Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRAZIL- Një raport nga një komision i posaçëm i Senatit brazilian do të rekomandojë që Presidenti Jair Bolsonaro të përballet me akuza penale për trajtimin e pandemisë COVID-19 që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 600,000 njerëzve në vend.
Raporti prej gati 1,200 faqesh i hartuar nga senatori Renan Calheiros, akuzon zotin Bolsonaro për veprime të tilla si nxitja e përdorimit të trajtimeve të pamiratuara si për shembull hidroksil-klorina edhe pasi ato u panë të ishin të paefektshme, si edhe vonesat në blerjen e vaksinave.
Raporti arrin në përfundimin se presidenti Bolsonaro besonte se lejimi i përhapjes së virusit në të gjithë Brazilin do të çonte në imunitetin e tufës, duke bërë që një pjesë e madhe e popullsisë të fitonte imunitet nga sëmundja duke u infektuar prej saj.
Raporti i senatorit Calheiros rekomandon që ndaj zotit Bolsonaro të ngrihen akuza për krime kundër njerëzimit, falsifikim dokumentesh dhe nxitje të krimit.
Raporti gjithashtu rekomandon ngritjen e akuzave kundër dhjetëra zyrtarëve të qeverisë dhe aleatëve të presidentit, përfshirë tre nga djemtë e tij, njëri prej të cilëve është senator.
Raporti, i cili do t’i paraqitet komisionit të plotë prej 11 personash të mërkurën, është rezultat i një hetimi gjashtëmujor mbi përgjigjen e zotit Bolsonaro ndaj pandemisë, të cilin ai e ka hedhur poshtë duke e quajtur të motivuar politikisht.
Komisioni i plotë pritet ta miratojë raportin javën e ardhshme dhe t’ia përcjellë prokurorit të përgjithshëm, i cili është emëruar nga Presidenti Bolsonaro, duke i bërë të pakta gjasat që ai të ndiqet penalisht.
Marrë nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA- Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po merret me hetimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol votoi dje për ngritjen e akuzave kundër Steve Bannon, një pre...
SHBA– Media sociale Facebook, që ka qenë një pjesë e madhe e jetës tonë gjatë dekadës së fundit, mund të mos quhet më Facebook. Sipas mediave të huaja ndr...
SERBI- Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një ndër çështjet prioritare në administratën e Joe Biden. Kështu është shprehur gazeta serbe Blic, në një shk...
Dy ish-ushtarë gjermanë janë arrestuar nën dyshimet për tentim të formimit të një force terroriste mercenare, për t’u përfshirë në luftën civile në Jemen, kanë ...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin e dy ditëve më parë ndaj shefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të ...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë ashpër kundër disa pikave në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Kosovën, ku një ndër ato pika ë...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Kosovën....
SHBA- Në eventin e 19 tetorit të mbajtur nga Apple, u prezantuan një seri produktesh te reja nga kompania. Ndër më të rëndësishmet qenë laptopët MacBook Pro dhe...
Në debatin për pasardhësin e Wolfgang Schäuble-s (CDU) në postin e presidentit të Bundestagut, kreu aktual i grupit parlamentar socialdemokrat (SPD), Rolf Mütze...
Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, fitoi Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit.Çmimi vjetor i Parlamentit Evropian iu nda ati...