LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-bashkëpunëtor me Ermal Hoxhën, kolumbiani i kokainës së Xibrakës, Cesar Avila fiton ulje dënimi, gjykata zemërgjerë

25 Janar 2020, 21:49 Nga DOSJA
Ish-bashkëpunëtor me Ermal Hoxhën, kolumbiani i kokainës

FIER– Cesar Avila, kolumbiani i arrestuar në nëntor 2014, në laboratorin e Xibrakës ku përpunohej kokainë, ka përfituar së fundmi një ulje dënimi prej 90 ditësh për shkak të “sjelljes së mirë”. Për të njëjtat arsye, ai ka fituar një vit më parë edhe 50 ditë të tjera ulje dënimi, duke siguruar në këtë mënyrë një qëndrim më të pakët në burgjet shqiptare.

Në 15 janar 2020, Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Avilës, duke i ulur 90 ditë nga dënimi i tij. Avila është dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata për Krime të Rënda, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte krijuar një laborator përpunimi në Xibrakë të Elbasanit.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Avila dhe bashkëkombasi i tij, Valter Moreno, kishin mbërritur në Shqipëri në 5 nëntor 2014, për të ndihmuar grupin e drejtuar nga Ilir Hyseni dhe Genci Xhixho, që të kryenin ekstraktimin e kokainës nga lëndë të tjera. Së bashku me kolumbianët Avila dhe Moreno, gjatë operacionit u arrestuan edhe ai që konsiderohej si një ndër drejtuesit e grupit, Ilir Hyseni, si edhe Saimir Batku, Gentjan Gjonaj, Kelmend Dalipi, Ermal Hoxha dhe Arjan Dalipi. Personazhi kryesor i këtij grupi, Genci Xhixha, nuk u arrit të arrestohej. Opozita e djathtë akuzoi në atë kohë se, pas këtij grupi, fshiheshin persona që kishin lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, hetimet e prokurorit të çështjes, Olsian Çela, sot Kryeprokuror, nuk arritën të provonin këto lidhje. Gjatë gjykimit, të gjithë anëtarët e grupi u dënuan nga 10 deri në 15 vjet burgim. Kolumbani Cesar Avila u dënua me 12 vjet, të cilin po e kryen në burgun e Fierit. Pak javë më parë, ai dorëzoi në gjykatën e Fierit kërkesën për ulje dënimi, bazuar në ligjin “Për të drejtat e të burgosurve”. Gjatë procesit, të drejtuar nga gjyqtari Taulant Banushi, kërkesa e kolumbianit Avila u përkrah edhe nga administrata e burgut të Fierit.

Në akt-vlerësimin për Avilën, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt në institucion. Ai ka ndërtuar marrëdhënie të mira me personelin e institucionit dhe me bashkëvuajtesit, si dhe ka marrë pjesë në programet dhe veprimtaritë rehabilituese dhe ato me karakter kulturor dhe sportiv. Ai respekton ritet fetare dhe ka marrëdhënie të mira me familjen e ndihet përgjegjës për veprimet e kryera”.

Në konkluzion, sipas këtij akti vlerësimi, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari Cesar Avila ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt dhe është vlerësuar pozitivisht”.

Gjyqtari i çështjes, bazuar në kuadrin ligjor si edhe në karakteristikën e burgut të Fierit, ka vendosur në 15 Janar 2020 që të pranojë kërkesën e kolumbianit dhe t’i akordojë 90 ditë ulje dënimi. Nga të dhënat zyrtare të Gjykatës së Fierit, rezulton se Cesar Avila ka përfituar një ulje dënimi 50-ditore edhe në Dhjetor 2018. Edhe në atë kohë, Avila ka kërkuar ulje dënimi të plotë 90-ditore. Por gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën, duke konstatuar se sjellja e tij ishte e mirë, por “jo në kufijtë e asaj që konsiderohet shembullore”. Gjithashtu, po nga të dhënat zyrtare, rezulton se edhe miku i Avilas, kolumbiani tjetër i “Xibrakës”, Valter Moreno, ka përfituar një ulje dënimi 80-ditore, në bazë të vendimit të gjykatës së Fierit, të datës 27 Dhjetor 2018.

Marrë nga BoldNews

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceasar avila dosja xibraka ermal hoxha ceasar avila dosja xibraka ermal hoxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Janar 2020, 18:07

GREQI– Policia greke ka zbardhur emrat dhe fotot e anëtarëve të grupit që u kapën me 1. Kokainë në fshatin Astakos të Agrinjos pranë Patras gjatë një aksioni në...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet