LIVE UPDATES
Insights

“Caja” si krim i mosleximit të së shkuarës

17 Prill 2019, 19:00 Nga DOSJA
“Caja” si krim i mosleximit të së shkuarës

Intervista plot krenari për të shkuarën e tij e një prej drejtuesve të burgut famëkeq të Qafë Barit, Edmond Caja, është ndoshta firma më publike e betejës, që ne si shoqëri kemi humbur në këto 28 vite përballë së shkuarës sonë nën diktaturë. Do të ishte jo vetëm kotësi, por edhe një ushqim për t’i dhënë shansin lumit të helmit dhe qelbit nëse për Cajën, apo edhe deputetin Braho, të vijonim replikën lidhur me të vërtetat apo të pavërtetat e shkrimeve dhe intervistave të tyre gjatë fundjavës që shkoi. Ata dhe miqtë e tyre kanë treguar prej kohësh se nuk kanë asnjë pendesë për atë çfarë kanë bërë në atë kohë, kështu që është e kotë të shpresojmë se ata do pendohen dhe do rrëfejnë krimet. Madje, pas 28 vitesh, të futur me forcë në jetën politike dhe publike, përmes zgjedhjeve apo biznesit, shumica prej tyre do të kërkojë me ngulm që të moralizojë atë të shkuar – dhe kjo duhet të na shqetësojë më shumë se gjithçka.

Rrëfimi i Cajës, në pamje të parë është një trishtim, pasi ndeshesh me kurajën e një persekutori që guxon të marrë nëpër gojë këdo që ka pasur nën përgjegjësinë e tij në burgun famëkeq. Ai flet sot sikur e kanë zhgënjyer kolegët e tij, ndërkohë që të dënuarit nuk kishin as shansin më të vogël të kishin as fjalën e as dinjitetin e tyre, në një vend ku njerëzorja kishte rënë në honin më të thellë dhe më të errët. Dhe, për të gjithë ata që nuk e dinë, Caja ka qenë ekzekutues i një projekti të hartuar nga Mehmet Shehu që në vitin 1953, që sugjeronte futjen me çdo kusht në radhët e agjentëve të Sigurimit nga shtresat e përndjekura, nga ishpronarët, me qëllim që kur të rrëzohej pushteti, të kishin mundësi t’i akuzonin ata. Dhe Caja këtë lojë të akuzave delegjitimuese ka vijuar, duke gjetur një terren të brishtë të shoqërisë shqiptare, e cila është çmësuar me të vërtetën për pesëdhjetë vite e që e vijon ta trashëgojë këtë frikë, duke lënë mënjanë të vërtetat e së shkuarës.

Madje, Caja guxon të shprehet se po e bënte rrëfimin për të ruajtur nderin e fëmijëve të tij, duke shpërfillur kështu faktin se ende shumë qytetarë shqiptarë nuk dinë të vërtetën se si janë çnderuar prindërit apo gjyshërit e tyre, që Caja guxon të na i përshkruajë se i paskësh “respektuar” dhe “mirëpritur” gjatë kohës që drejtonte “kampin e dhunës dhe denatyrimit”. Gjithashtu, përmes artit të pafytyrësisë dhe mungesës së guximit për të qenë një herë në jetën e tij të paktën, Njeri, Caja nis të vërë në akuzë këdo që mund ta diskreditojë për krimet e tij, duke përdorur insinuata kërcënuese dhe fyese për ta. Madje, së bashku me Brahon ndërtojnë korin e sorrave, duke hedhur në treg idenë e “agjentit rus” për të shkolluarin në Moskë, z. Tufa. Por kjo e fundit vetëm sa i jep pamje më të qartë ligësisë, pasi ata besojnë se ende janë në fuqi metodologjitë e delegjitimimit të tjetrit, të kërcënimit të hapur si në kohën kur ata drejtonin dhe gjykonin nën frymën e partisë. (Me gjasë, ata kanë parë në ëndërr edhe një xhip të kohës së tyre, që ndalon përpara derës së shtëpisë së Agron Tufës dhe e merr në hekura përpara syve të fqinjëve, që duhet të jenë të tmerruar. Dhe me dëshirë ata do e bënin, madje edhe për Gazmend Kapllanin që është profesor në Amerikë dhe shkrimtar i përkthyer në disa gjuhë).

Guximi i Cajës për t’u krenuar për atë që ka bërë në vitet që drejtonte burgun famëkeq është kambana e madhe për shoqërinë shqiptare, që rrezikon që të mos ketë shanse të dijë të vërtetën e asaj që ka ndodhur për pesëdhjetë vite, që të njihet me mënyrat çnjerëzore përmes së cilave kanë kaluar një pjesë e mirë e shqiptarëve, e gjyshërve dhe e prindërve tanë.

Nuk është e udhës të shënojmë këtu emrat e të internuarve, të të pushkatuarve (herë me gjyqe e herë pa gjyqe, e herë me dënime pas vdekjes) dhe të të dhunuarve gjatë diktaturës. Është koha të peshojmë pasojat e pafuqisë sonë për të thënë të vërtetën, për të bërë një gjyq moral mbi të shkuarën tonë. Alarmi ra edhe dy vite më parë, kur një vëzhgim i OSBE-së nxirrte në shifra alarmante nostalgjikët e komunizmit. Dhe për këtë duhet të mbajmë përgjegjësi të gjithë, që kemi lejuar që në vend të At Zef Pllumit të lexohet Shefqet Musaraj, Nasho Jorgaqi apo Neshat Tozaj. Ne duhet të mbajmë përgjegjësi që nuk arritëm të mbështesim zëra si Fatos Kongoli, i cili kur rrëfeu historinë e tij me kolegun Hysenil Dume (romani “Iluzione në sirtar), ish-kolegët e tij që i shërbyen regjimit, ish-sigurimit dhe gjithë makinerisë së diktaturës, iu sulën për shkak se u hapi një rrugë që nuk duhej shkelur.

Caja është sot njolla jonë e errët, e pafuqisë sonë për të guxuar të themi të vërtetën. Ai është skica më e qartë për të na treguar se ata nuk pendohen. Ata nuk do guxojnë kurrë t’u kërkojnë falje atyre familjeve që ende nuk gjejnë të afërmit e tyre. Madje, ai dhe të tjerë do guxojnë të kthehen me historitë e tyre “plot humanizëm” dhe do krenohen se sot dalin emrat në lista të atyre që duhet të dëmshpërblehen për persekutimin dhe burgimin, duke kërkuar dekoratën se atyre po u jepet haku, por pa guxuar kurrë të rrëfejnë se nuk ka asnjë çmim që mund t’ua kthejë atyre kohën në burgje, apo dinjitetin e përdhosur nga persekutimet, dhunimet dhe përbaltosja publike.

Caja i ka avokatët e vet. I ka në politikën dhe jetën publike, i ka në vendimmarrje, i ka të fuqishëm në biznese e media. Dhe, nuk është fare rastësi që si ai të kemi nesër udhërrëfyes për të shkruar “historinë e lavdishme të jetës edukative në burgjet e komunizmit”, një libër që do të tentojë të zërë në shkolla vendin e librave të At Zef Pllumit, Ejll Çobës, Lek Pervizit, Agim Mustës, Visar Zhitit, e shumë të tjerëve që vuajtën në ato burgje e kampe internimi. E, nëse nuk e bëjmë sot një përpjekje për të debatuar për rrëzimin e njeriut në komunizëm, atëherë kjo nuk do jetë një shaka… Historia se si e gjatë komunizmit, ideologët e asaj kohe e kanë ndryshuar të vërtetën për Mbretin Zog apo për Luftën, edhe pse kishin shumë bashkëkohës të asaj periudhe të gjallë, tregon se ata e dinë rëndësinë që ka mbajtja në këmbë e historisë sipas versionit të tyre, e të vërtetës sipas tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione agim baci edmond caja agim baci edmond caja

Sondazh

Poll
Insights 12 Prill 2019, 21:24

Jemi kthyer në fis te Margjeloja

Më habiste Gustave Le Bon kur një shekull më parë theksonte një ide shumë të çuditshme për mua. Ai theksonte te “psikologjia e turmave” që ku...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet