritjen e thuajse të gjithë sektorëve e degëve të prodhimit e të shërbimit, me përjashtim të atij bujqësor. Zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime ka mundësuar rikthimin e aktivitetit ekonomik në nivelet e shënuara para tërmetit dhe pandemisë. Ky rikuperim, prezent si në nivel ekonomie ashtu dhe në nivel sektorial, sugjeron se potenciali prodhues i vendit ka mbetur relativisht i paprekur nga goditjet dhe se pasojat afatmesme dhe afatgjata të tyre në ekonomi do të jenë relativisht të ulëta,” tha ai.

Megjithatë, ai theksoi se rimëkëmbja ekonomike ka pasur një pasqyrim të pjesshëm në tregun e punës. Ndonëse norma e papunësisë zbriti në nivelin 11.6% në tremujorin e dytë, ajo mbetet ende larg niveleve të regjistruara përpara pandemisë. Sipas Sejkos, rikuperimi më i ngadaltë i punësimit dhe pagave është një fenomen i njohur në procesin e rimëkëmbjes.

Banka e Shqipërisë parashikon se ekonomia do të regjistrojë rritje të lartë për vitin 2021, ndërsa do të ruajë norma rritjeje më të ulëta, por të qëndrueshme gjatë viteve në vijim. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se materializimi i skenarëve të rrezikut do të kërkojë një rishikim të qëndrimit të politikës monetare, duke e afruar në kohë dhe përshpejtuar procesin e normalizimit të politikës monetare, apo duke e shtyrë në kohë dhe ngadalësuar atë. Në mbledhjen e sotme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5% dhe të lerë të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, respektivisht në nivelet 0.1% dhe 0.9%.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë buxheti gent sejko banka e shqipërisë buxheti gent sejko

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete