LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Kapitol, ngrihen akuza kundër këshilltarit të Trump

20 Tetor 2021, 16:58 Nga DOSJA
Sulmi në Kapitol, ngrihen akuza kundër këshilltarit të Trump

SHBA- Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po merret me hetimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol votoi dje për ngritjen e akuzave kundër Steve Bannon, një prej këshilltarëve për kohë më të gjatëmë të vjetër të ish-Presidentit Donald Trump, për refuzim të bashkëpunimit gjatë procesit të hetimeve.

Komisioni i kontrolluar nga demokratët, po heton për t’u dhënë përgjigje pyetjeve, se përse dhe si, mbështetësit e zotit Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ndërsa ligjvënësit po çertifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Një ditë para se gjithë kjo të ndodhte, më 5 janar zoti Bannon përmes një deklarate tregoi se kishte dijeni për të. Ai tha ‘ferri do të shpërthejë nesër’. Ai parashikoi se ajo ditë do të ishte dryshe nga ajo që prisnin amerikanët. Ai i tha audiences së tij se shumë njerëz i kishin thënë se në rast revolucioni, do të ishin në Uashington. Ai tha se ky është momenti i tyre në histori. Sipas hetimeve të komisionit, duket se zoti Bannon kishte njohuri paraprake për planet e 6 janarit dhe duket se ai luajti një rol të rëndësishëm në ato plane”, thotë ligjvënësja republikane Liz Cheney, nënkryetare e komisionit.

Zoti Banon vazhdon të kundërshtojë që të dëshmojë. Kjo është e papranueshme. Askush në këtë vend, pavarësisht pasurisë dhe fuqisë, nuk është mbi ligjin. Nëse nuk adresohet, kundërshtimi i tij mund të nxisë të tjerët të ndjekin rrugën e zotit Bannon”, tha kryetari i komisionit Bennie Thompson,

Paneli miratoi ngritjen e akuzave kundër zotit Bannon. Çështja shkon tani për votim në Dhomën e Përfaqësuesve, gjë që pritet të bëhet të enjten. Nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton pro ngritjes së akuzave, çështja i kalon prokurorit federal në Uashington, ku një juri e madhe vendos për ngritjen, ose jo të padisë ndaj zotit Bannon.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri me një vit burg edhe pse vuajtja e dënimit në rrethana të ngjashme, është e pazakontë dhe e rrallë. Ish-Presidenti Donald Trump është munduar të pengojë hetimet e komisionit mbi shkaktarët e trazirave dhe rolin e tij në to. Zoti Trump ngriti një padi të hënën, me pretendimet se komisioni bëri një kërkesë të paligjshme, të pabazuar dhe të tepruar për të marrë regjistrimet e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë nën Presidentin Biden ka argumentuar se zoti Trump nuk gëzon privilegje ligjore për të penguar kërkesën, gjë për të cilën ligjvënësja Cheney duket se pajtohet. Republikanët në Senat kanë penguar krijimin e një komisioni të pavarur për të hetuar sulmin, një panel që do të ishte krijuar sipas modelit të komisionit që hetoi sulmet terroriste të vitit 2001 në SHBA.

Në përgjigje, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët, krijoi një panel hetues prej nëntë anëtarësh, ku bëjnë pjesë dy ligjvënës republikanë, kritikë të zotit Trump.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota donald trump steve bannon sulmi ne kapitol donald trump steve bannon sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet