Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi të premten masën e sigurisë në arrest me burg për Dorian Petoku, i arrestuar dy vjet më parë, janar 2019, me qëllim ekstradimi për Itali, ku akuzohet për trafik narkotikësh në disa raste dhe në sasi të mëdha.
Petoku, i cili mbahet në qeli prej dy vjetësh në pritje të ekstradimit, kishte kërkuar shuarjen e masës për shkak të tejkalimit të afateve, por Gjykata e Apelit Shkodër ka arsyetuar se ai do të vijojë të qëndrojë në qeli, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës.
Siç del nga vendimet e gjyqësorit Petoku është përfshirë në një çështje të komplikuar ekstradimi, që zgjat prej dy vjetësh, ndërsa afatet e mbajtjes së tij në qeli po ashtu janë zgjatur disa herë për shkak të ndryshimit të kërkesës së drejtësisë italiane.
Nga një vendim tjetër i Gjykatës së Apelit në Shkodër, mbi aprovimin e zgjerimit të ekstradimit të Petokut, del se ndaj tij ishte marrë një vendim për ekstradim, i cili kishte marrë formë të prerë në dhjetor të vitit 2019, Por ky esktradimin nuk ishte ekzekutuar pasi Gjykata e Romës kishte kërkuar revokimin e tij dhe një ekstradim të ri bazuar në një urdhër të dytë arresti ndërkombëtar të lëshuar në maj 2019 me akuzën “trafikim të lendëve narkotike në mënyrë të përsëritur”.
Mbrojtja e Petokut ka kundërshtuar si zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe zgjerimin e ekstradimit, pas revokimit të vendimit të parë, por kjo nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit Shkodër.
Sipas asaj që thuhet në vendimin e gjykatës për “zgjerimin e ekstradimit”, Petoku ishte arrestuar në janar 2019. Policia atëherë njoftoi se ai kërkohej nga Interpoli pas urdhër arrestit ndërkombëtar nga Italia për trafikim nga Brazili të një sasie prej 644 kilogramësh kokainë në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar në Itali.
Menjëherë pas arrestimit ndaj tij filluan procedurat e ekstradimit. Njëra pas tjetrës gjykata e Lezhës, ajo e Apelit në Shkodër dhe Gjykata e Lartë lanë në fuqi vendimin për ekstradim. Vendimi mori formë të prerë në dhjetor 2019, por ekstradimi nuk u krye.
Gjykata e Apelit në vendimin për “zgjerimin e ekstradimit”, bën me dije, se kur çdo gjë ishte gati për ekstradim në bazë të urdhërit të parë të arrestit, drejtësia italiane kërkoi revokim dhe hapjen e një procedure të re ekstradimi. Sipas vendimit në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është e fundit në hallkat e shtetit shqiptar për ekstradimit, erdhën dy kërkesa nga Italia. Njëra për revokim të ekstradimit për të cilin ishte vendosur dhe tjetra për nisjen e procedurave për një ekstradim të dytë bazuar mbi urdhërin e arrestit të majit 2019.
Procedura për ekstradimin e dytë duket se ka vënë në siklet drejtësinë shqiptare. E përballur me situtën prej COVID-19 dhe pezullimin e punës për disa kohë, çështja që duhej të kishte përfunduar në pak muaj u shty disa herë. Petoku përmes avokatëve fillimisht kundërshtoi “zgjerimin e ekstradimit” dhe shuarjen e masës së sigurisë, por kërkesat e tij janë rrëzuar.
“Afatet e paraburgimit nuk duhen lidhur me momentin e caktimit të masës së sigurimit për efekt të kërkesës se parë të për ekstradim. Por për efekt të kërkesës se dytë për ekstradim, pasi kerkesa e parë siç u argumentua me lart është revokuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër. Ndërsa siç del nga vendimet ekstradimi për Petokun është miratuar për të dytën herë në gjykata.
Gjykata e Apelit citon procedurën e kërkuar nga Italia si arsye për vonesën, ndërsa po ashtu vë në dukje situatën e krijuar nga pandemia. “Është e vertetë se në raportin kalendarik afatet në gjykimin në shkallë të parë kanë kaluar. Por në kushtet e pandemisë dhe të akteve ligjore, janë vendosur pezullimet e afateve proceduriale”, thuhet në vendim.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HIMARË– Jugu i Shqipërisë është tronditur mëngjesin e sotëm nga lëkundje të forta tërmeti. Sipas raportimeve të faqeve që tregojnë detaje mbi tërmetet, mës...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al, Top Channel dhe Panorama dhe abcnews kanë në faqe të parë lajme në lidhj...
SHQIPËRI– Fermerët dhe një pjesë e banorëve në zona urbane duhet të blejnë ujë të pijshëm. Fermerët duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Ato kalojn...
TIRANË– Të infektohesh nga Covid 19 nuk prek vetëm frikën nga vdekja, por të rrënon edhe ekonomikisht. Një personi për të kuruar covidin në shtëpi i...
TIRANË– Trajtimi financiar për koronavirusin është i ndryshëm në varësi të gjendjes që kalon pacienti. Ai fillon nga 10 mijë lekë të rinj për asimpto...
DashiHëna në aspektin e favorshëm ju ndihmon të zgjidhni problemet, por kini kujdes të njëjtën gjë. Do të përjetoni pak padurim në punë.DemiNesër do të vuani në...
SHKODËR– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku i lënduar ka mbetur Eduart Lekndreaj.Buriem për Dosja.al bëjnë me dij...
ATHINË- Pamje të tjera dalin nga vendi ku ndodhi përplasja me armë zjarri në Greqi. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, në vendin e ngjarjes u pa ...
ITALI– Një baba “normal”, i vëmendshëm dhe i kujdesshëm, nga njëra anë, shitës kokaine, nga ana tjetër. Një 32-vjeçar shqiptar me histori u prangos...