Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Këto deklarata shefi i komitetit ushtarak të NATO-s i bëri në Bruksel, para nisjes së stërvitjeve më të mëdha të aleancës ushtarake perëndimore që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
BRUKSEL- NATO ka paralajmëruar se Perëndimi duhet të rrisë përgatitjet për ngjarje të papritura, përfshirë një luftë me Rusinë, përderisa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë, në mes të indikacioneve për lodhje politike të disa aleatëve perëndimorë të Kievit.
“Ne duhet ta kuptojmë se nuk është e mirëqenë që jemi në paqe. Prandaj, ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë”, tha admirali holandez, Rob Bauer.
Këto deklarata shefi i komitetit ushtarak të NATO-s i bëri në Bruksel, para nisjes së stërvitjeve më të mëdha të aleancës ushtarake perëndimore që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Aleanca duhet të jetë në gatishmëri të lartë për luftë dhe “të presë të papriturën”, tha Bauer, duke shtuar se “në mënyrë që të jemi plotësisht efektiv, po ashtu në të ardhmen, ne duhet të transformimin luftarak të NATO-s”. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po ashtu ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjerohet në shtetet fqinje.
“Ne pothuajse çdo ditë dëgjojmë kërcënime nga Kremlini, së fundi kundër miqve tanë në shtetet baltike”, tha Pistorius për gazetën Tagesspiegel më 19 janar.
Për të rritur përgatitjen, NATO do të nisë muajin e ardhshëm stërvitjet Steadfast Defender 2024, që do të zgjasin përgjatë majit. Në këto stërvitje do të përfshihen afër 90.000 trupa, të cilët do të stërvisin planet rajonale të aleancës. Stërvitja “do të tregojë se NATO mund të kryejë operacione të qëndrueshme dhe të ndërlikuara në shumë fusha për disa muaj, përgjatë mijëra kilometrave, nga Veriu i Lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore në çfarëdo kushtet”, tha aleanca pre 31-anëtarësh. Përderisa vija e frontit në lindje të Ukrainës ka mbetur gjerësisht e pandryshuar për muaj të tërë, Rusia ka vazhduar të sulmojë qytetet ukrainase me dronë dhe raketa lundruese. Ndërkaq Kievi, që po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022, ka sulmuar caqet ekonomike dhe ushtarake në thellësi të Rusisë./ REL
Sistemi bërthamor nënujor KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut thotë se ka kryer një test të sistemit të saj të arm&...
Kartëmonedha prej 100 dinarësh dhe kartëmonedha të valutës euro. Fotografi ilustruese. KOSOVA- Bashkimi Evropian i ka bër&eum...
Germany Migration GJERMANIA- Pas një periudhe tensionesh brenda koalicionit qeverisës gjerman, Dhoma e Ulët e Parlamentit, apo Bundestagu, m...
La Kena MEKSIKË- Udhëheqësi i një fraksioni të Kartelit famëkeq të Gjirit në Meksikë është arr...
Richie Torres KOSOVA- Kongresmeni Richie Torres ka thënë se është në interes të SHBA-ve të mbështesin aleatët ...
Qytetarët e grumbulluar në vendin ku po mbahet peticioni për shkarkimin e kryetarit shqiptar. Zveçan, 19 janar 2024. KOSOVA- Në ...
Një grua dhe tre fëmijë duke kaluar afër ndërtesave të shkatërruara në Rafah, në jug të Rripit të Gaz&e...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka premtuar se do të rivendosë politikën e kufirit të mbyllur që në ditën e parë t&...
Smogu në qytetin e Shkupit MAQEDONIA E VERIUT- Në rrugët e Shkupit gjithnjë e më shumë vërehen qytetarë të cil...
Produkte mishi GJERMANI- Fushata e "Burger King's Impossible Whopper" në 2019-ën ishte një impuls aktivizimi për avokaten me përvo...