LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët grekë të zemëruar ndërsa hetimet e BE-së për mashtrimet bujqësore thellohen

Trembëdhjetë deputetët, ku përfshihen edhe dy ish-ministra, janë përmendur në dosjet që EPPO i ka përcjellë parlamentit.

1 Maj 2026, 11:15 Nga D.S
Zyrtarët grekë të zemëruar ndërsa hetimet e BE-së
Prokurorja e Përgjithshme e BE-së Laura Codruța Kovesi.

Reagimet e ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë nuk kanë munguar, pasi parlamenti grek më 22 prill – me kërkesë të EPPO-së – votoi për heqjen e imunitetit parlamentar të 13 deputetëve të partisë në pushtet, Demokracia e Re, të dyshuar për përfshirje në një skandal të madh me fondet bujqësore të BE-së.

“Një heqje kaq masive e imunitetit parlamentar nuk është parë më parë në Greqi,” u shpreh Aris Stylianou, profesor i shkencave politike në Universitetin Aristotel të Selanikut.

Trembëdhjetë deputetët, ku përfshihen edhe dy ish-ministra, janë përmendur në dosjet që EPPO i ka përcjellë parlamentit. Ato lidhen me subvencione të shpërndara në mënyrë të paligjshme në vitin 2021 nga OPEKEPE – Agjencia greke e Pagesave dhe Kontrollit për Ndihmat Komunitare të Orientimit dhe Garancisë, e cila administron fondet evropiane për bujqësinë.

EPPO-ja ka në zhvillim disa hetime për raste të dyshuara mashtrimi të organizuar që përfshijnë zyrtarë publikë në Greqi. Bëhet fjalë për “vepra penale dhe kundërvajtje që dëmtojnë interesat financiare të BE-së, si nxitje për shpërdorim besimi, mashtrim kompjuterik dhe deklarime të rreme me qëllim përfitimin e paligjshëm për të tretët”.

Sipas dyshimeve, deputetët kanë ndihmuar persona të përfitojnë padrejtësisht subvencione bujqësore – qoftë për toka që nuk i zotëronin, qoftë për aktivitete bujqësore që nuk i kishin kryer. Shuma e dëmit përllogaritet në qindra miliona euro.

Përveç dëmit financiar ndaj BE-së, kjo skemë dyshohet se ka penalizuar fermerët që kishin të drejtë legjitime për përfitime, në mënyrë që “fondet të orientoheshin drejt prodhuesve dhe blegtorëve të lidhur me Demokracinë e Re”, sipas Stylianou.

Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe përfaqësues të partisë në pushtet kanë vënë në pikëpyetje veprimet e Prokurorisë Evropiane, duke ngritur akuza për ndërhyrje politike.

Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, paralajmëroi përmes një postimi në platformën X se EPPO-ja duhet “të ruajë maksimalisht neutralitetin politik”, pasi “përfshirja në politikë rrezikon ta minojë vetë institucionin”.

Ndërkohë, deputetja e Demokracisë së Re, Sofia Voultepsi, deklaroi në një intervistë televizive më 22 prill: “Nuk dua drejtësi të tipit Ceausescu në Greqi”, duke iu referuar diktatorit rumun Nicolae Ceausescu dhe origjinës rumune të Kryeprokurores Evropiane, Laura Codruta Kovesi.

E pranishme në Forumin Ekonomik të Delfit, Kovesi reagoi ndaj kritikave duke akuzuar kundërshtarët se po përpiqen “ta zhvendosin vëmendjen nga thelbi i çështjes – çfarë ka ndodhur realisht në OPEKEPE dhe kush mban përgjegjësi”.

“Ne jemi prokurorë dhe detyra jonë është të bëjmë punën tonë. Kjo do të thotë të dëshmojmë se ligji është i barabartë për të gjithë. Ne nuk hetojmë politikanët sepse janë politikanë,” Deklaroi Kovesi.

Ajo nuk kurseu kritikat edhe ndaj vetë agjencisë greke të shpërndarjes së subvencioneve, duke e cilësuar atë të zhytur në korrupsion. “OPEKEPE është një akronim për korrupsion, nepotizëm dhe klientelizëm,” deklaroi ajo.

Vlerësime të ngjashme ndajnë edhe ekspertë grekë. Sipas Sofia Vidali, ish-profesoreshë e kriminologjisë dhe politikave të krimit në Universitetin Panteion në Athinë, skandali reflekton mënyrën klienteliste se si “ndërtohen marrëdhëniet midis elitës politike, administratës publike dhe individëve privatë” në Greqi.

Nga ana e saj, Margarita Gasparinatou, profesoreshë asistente e kriminologjisë në Universitetin Demokrit të Trakës, tha për BIRN se “po ndiqet një strategji sistematike për të diskredituar EPPO-në”.

Prokurorët e BE-së kërkuan vetëm heqjen e imunitetit të deputetëve në mënyrë që hetimi penal të mund të vazhdojë, tha Gasparinatou.

“Kjo nuk do të thotë që këta persona … do të dënohen. Natyrisht, zbatohet prezumimi i pafajësisë,” shtoi ajo.

Ryshfete – apo thjesht përcjellje kërkesash?

Në votimin e 22 prillit, shumica e 288 deputetëve të pranishëm në parlament votuan pro heqjes së imunitetit për 13 deputetët në fjalë.

EPPO-ja do të hetojë dy prej tyre, Katerina Papakosta dhe Kostas Karamanlis, për bashkëpunim të dyshuar në një shkelje të besimit që dëmton interesat financiare të Bashkimit Evropian.

Nëntë deputetë të tjerë – Ioannis Kefalogiannis, Notis Mitarachi, Kostas Tsiaras, Kostas Skrekas, Dimitris Vartzopoulos, Maximos Senetakis, Lakis Vasileiadis, Christos Boukoros dhe Theofilos Leontaridis – do të hetohen për të njëjtën vepër të dyshuar, por të klasifikuar si kundërvajtje.

Dy të fundit, Charalampos Athanasiou dhe Tasos Hatzivasileiou, do të hetohen për kundërvajtjen e dyshuar të nxitjes për shkelje detyre.

Shumica e 13 deputetëve kërkuan vetë heqjen e imunitetit, duke deklaruar se synojnë të pastrojnë emrin e tyre. Ata këmbëngulin se nuk kanë dhënë ryshfet, por kanë vepruar në kuadër të detyrës së tyre si përfaqësues të zgjedhur, duke përcjellë kërkesa të qytetarëve grekë që kërkonin ndihmë.

Mes tyre janë edhe tre zyrtarë të lartë qeveritarë që dhanë dorëheqjen më 3 prill, duke mohuar çdo shkelje: ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Ioannis Kefalogiannis, ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Kostas Tsiaras, si dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Dimitris Vartzopoulos.

“Roli i një deputeti nuk kufizohet vetëm brenda sallës së parlamentit,” deklaroi Mitarachi gjatë seancës plenare. “Veprimtaria politike është një koncept më i gjerë dhe përfshin edhe përcjelljen e korrespondencës, transmetimin e kërkesave dhe peticioneve të qytetarëve. Nuk bëhet fjalë për ryshfet, por për përcjellje kërkesash… Deputeti është avokati kryesor i qytetarit.”

Nga ana e tij, Vartzopoulos deklaroi në një intervistë televizive më 2 prill se kishte komunikuar shumë herë me OPEKEPE-n në cilësinë e deputetit, pa mbajtur mend saktësisht për çfarë kishte ndërhyrë.

“Nuk ka fermer që në një moment të jetës së tij të mos ketë probleme me OPEKEPE-n dhe është e natyrshme që ata t’i drejtohen një deputeti për t’i zgjidhur,” tha ai, duke shtuar se ndërgjegjja e tij është e pastër.

Më 3 prill, media greke Kathimerini publikoi fragmente bisedash mes politikanëve dhe zyrtarëve të OPEKEPE-së, të marra nga dosja hetimore, ku shfaqeshin përpjekje për ndërhyrje në favor të fermerëve të caktuar.

Sipas Margarita Gasparinatou, shqetësuese është mënyra se si marrëdhëniet klienteliste “po normalizohen” nga vetë zyrtarët e lartë. Institucionet shtetërore, sipas saj, funksionojnë “në kufijtë e ligjshmërisë, në zona gri”, duke përbërë në thelb një anashkalim të rregullave dhe, në disa raste, edhe të të drejtave kushtetuese.

Qeveria pretendon se klientelizmi i përket së kaluarës

Në një çështje të veçantë, në qershor 2025, EPPO-ja i referoi parlamentit grek edhe dy ish-ministra të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Makis Voridis dhe Lefteris Avgenakis, për përfshirje të dyshuar në përdorimin mashtrues të fondeve bujqësore të BE-së.

Parlamenti votoi për ngritjen e një komisioni hetimor për të shqyrtuar akuzat, por disa muaj më vonë, në shkurt 2026, ai arriti në përfundimin se dy ish-ministrat nuk mbanin përgjegjësi penale.

Sipas Margarita Gasparinatou, procedurat parlamentare po përdoren “pak a shumë si një ‘lavazh’”, për të siguruar që deputetët të mos mbahen përgjegjës. Ajo vuri në dukje gjithashtu se procedurat në hetimin e fundit parlamentar për skandalin e përgjimeve, i cili shfajësoi ligjvënësit, u zhvilluan me dyer të mbyllura.

Nëse shumica vendos se nuk ka çështje për t’u ndjekur dhe kjo miratohet nga parlamenti, “çështja mbyllet plotësisht”, theksoi ajo.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, deklaroi më 23 prill se 13 deputetët e përfshirë në çështjen e OPEKEPE-së “do të jenë normalisht në listat zgjedhore” në zgjedhjet e ardhshme kombëtare që pritet të mbahen në vitin 2027.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis argumentoi javën e kaluar se problemet me subvencionet bujqësore kanë një histori të gjatë, “ku pasqyrohen përgjegjësitë e të gjitha partive politike”.

Ai shtoi se klientelizmi “nuk ka lindur dje”, por këmbënguli se tashmë është “eliminuar”, falë vendimit të qeverisë për të riorganizuar OPEKEPE-n nën kontrollin e administratës së pavarur tatimore./Reporter.al

be


Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027