LIVE UPDATES
Insights

Media të thotë të vërtetën, për të mbajtur qeverinë në kontroll

12 Prill 2019, 12:26 Nga DOSJA
Media të thotë të vërtetën, për të mbajtur

TIRANË- Kur më ftuan sot, më kërkuan të të flisja në lidhje me lirinë e shtypit, marrëdhënien ndërmjet medias dhe politikës dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët shqiptarë.

Çfarë i bashkon këto tre tema? E vërteta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë shtypin e lirë si një shtyllë e themelore e demokracisë. Ne e vlerësojmë lirinë e shtypit si një komponent kyç të qeverisjes demokratike. Pse? Sepse ne besojmë se kur media është e lirë të bëjë detyrën e saj, qytetarët janë më të informuar, aktiv, dhe të angazhuar në vendim-marrje politike. Është gjithmonë më mirë të kesh qytetarë të informuar dhe të kufizosh kontrollin e qeverisë mbi infomracionin në mënyrë që qytetarët të mund t’i japin formë vendimeve të qeverisë dhe të kontrollojnë fuqinë e politikanëve. Një demokraci duhet qeverisur nga qytetarët për qytetarët.

Një media e lirë është gjithashtu e mundur të përmbushë rolin e saj në demokraci – ta bëjë qeverinë përgjegjëse. Media shërben si një watchdog për të siguruar që qeveritë po u shërbejnë njerëzve me ndershmëri, në përputhje me ligjin dhe po i përmbushin detyrat e tyre. Në Shtetet e Bashkuara, media shpesh konsiderohet si shtylla e katërt e demokracisë. Edhe pse nuk është zyrtarisht pjesë e sistemit tonë të qeverisjes, media – së bashku me degët e ekzekutivit, drejtësisë, dhe legjislativit – luan një rol vital. Për ne ajo është një pjesë e rëndësishme e sistemit tonë të kontrollit dhe balancës.

Për ta mbajtur qeverinë në kontroll, media duhet të thotë të vërtetën. Kur del në dritë një shkelje e ligjit, mashtrim apo korrupsion, është detyrë e medias ta raportojë atë – në mënyrë të paanshme dhe me saktësi. Është detyrë e medias t’i tregojë të vërtetën qytetarëve në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në demokraci si qytetarë të mirëinformuar.

Marrëdhënia ndërmjet medias dhe politikës zë një vend të rëndësishëm në këtë diskutim. Pavarësia është një e drejtë që media duhet ta gëzojë në një demokraci të shëndetshme. Asnjë qeveri nuk duhet të ruajë portën, duke vendosur se çfarë informacioni duhet t’u jepet qytetarëve, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e vërtetë.

Në punën time, unë merrem me median çdo ditë. Shpesh më kanë pyetur, “Si ja bën për t’u marrë me rivalët e tu çdo ditë?” Përgjigjja ime është gjithnjë e njëjtë: pikënisja e pyetjes është e gabuar. Një perceptim i zakontë ndër zëdhënësit është se gazetarët janë aty për të të zënë mat. Realiteti është se, nëse unë po flas me median, edhe gazatari edhe unë kemi një punë për të bërë. Gazetari duhet të kërkojë të vërtetëtn. Unë? Unë kam një hisotri për të treguar. Unë kam informacionin që dua ta prezantoj si një profesionistë në fushën e komunikimit. Si zëdhënës i një qeverie, është detyra ime të jap informacione në emër të popullit amerikan. Në qoftë se unë e bëj punën time si duhet, edhe gazetari edhe unë do të largohemi duke marrë atë që duam.

Për fat të keq, ajo që shohim sot në Shqipëri është një hapësirë mediatike që bëhet gjithnjë e më e njëanshme. Më shumë se kurrë më parë, pronarët e mediave kanë një ndikim më të fortë në atë çfarë raportohet dhe se si mbulohet. Shohim aktorë të këqinj, si këta pronarë apo ata me influencë në këtë vend, të cilët e përdorin median për të kërcënuar me shantazh bizneset ndërkombëtare me qëllim që të dekurajojnë investimet dhe t’i hapin rrugën interesave të tyre personale. Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interestin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan.

Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia qe duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqëndrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një person, biznesi, apo një partie politike.

Por ka shpresë. Ju të gjithë mund të ndihmoni për ta ndryshuar këtë.

Në qoftë se ju do të përpiqeni të nxirrni në pah të vërtetën, ju do të ndihmoni jo vetëm për t’i dhënë formë të ardhmes së Shqipërisë, por edhe të kontribuoni në një shoqeri që funksionon më mirë. Ju mund të informoni dhe t’i përgatisni fqinjët dhe bashkëqytetarët qytetarët tuaj duke ju dhënë atyre informacionin e nevojshëm për tu bëre qytetarë më të mirë.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Ne, Ambasada e ShBA jemi shumë të interesuar të shohim një media të lirë e të pavarur në Shqipëri, dhe ne mbështesim interesat tona me premtimet tona. Prej shumë vitesh, ne kemi investuar në të ardhmen e gazetarisë shqiptare. Çdo vit ne dërgojmë në Shtetet e Bashkuara  disa gazetarë shqiptar për t’i njohur ata me hapësirën mediatike amerikane. Ata mësojnë nga organizatat aktiviste dhe nga ato që trajnojnë gazetarët amerikanë. Këtë e bëjmë me shpresën që këta pjesëmarrës do të mësojnë diçka të dobishme nga sistemi amerikan dhe do ta sjellin atë në Shqipëri. E bëjmë këtë me shpresën që ata të mund të rrisin standartet editoriale, të ndihmojnë në ngritjen e një etike gazetarie këtu (në Shqipëri), dhe të përmirësojnë metodat që përdorin gazetarët për të përcaktuar se cila është e vërteta dhe për ta nxjerr atë në shesh.

Një nga njerëzit tuaj këtu është përfitues i këtyre programeve. Profesor Erlis Çela, Shefi i Departamentit të Komunikimit mori pjesë në një nga këto programe vitin e kaluar. Ne sapo kemi marrë lajmin që tre prej kolegëve tuaj studentë këtu në Universitetin Beder do të marrin pjesë në një program të kësaj natyre këtë verë. Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e frutshme dhe jut ë gjithë të mund të përfitoni prej asaj që ato do të mësojnë.

Ne po investojmë burime kohore, njerëzore dhe financiare këtu në Shqipëri për të krijuar akoma më shumë mundësi për ata që kërkojnë të thonë të vërtetën. Programi ynë Laboratori i Gazetarisë Investigative është tani në vitin e tij të tretë. Ky është një program një-vjeçar që ofron përvojë praktike për 10-12 të rinj që aspirojnë të bëhen gazetarë, duke ju dhënë atyre aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të bërë një kërkim më të mirë dhe për të treguar ngjarje interesante.

Gazetarët investigativ janë përgjegjës për disa nga ngjarjet më të rëndësishme në gazetari. Watergate, raportimi i të drejtave civile, dhe ekspozimi i çështjes Iran-Contra janë vetëm disa shembuj nga Shtetet e Bashkuara që dëshmojnë se si gazetaria investigative nxorri në shesh të vërtetën dhe ndryshoi politikat dhe politikanët tanë. Gazetarët e realizuan këtë nëpërmjet një kërkimi të plotë dhe një mjeshtrie rrëfyese për të siguruar që qytetarët amerikanë të mund të  shihnin të vërtetën që gazetarët kishin zbuluar.

Kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri. Ambasada e Shteteve të Bashkuara, së bashku me Ambasadën Hollandeze dhe Zvicerane janë vendosur në partneritet me Radio Televizionin Shqiptar për të prodhuar programin televiziv 31 minuta që transmetohet çdo dy javë. Nëse nuk keni patur mundësi ta shikoni, mund të gjeni link-un e disa prej atyre historive në faqen tonë të Facebook. Duke ju dhënë pjesëmarrësve në programin tonë të Laboratorit e Gazetarisë Investigative një platformë për të praktikuar profesionin e tyre, ne shpresojmë se ata do të rrisin ndjeshmërinë ndaj ngjarjeve interesante dhe të rëndësishme. Dhe më e rëndësishmja, ne shpresojmë që do të gjejnë dhe do të transmetojnë të vërtetën.

Për ta përmbyllur, do ta përfundoj si e nisa. Me një sfidë: dilni në terren, kërkoni të vërtetën dhe tregoni të vërtetën. Ju keni mundësinë t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë. Nëse do të zgjidhni të rrëfeni të vërtetën, ne do të jemi pranë jush për t’ju mbështetur dhe për të promovuar punën tuaj.

*Fjala e Shefit të Marrëdhënieve me Publikun Beckmann për Studentët e Gazetarisë, mbajtur në universitetin Beder

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog brian beckmann media e lire shefit të marrëdhënieve me publikun thoni te verteten brian beckmann media e lire shefit të marrëdhënieve me publikun thoni te verteten

Sondazh

Poll
Insights 11 Prill 2019, 05:27

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të tetë milionë eurove, në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendëshëm i ës...

Insights 10 Prill 2019, 20:41

Po! Jam ku*vë, po ti çfarë je?

S’kam për ta harruar herën e parë që e dëgjova këtë fjalë nga aq afër, më tingëlloi pisët mu tek veshët e mi. Sa kisha filluar gjimnazin dhe ecja me Anën jashtë...

Insights 10 Prill 2019, 13:50

Erioni gënjen Veliajn

Kështu përmblidhet me tre fjalë thelbi i emisionit “Alsberg” i gazetarit Artur Çani. Nëpërmjet disa sekuencave të intervistave të Lali Erit nëpër kohë dë...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale