LIVE UPDATES
Aktualitet

Choneros, aleatët dhe Hardhucat, lufta e karteleve në Guayaquil, Dashi pa ‘padron’

24 Janar 2022, 18:32 Nga DOSJA
Choneros, aleatët dhe Hardhucat, lufta e karteleve në Guayaquil, Dashi

EKUADOR– Njëra pas tjetrës. Ngjarjet e përgjakshme që po ndodhin në Ekuador, veçanërisht në Guayaquil, janë më se të dukshme në origjinën e tyre për shkak të mizorisë me të cilën janë kryer. Krimi i organizuar shpërndahet gjithnjë e më shumë në rrugë, siç paralajmërohen nga burgjet, pas masakrave të regjistruara vitet e fundit. Por, përballë kësaj, qytetarët ne Ekuador nuk shohin një reagim të fuqishëm që të luftojë më me ashpërsi pasigurinë që vërshon kudo.

Nuk mund të ulesh më i qetë në një restorant, për të ngrënë diçka me familjen, sepse duhet të shohësh me kujdes kudo, plumbat vijnë në çdo kohë për të tjerët”, thotë Víctor Mendoza, shofer. Bëhet fjalë për atentatin e fundit të regjistruar në restorantin Grilling, në Avenue José Joaquín Orrantia, në veri të qytetit, vetëm dy netë më parë. I ndjeri ishte Ergys Dashi, 34-vjeçari shqiptar.

Autoritetet gjithnjë e më shumë i vënë në dukje këto krime për “luftën e territorit për shitjen e drogës”, siç përsëriti gjenerali Fausto Buenaño, komandant i Zonës 8 të Policisë (përfshirë Guayaquil, Durán dhe Samborondón), në një nga konferencat e tij të fundit për shtyp.

Por me çfarë përballet jo vetëm Policia, por edhe qyteti, një vend që ka mbetur në një udhëkryq lufte mes tre karteleve Choneros, Chone Killers, Lagartos (organizata kriminale droge të pajisura me armë lufte, me fuqi të lartë, me shtrirje të madhe territoriale gjithashtu)?

E vetmja gjë që dihet, dhe kjo nga burime jozyrtare është se Choneros (emër i marrë nga provinca ku kanë origjinën, Chone) kanë si krah të djathtë Chone Killers, të cilët i furnizojnë me armatime e vrasës me pagesë, kurse Lagartos (hardhucat) janë kundërshtarë me ta. Rrallë herë janë gjetur ngarkesa me drogë që të kenë patur logo identifikuese të këtyre grupeve. Shumë janë të mbështjella me një letër të çfarëdoshme, për të humbur gjurmë sigurisht. Megjithatë ‘të zotët’ e kanë ditur gjithmonë e kujt ka qenë ‘pakoja’ dhe nuk janë treguar të butë në raste pakujdesish e nuk kanë falur.

Mëngjesin e së premtes, 21 janar, vetëm pak orë përpara terrorit që shkaktoi vrasja e shqiptarit, ndodhën 11 vrasje në Guayaquil, 5 prej tyre në sektorin Playita del Guasmo. Gjatë bastisjeve u gjetën dy armë zjarri, një pistoletë, një revole, një armë gjahu prodhim industrial, një pushkë industriale, fishekë dhe 177 municione, 165 prej tyre të kalibrit 7.62, (domethënë nga armë të gjata). Ajo që u tha ishte se këto i përkisnin një grupi kriminal në këtë sector, ndërsa të vrarit një tjetri. Por nuk thuhen emra, ashtu sin ë rastin e Dashit.

Kujt karteli i përkiste Dashi? Mbeti pa ‘padron’.

Në një ndërhyrje tjetër, koloneli Washington Chugá, zëvendëskomandant i zonës 8, raportoi sekuestrimin e 27 dinamitëve. 

“Në kuadër të punës hetimore kuptojmë se do ta përdornin këtë për të frikësuar qytetarët dhe për të zhvatur papritur para”, tha ai.

Kush po zhvat para? Edhe kjo mbetet pa përgjigje.

Në vitin 2020, Qendra e Armëve Guayas mori 332 armë të sekuestruara nga Policia dhe Forcat e Armatosura në provincat e Guayas, Los Ríos dhe Santa Elena. Nga këto, 244 ishin armë vdekjeprurëse dhe 88 jo-vdekjeprurëse. Po ashtu, atë vit sipas informacioneve nga institucioni janë sekuestruar 500 municione të kalibrave të ndryshëm. U theksua se më shumë se 96% e armëve të marra janë nga provinca e Guayas.

Ndërkohë në vitin 2021 deri më sot janë sekuestruar 122 armë: 98 vdekjeprurëse dhe 24 jovdekjeprurëse dhe 1377 municione. Në nëntor të vitit të kaluar, Drejtoria e Logjistikës dhe Departamenti i saj i Kontrollit të Armëve sekuestruan 4254 armë zjarri vdekjeprurëse, 606 armë zjarri jovdekjeprurëse.

Mungesa e kontrollit në rrugë i kushton Varelës punën

Pas ngjarjeve të fundit të dhunshme të regjistruara në Guayaquil, Presidenti i Republikës, Guillermo Lasso, shpalli masa të reja më 23 janar 2022 dhe falënderoi shërbimet e gjeneralit Tannya Varela, komandantit të Policisë Kombëtare. Postin e tij e mori gjenerali Carlos Cabrera.

Pas një rrëfimi të rezultateve të arritura në luftën kundër trafikut të drogës, Lasso njoftoi inkorporimin e 1100 oficerëve të tjerë policie në Guayaquil, për të përforcuar operacionet e sigurisë, të cilat do të drejtohen nga zëvendësministri i Brendshëm, Max Campos, i cili gjithashtu koordinon dhe praninë e Forcave të Armatosura në rrugë, që prej orës 17:00 të ditës së djeshme.

Gjithashtu ka siguruar një shumë prej nëntë milionë dollarësh nga Buxheti i Përgjithshëm i Shtetit për policinë që ofron sigurinë në qytet, për investime në logjistikë.

Kryebashkiakja Cynthia Viteri, e pranishme në konferencën për shtyp, shtoi se do t’i propozojë Korporatës Kombëtare të Energjisë Elektrike (CNEL) të zgjidhë mungesën e ndriçimit publik në qytet, e cila krijon pasiguri në zona të caktuara.

Burimi: Expreso.ec ; Extra.ec ;

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ergys dashi vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador ergys dashi vritet ergys dashi vritet shqiptari ne ekuador

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës