LIVE UPDATES
Bota

Bullgaria duhet të heqë veton! Zbehet shpresa për çeljen e negociatave për Shkupin me BE-në

16 Maj 2021, 05:31 Nga DOSJA
Bullgaria duhet të heqë veton! Zbehet shpresa për çeljen e

MAQEDONI E VERIUT- Bullgaria duhet të heqë veton dhe t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pasi çdo ditë e humbur nënkupton humbje të shpresës së qytetarëve, të cilët ende besojnë se do të kenë jetë më të mirë, pikërisht për shkak të anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thotë ish-diplomati, Lupço Arsovski.

Ai thotë se heqja e vetos nuk do të ishte humbje për Sofjen, pasi ajo do të ketë edhe mundësi të shumta për bllokim të anëtarësimit nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje deri në anëtarësimin e plotë, apo nëse Shkupi devijon nga marrëveshja eventuale mes dy vendeve.

Mendoj se është e nevojshme që bisedimet e anëtarësimit të nisin, ndërsa komisioni i përzier, me ndihmën e ekspertëve, të vazhdojnë punën në aspektin shkencor. Bullgaria duhet ta ketë të qartë se nuk mundet në pafundësi të kushtëzojë, sikur që edhe ne nuk do të mundemi në vazhdimësi të lëshojmë pe dhe të kthehemi pas apo të përkeqësojmë dhe më shumë pozicionin tonë”, thotë Arsovski.

Por, Bullgaria mbetet në qëndrimin e saj për mosheqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re të përkohshme, e cila fokusin kryesor do ta ketë tek organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen më 11 korrik.

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Stefan Stojev, ka thënë se qëndrimi i Sofjes është miratuar me konsensus nga të gjitha forcat politike në Parlamentin bullgar dhe se qeveria e përkohshme nuk ka asnjë autoritet për ta ndryshuar atë pozicion-kornizë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, para zgjedhjes që qeverisë së re bullgare, kishte deklaruar se pret sinjale pozitive për një zhbllokim të mundshëm deri në qershor, por duke përjashtuar çdo mundësi që me Sofjen të bisedohet për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, që janë kërkesat kryesore të palës bullgare.

Ish-diplomati Muhamed Halili, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pa marrëveshje politike me Sofjen, asnjëherë nuk do të mund të ketë zhbllokim të procesit negociues. Ai thotë se në rast të mungesës së kapacitetit për bisedime, atëherë duhet parë dhe mundësinë e një ndërmjetësimi të jashtëm.

“Nuk mund të ketë negociata pa u marr vesh me bullgarët dhe çështja se si do të merren vesh me bullgarët është punë e dy qeverive. Në qoftë se nuk kapacitet të merren vesh, atëherë mund të ketë ndërmjetësim nga jashtë dhe ne e dëgjuam një deklaratë të ministrit të Jashtëm gjerman (Heiko Maas) se janë të gatshëm për këtë nëse kërkohet që të ndërmjetësojnë. Pra, ky kontesti nuk është punë deklaratash, por për përmbushje të kritereve që dikush i kërkon dhe është në pozitë të vendosë veto për këto kërkesa”, thotë Halili.

Dy vendet më 2 gusht të vitit 2017 kishin arritur një Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe për të zbatuar dispozitat e saj, kishin formuar dhe komisione për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me të kaluarën historike. Por, deri më tani, puna e këtij komisioni nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret.

Mire Mlladenovski, historian, thotë se mosmarrëveshjen duhet të zgjidhen bazuar në dëshirën e dy shteteve për fqinjësi të mirë dhe raporte të mira ndërshtetërore. Ai nuk beson se ndonjë ndërhyrje nga jashtë mund të rezultojë me sukses, siç përmendet ndërmjetësimi i Gjermanisë apo i ndonjë shteti tjetër.

Vlerësoj se sikur ketë ndonjë angazhim të jashtëm procesi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes vetëm se mund të stërgjatet, pasi ne jemi dëshmitarë në rastin me Greqinë. Kishim bisedime që zgjatën gati 30 vjet, ndërhyrje të shumta nga jashtë dhe asgjë nuk u bë. Problemi u zgjidh nën presionin e kohës dhe të fqinjit tonë jugor. Tani kemi të njëjtën situatë dhe nëse nuk kemi mësuar nga e kaluara, ne nuk do të lëvizim nga ky pozicion”, thotë Mlladenovski.

Bullgaria në nëntor të vitit 2020 bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar atë me arritjen e marrëveshjes lidhur me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni integrimi i maqedonise ne be vetoja e bullgarise integrimi i maqedonise ne be vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra