Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
AMERIKA E JUGUT – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Brazili mbylli serinë e pesë ndeshjeve të ditës së 12-të të kualifikueseve për botërorin “Katar 2022” në zonën e CONMEBOL.
Brazili u rikthye te fitoret dhe vazhdon i sigurt rrugën e tyre drejt “Katar 2022”, ku Neymar dhe Raphinha mahnitën në fitoren 4-1 kundër Uruguajit. “Selecao”, e konkretizoi epërsinë me dy gola brenda 18 minutave përmes goditjeve të Neymar (10’) dhe Raphinha (18’). Do të ishte sërish Raphina (58’), që do të dyfishonte llogarinë e tij, përpara se Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa (86’), do të fiksonte rezultatin final të ndeshjes dhe fitoren 4-1 të Brazilit.
Portieri i Uruguajit, Fernando Muslera, parandaloi rezultatin të ishte më i shëmtuar në ndeshjen e zhvilluar në Manaus. Goditja e lirë e Luis Suarez (77’), ishte goli i ngushëllimit për miqtë, të cilëve iu anulluar nga sistemi VAR edhe një gol i Edison Cavanit (56’) për pozicion jashtë loje.
Argjentina e zgjeroi rekordin e saj në 25 ndeshje pa u mposhtur, pasi Lautaro Martinez siguroi fitoren 1-0 ndaj Perusë, në kualifikueset e Kupës së Botës të zhvilluar në Monumental. “Celestët” e gjetën golin që në minutën e 9-të, por goditja me kokë e Cristian Romero, u konsiderua në pozicion jashtë loje, pas një rishikimi të gjatë të VAR.
Pastaj, pa u mbyllur pjesa e pare, do të vinte goditja me kokë e Lautaro Martinez (43’) për të fiksuar rezultatin dhe bërë Argjentinën të pathyeshme në rrugën drejt “Katar 2022”.
36-vjeçari Jefferson Farfan erdhi nga stoli për të bërë paraqitjen e tij të 100-të ndërkombëtare me Perunë. Dhe ai bëri një ndikim të menjëhershëm në lojën e miqve, duke fituar edhe një penallti pasi u rrëzua nga Emiliano Martinez. Por Yotun (65’) goditi traversën, duke shpërdoruar rastin për të barazuar.
Kampionët e “Copa America”, të udhëhequr nga Lionel Scaloni, nuk kanë humbur që nga korriku 2019. Ndërsa thatësira e Perusë vazhdon, ajo ka 17 ndeshje pa fituar kundër Argjentinës në kualifikueset e Kupës së Botës, që datojnë në vitin 1985.
Ashtu siç pritej, Kili nuk e kishte të vështirë fitoren 3-0 ndaj Venezuelës, që mbyll tabelën e renditjes në zonën e Amerikës së Jugut. Pulgar (18’, 37’) do të realizonte dy herë, për t’i lënë radhën Brereton (73’) të shënonte golin e tretë dhe fiksonte shifrat 3-0 të ndeshjes.
Në mesnatën e djeshme, Kolumbia ka barazuar 0-0 me Ekuadorin, ndërsa Bolivia ka shpartalluar 4-0 Paraguajin. Ramallo (21’), Villarroel (53’), Abrego (84’) dhe Fernandez (90’+4), ishin autorë të golave.
B.T (Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Kandidati për President i Federatës Shqiptare të Futbollit Dritan Shakohoxha është bërë ‘një’ me tifozët kuqezi. Të martën në mbrëmje, Shakoh...
FRANCË-Samir Nasri ka tërhequr vëmendjen në ndeshjen e bamirësisë që Team UNICEF zhvilloi me legjendat e Marseille, të mbledhur nga Didier Drogba.Ish-futbo...
FRANCË-Më 5 maj nuk do të luhet më futboll në Francë. Parlamenti miratoi përfundimisht me një votim të senatit, një projekt -ligj që parashikon që asnjë nd...
EUROPË-Football Benchmark di Kpmg ka publikuar të rejat e fundit mbi vlerat e lojtarëve më të mirë. Në përgjithësi, të dhënat mbi vlerën e përgjithshme të ...
ANGLI – Rikthimi i Claudio Ranieri në Premier League te Watford, ka rritur interesimin e mediave në Angli. Trajneri italian ishte njeriu, i cili fitoi tit...
FRANCË-Presidenti francez Emmanuel Macron braktisi për një moment kostumin e zyrtarit dhe për disa minuta u shndërrua në futbollist.Macron luajti në mesfus...
SPANJË-Barcelona po përjeton një nga momentet më të vështira, problemet ekonomike kanë krijuar edhe më shumë tension rreth klubit katalanas. Sikur e gjithë...
TIRANE – Ngjarja e shëmtuar e hedhjes së sendeve të forta dhe bidonave të ujit ndaj lojtarëve polakë, në ndeshje kualifikuese të Botërorit, ka dëmtuar jo ...
ITALI-Një nga dokumentarët më të fundit të prodhuar nga Netflix quhet “Ana e errët e sportit”. Protagonisti i njërit prej episodeve, i titulluar ...
ITALI – Vjen dhe lajmi që Stefano Pioli dhe të gjithë tifozët e Milanit prisnin: Zlatan Ibrahimovic është kthyer në gjirin e kuqezinjve. Gjiganti suedez b...