LIVE UPDATES
Bota

VOA: Reagime pas goditjes së zyrave të agjensive AP dhe Al Jazeera në Gaza

15 Maj 2021, 21:04 Nga DOSJA
VOA: Reagime pas goditjes së zyrave të agjensive AP dhe Al Jazeera

Një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza, ku ndodhen zyrat e agjensive Associated Press dhe Al-Jazeera, u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite të shtunën, pasi vazhdon të përshkallëzohet dhuna më e ashpër midis Izraelit dhe militantëve palestinezë që nga viti 2014.

Avionët izraelitë kryen sulme ajrore në Gaza dhe militantët e Hamasit u përgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael, ndërsa dhuna midis të dy palëve vazhdoi në natën e pestë. Një ndërtesë 12-katëshe, me apartamente dhe zyra të tjera përveç organizatave mediatike, u rrëzua nga raketat izraelite pasi pronari i ndërtesës mori një paralajmërim me telefon nga ushtria izraelite një orë para sulmit se do të goditej.

Punonjësit e AP dhe banorët e tjerë u evakuuan menjëherë, por Al-Jazeera vazhdoi të transmetonte sulmet ajrore ndërsa ndërtesa u shemb.

“Al-Jazeera nuk do të heshtë”, tha një drejtuese në transmetim. “Ne mund t’ju garantojmë për këtë.”

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i agjensisë AP, Gary Pruitt tha në një deklaratë se organizata e lajmeve ishte “e tronditur dhe e tmerruar” për sulmin ndaj ndërtesës, ndërsa vuri në dukje se mori një paralajmërim nga Izraeli.

Zoti Pruitt tha se AP po kërkon informacion nga Izraeli dhe Departamenti amerikan i Shtetit në lidhje me sulmin, nga i cili 12 punonjës “shmangën për pak një humbje të tmerrshme të jetës”.

“Bota do të dijë më pak për atë që po ndodh në Gaza për shkak të këtij sulmi që ndodhi sot,” paralajmëroi zoti Pruitt.

Drejtori i përgjithshëm në detyrë i rrjetit Al Jazeera, Dr Mostefa Souag, e quajti sulmin ajror “barbar” dhe tha se Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi.

Ushtria izraelite tha pa dhënë prova se e shkatërroi ndërtesën sepse operativët e inteligjencës brenda grupit militant islamik Hamas, po përdornin zyrat e medias si “mburoja njerëzore”.

Qëllimi i këtij krimi të rëndë është të heshtë median, të fshehë masakrën dhe vuajtjet e patreguara të njerëzve të Gazës,” tha ai në një deklaratë. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Nënkoloneli Jonathan Conricus hodhi poshtë idenë se Izraeli po kërkonte t’i mbyllte gojën medias. “Kjo është plotësisht e gabuar, media nuk është në shënjestër,” i tha ai agjencisë Reuters.

Ushtria izraelite tha pa dhënë prova se e shkatërroi ndërtesën sepse operativët e inteligjencës brenda grupit militant islamik Hamas, po përdornin zyrat e medias si “mburoja njerëzore”.

Ushtria izraelite ka thënë gjatë gati një jave konflikti intensiv se sulmet e saj ndaj ndërtesave në Gaza kanë për qëllim goditjen e objektivave të përdorura nga Hamasi, grupi islamik që drejton enklavën.

Militantët e Hamasit kanë hedhur më shumë se 2,000 raketa në drejtim të Izraelit gjatë dhunës së fundit. Mjekët palestinezë thonë se të paktën 140 njerëz, përfshirë 39 fëmijë, janë vrarë në Gaza. Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

PRESIDENTI AMERIKAN BISEDON ME KRYEMINISTRIN NETANYAHU DHE PRESIDENTIN ABBAS

Presidenti amerikan Joe Biden foli me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën.

Presidneti Biden rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara “mbështesin fuqishëm të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa nga Hamas” në thirrjen që pati me zotin Netanyahu.

Presidenti Biden foli edhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas duke i përçuar mesazhin e angazhimit amerikan për të forcuar partneritetin e Shteteve të Bashkuara me palestinezët. Shkatërrimi i ndërtesës erdhi një ditë pasi i dërguari i Presidentit Biden, Hady Amr mbërriti në Izrael mes përpjekjeve diplomatike për të rivendosur qetësinë.

I pyetur përse u shkatërrua e gjithë ndërtesa nënkoloneli Conricus tha: “Nuk kishte asnjë mënyrë për të shkatërruar vetëm objektet e Hamasit që ishin në ndërtesë. Ata zunë disa kate në ndërtesë dhe ishte e pamundur të rrëzoheshin vetëm ato. U konsiderua e nevojshme që e gjithë ndërtesa të shembej “.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Presidentit amerikan Joe Biden në një telefonatë se Izraeli po bën gjithçka për të shmangur dëmtimin e civilëve në luftimet e tij me Hamasin dhe grupet e tjera në Gaza.

Netanyahu tha se prova për këtë ishte se gjatë sulmeve të fundit izraelite në kullat shumëkatëshe “në të cilat grupet terroriste u sulmuan nga ushtria, civilët u evakuuan”, thuhet në një përmbledhje të bisedës telefonike që u bë publike nga zyra e Kryeministrit Netanyahu.

Klubi Kombëtar i Shtypit me qendër në Uashington tha se sulmi i së shtunës në ndërtesën në Gaza kishte pasuar “bombardimet nga avionët luftarakë izraelitë të dy ndërtesave të tjera që strehonin më shumë se 12 media” më 11 dhe 12 maj.

“Kjo prirje shtron pyetjen nëse forcat izraelite po sulmojnë këto agjensi për të dëmtuar mbulimin e pavarur dhe të saktë të konfliktit,” tha grupi në një deklaratë.

Një raport i rrjetit Al Jazeera mbi sulmin, i publikuar në faqen e tij në internet në gjuhën angleze, citoi gazetarin Safwat al-Kahlout të thoshte: “Unë kam punuar këtu për 11 vjet. Kam mbuluar shumë ngjarje nga kjo ndërtesë, ne kemi përjetuar përvoja personale. Tani gjithçka, në dy sekonda, u zhduk. ”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki shkroi në Twitter, “Ne u kemi komunikuar drejtpërdrejt izraelitëve se garantimi i sigurisë dhe i sigurisë së gazetarëve dhe mediave të pavarura është një përgjegjësi kryesore”.

Ndërtesa u shkatërrua disa orë pasi një tjetër sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh të mbipopulluar vrau të paktën 10 palestinezë, kryesisht fëmijë. Ishte sulmi i vetëm vdekjeprurës ajror që kur dhuna filloi të intensifikohej në fillim të kësaj jave. Një tjetër sulm ajror vrau të paktën dy njerëz, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Tensionet u shtuan më tej të shtunën ndërsa palestinezët shënuan Ditën Nakba ose Ditën e Katastrofës, duke përkujtuar shkatërrimin e atdheut palestinez në vitin 1948 për krijimin e Izraelit.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet