Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Shtatë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit për shkak të infektimit me Covid-19. Konkretisht pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me koronavirus. Në bilancin e publikur nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se nga 3667 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 789 qytetarë. Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Bilanci i ministrisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3667 testime, 789 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 1824 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 789 qytetarë, në këto bashki: 465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër.
Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Janar 2022)
Raste të reja ditore 789
Të shëruar në 24 orë 1824
Të shtruar në spitale 129
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3667
Testime totale 1,630,245
Raste pozitive 248,859
Raste të shëruara 222,508
Raste Aktive 23,039
Humbje jete 3,312
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10505
Fier 1855
Shkodër 1714
Elbasan 1638
Durrës 1456
Vlorë 1411
Gjirokastër 1179
Berat 946
Korçë 941
Lezhë 868
Kukës 285
Dibër 241
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DURRËS- Një shqiptar i lindur në Florida i është bashkuar Marinës amerikane. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada amerikane shkruan se Albi Jakova g...
TIRANË– Vëllai i Niko Hilës, 50-vjeçarit që ekzekutoi ish-gruan e tij, Xhuliana Topalli ka flur në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një prononci...
TIRANË– Është publikuar vendimi i qeverisë që i jep të drejtë një prej prindërve që ka fëmijë të mitur që të qëndrojë tre ditë pushim. Në Vendim...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 12 vite burgim t&eu...
TIRANË – Ambasada Gjermane në Shqipëri konfirmon se sektori i vizave në këtë institucion do të qëndrojë mbyllur deri në datën 28 janar. Fillimisht, s...
VLORË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi se lufta ndaj kultivimit të kanabisit do të zgjerohet nëpërmjet aplikimit ...
TIRANË– Mbasi dhunoi gruan e parë dhe u lirua nga burgu, edhe gruaja e dytë me të cilin bashkëjetoi e denoncoi. Por 38 vjeçari Arben Ço...
TIRANË– Babai i Xhuliana Topallit, 40-vjeçares që u vra para syve të tij nga ish-bashkëshorti Niko Hila ka deklaruar se nuk ka për ta falur ku...
Përfundojnë zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tirranë ku president u shpall Krenar Alimemeti me 44 vota pro 2 kundra dhe vetëm një abstenim. Kandidat...
TIRANË– Aktivistët e Qendrës Qytetare dolën ditën e sotme përballë Ministrisë së Arsimit, në shenjë revolte për mbylljen e shkollave dhe mungesës së ...