LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqatave e Bashkive: Pasojat e rënda që do të shfaqen në ekonomi nga përsëritja e përmbytjeve

12 Janar 2021, 06:55 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Fermerët dhe një pjesë e banorëve në zona urbane duhet të blejnë ujë të pijshëm. Fermerët duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Ato kalojnë nëpër ujërat e thella deri në bel për t’u kthyer në shtëpi për të marrë çka mundet. Në disa zona përdorin varka të vogla, e disa të tjerë me veshje, çizme dhe varka të ardhura nga organizatat humanitare.

Ata duhet të shpërngulin bagëtitë e tyre në zona më të sigurta. Ata po lënë shtëpitë e tyre në mes të ujit, lënë të mirat dhe sendet e jetës së përditshme nën pushtetin e ujit. Qetësia e këtyre banorëve është prishur shumë. Siguria e tyre është rënduar shumë. Komoditeti te fëmijët, gratë, prindërit është dërrmuar. Jetesa në lagështirë dimërorë dhe nën një tjetër pushtet të rrezikshëm, siç është pandemia nga Covid -19 po dëmton rëndë çdo qelizë të jetës sociale. Ekonomia e tyre mund të bjerë në kolaps. Të gjithë po i shohin përmbytjet që po kthehen në katastrofa. Këto janë bërë aq të zakonshme sa që banorët e prekur së pari, por edhe shoqëria në tërësi po lodhet shumë, duke parë me sytë e tyre përjetimin nga pushteti i kontrolluar nga uji në zonat e përmbytura.

Keqtrajtimi i përmbytjeve

Qytetarët janë të inatosur. Institucionet shfaqin angazhimin e momentit. Faktorët politikë bëjnë lojën e tyre. Pushteti kërkon t’i largohet politikës dhe fton të tjerë t’i rrinë larg gjithashtu, por ndërkohë vetë sot e çon gjuhën te diskursi politik.

Kjo maxhorancë sot, kur ishte në opozitë dje ka bërë politikë me përmbytjet, e ndodhura në vitin 2010. Ky fakt historik duhet të shërbejë si mesazh dhe ndërgjegje politike për të gjithë aktorët dhe faktorët. Natyra nuk kursen asnjë, madje luan mirë dhe na rikthen kujtesën për shumë e shumë gjera.

Përmbytjet dhe katastrofa të tjera natyrore nuk janë fushatë dhe çështje zgjedhore, këtë duhet ta dimë mirë dhe mirë fare politikanët.

Edhe pse faktet historike kanë vlerën e tyre, e mira është të mos mbetemi peng i lojës krahasimore. Krahasimet duhet t’i bëjmë me pritshmëritë për mirë dhe jo me të shkuarën e keqe. Propaganda e asnjë lloji nuk shëron plagët nga përmbytjet dhe dëmet e tjera. Plagët shërohet nga gjuha e punës, nga puna pa propaganda.

Demi dhe ndikimi nga përmbytja

Akoma pa mbyllur zhdëmtimet nga përmbytjet e mëparshme ekonomia shqiptare po përballet me një fasho të re dëmshpërblimesh nga përmbytjet. Qindra njerëz të larguar, qindra banesa të mbushura me ujë, mijëra hektar sipërfaqe toke bujqësore të mbuluar plotësisht nga uji që shkon deri në 1 m lartësi në disa zona, shumë rrugë të prishura, shumë ura të shembura, shumë peme të thyera, shumë sera të mbytura, mijëra kope bagëtish të shpërngulura, shumë agregate bujqësore të dëmtuara, sistemi kullimi dhe të ujit të pijshëm të dëmtuar pjesërisht, përbëjnë mozaikun e shëmtuar të dëmeve dhe ndikimit nga kjo përmbytje.

Këto dëme i kushtojnë çdo të prekuri në radhë të parë. Por këto dëme i kushtojnë çdo qytetari shqiptar. Këto dëme i kushtojnë miliarda lekë ekonomisë tonë të përbashkët, kësaj ekonomie të lodhur nga vetvetja dhe politikat e këqija, por dhe nga pasojat që la tërmeti i vitit 2019 dhe nga pandemia të cilës i dimë fillimin, por jo fundin.

Përmbytja do të shfaqë pasoja të rënda dhe negative në jetën sociale- ekonomike në zonat e prekura. Ekonomia do të prekë zinxhirin e brendshëm të prodhimit dhe shpërndarjes bujqësore-blegtorale, si dhe do të këpusë hallkën e zinxhirit për tregtinë dhe partneritetin jashtë vendit. Rënia e prodhimit bujqësor dhe papunësia bëhen evidente nga kjo situatë sa hap e mbyll sytë. Nuk duhet harruar që sektori bujqësor në Shqipëri dhe pikërisht në zonat e përmbytura Fier, Vlorë, Lezhë, Shkodër etj ka një ndikim dhe kontribut të madh në ekonominë e vendit. Si rrjedhim edhe asetet dhe pasuria kombëtare preket nga këto pasoja.

Faktorët ndikues

Asnjë vend, zonë, qytetar apo institucion nuk është imun nga fatkeqësitë. Ndaj sot kudo në vende të zhvilluara, me qeverisje të mirë dhe transparente, me politikanë dhe politikë vizionare, i kushtohet vëmendje masave parandaluese ndaj fatkeqësive. Motoja është e thjeshtë: më mirë shpenzojmë pak sot për parandalim, se sa të shpenzojmë shumë fish nesër në përballimin e kostove dhe riaftësimin e jetës. Është i ditur historikisht se shkaku i fatkeqësive është një faktor i dyfishtë: natyra dhe njeriu.

Faktori natyrë nuk është në dorën e askujt, të asnjë institucioni, mund ta bësh parashikimin, por nuk e ke në kontroll. Ajo që duhet është që të kemi institucione dhe struktura te përgatitura për t’u përballur. Situata aktuale tregon se ne akoma nuk kemi aftësi dhe kapacitete të mjaftueshme në këtë drejtim. Mungon financimi me teknologji, burime njerëzore e shkencore.

Përmbytjet e herë pas hershme, këto vite tregojnë dhe nxjerrin në pah rolin e faktorit njeri. Shqipëria edhe me progresin që ka bërë, sërish demonstron aftësi tejet të kufizuare në menaxhimin e rreziqeve natyrore. Dëmet që shkakton njeriu në infrastrukturën e gjelbër, me prerje pemësh, me ndërtimi buzë lumenjve, përrenjve apo në vende me rrezik të lartë shembjeje dëshmon, që nuk e kemi kuptuar mirë çfarë na pret nga natyra. Po kështu infrastruktura mbi dhe nëntokësore le shumë për të dëshiruar nga pikëpamja teknike dhe cilësore. Por nëse ndërgjegjja qytetare nuk është sa duhet funksionale, atëherë duhet fuqishëm të veprojnë institucionet.

Çfarë duhet bërë

Bërja axhende publike e manaxhimit të rreziqeve dhe fatkeqësive kërkon vullnet dhe vizon të qeverisë dhe bashkive, kërkon strukturim të disa institucioneve të reja si psh: Instituti i Planifikimit, Inspektorati i Kontrollit të Sistemit të Kullimit, lumenjve e rrëshqitjeve, si dhe burime financiare të dedikuara për këtë qëllim, investime madhore në sistemin e kullimit dhe pastrimin e lumenjve.

Kush mban përgjegjësi?

Manaxhimi i rreziqeve në Shqipëri vë para përgjegjësisë këtë zinxhir institucionesh: pushtetin vendor, prefekturat, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe qeverinë me ministrat përkatës. Rastet e fatkeqësive herë pas here dëshmojnë një gatishmëri të momentit nga të gjithë institucionet. Por herë pas here dëshmojnë dhe mungesë koordinimi dhe përplasje politike. Por ajo që vihet re është se në momentin e fatkeqësive trajtohen vetëm simptomat dhe jo shkaku kryesor i problemit.

Edhe pse kuadri ligjor ka pësuar reformim sërish ajo që vihet re është fakti se manaxhimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore nuk është shndërruar akoma në vendin tonë në axhendë publike dhe politike, siç është kudo sot në botë, një çështje primare.

Çfarë duhet bërë? Bërja axhende publike e manaxhimit të rreziqeve dhe fatkeqësive kërkon vullnet dhe vizon të qeverisë dhe bashkive, kërkon strukturim të disa institucioneve të reja si psh: Instituti i Planifikimit, Inspektorati i Kontrollit të Sistemit të Kullimit, lumenjve e rrëshqitjeve, si dhe burime financiare të dedikuara për këtë qëllim, investime madhore në sistemin e kullimit dhe pastrimin e lumenjve.

Boll më 30 vjet me të njëjtat histori përmbytjesh të herëpashershme. Duhet investuar në sistem dhe jo ne sipërfaqe. Kullimi i dobët, rritja e popullsisë urbane dhe ndryshimi i formateve të përdorimit të tokës çojnë në rrezik më të lartë të përmbytjeve, këto i dimë të gjithë. Dimë dhe që pushteti është treguar i pavëmendshme për efektet e fatkeqësive. Ajo që nuk mësojmë është se sa dhe deri kur do vazhdojmë të përmbytemi?

*Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përmbajnë qëndrim të Revistës

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës