Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zyrtarët kilianë kanë thënë se së paku 1.100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret. Duke folur për televizionin publik, presidenti kilian paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak të përhapjes së katër zjarreve në rajonin Valparaiso, ku zjarrfikësit po kanë vështirësi të arrijnë në lagjet më të rrezikuara.
KILI-Së paku 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë përhapur një pjesë të banuar dendësisht në Kilin qendror, njoftoi të shtunën mbrëma presidenti i Kilit, Gabriel Boric.
Zyrtarët kilianë kanë thënë se së paku 1.100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret. Duke folur për televizionin publik, presidenti kilian paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak të përhapjes së katër zjarreve në rajonin Valparaiso, ku zjarrfikësit po kanë vështirësi të arrijnë në lagjet më të rrezikuara.
Boric u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me ekipet e shpëtimit.
“Nëse ju kërkohet të evakuoheni, mos ngurroni. Zjarret po përhapen me shpejtësi dhe kushtet klimatike mund ta bëjnë të vështirë shuarjen e tyre. Temperaturat janë të larta, erërat të forta, ndërsa lagështia e ulët”, tha Boric drejtuar kilianëve.
Ministrja e Brendshme e Kilit, Carolina Toha, tha se 92 zjarre pyjore janë duke u djegur në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, ku temperaturat janë ngritur në mënyrë të pazakontë këtë javë.
Rajoni i Valparaiso u godit nga zjarret më vdekjeprurëse, prandaj autoritetet u kanë bërë thirrje mijëra banorëve të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Në Villa Independencia, një lagje buzë kodrës në cepin lindor të Valparaisos, u shkatërruan disa shtëpi dhe biznese. Veturat e djegura me xhama të thyera u panë nëpër rrugë, të cilat ishin të mbuluara me hi.
“Unë jetoj këtu që 32 vjet, dhe kurrë s’e kam paramenduar se kjo do të ndodhte”, tha Ronaldo Fernandez, një banor të cilit zjarri ia dogji shtëpinë.
Ai tha se së pari e pa një zjarr duke u djegur në një kodër në afërsi të premten dhe brenda 15 minutave, e tërë zona u kaplua nga flaka dhe tymi, duke i detyruar të gjithë të ikin për të shpëtuar.
“Kam punuar tërë jetën dhe tani nuk më ka mbetur asgjë”, shtoi ai.
Tri strehimore u vendosën në rajonin e Valparaisos dhe u sollën 19 helikopterë dhe më shumë se 450 zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, tha Toha.
Fenomeni natyror i klimës, El Ninjo, ka shkaktuar thatësira dhe temperatura më të nxehta se zakonisht përgjatë pjesës perëndimore të Amerikës Jugore këtë vit, duke e rritur rrezikun për zjarre pyjore.
Foto Ilustruese KOSOVË- Për dy vjet të gjatë nuk pajtohej dot me faktin që “i mungonte një pjesë e trupit”. ...
arben taravari SHKUP- Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari ka vendosur t’i bashkohet opozitës shqiptare n&e...
BE KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të dielën se ndihet i shqetësuar për mbylljen e disa komunave paralele serbe ...
Maria Francesco Marino ITALI- Një gjyqtare e hetimeve paraprake në Gjykatën e Leçës në Itali, Maria Francesca Marino ë...
Foto Ilustruese GJERMANI- Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen që dëbimet e azilkër...
Foto Ilustrim BELGJIKË- 15 traktorë mbërritën në shtëpinë e kryeminstrit të Belgjikës Aleksander De Croon n&eu...
Foto ilustruese Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme në pozicionet e kontrolluara nga Houthi në Jemen. Në...
Orest Drymalovsky UKRAINË- Një prezantues televiziv në Ukrainë, gjatë trasmetimit live njoftoi largimin e tij nga puna. Ai tha se ...
Joe Biden SHBA- Joe Biden fitoi mbi 95 për qind të votave të numëruara në shtetin e Karolinës së Jugut. Votimi...
Nevroz Duman GJERMANI- Nevroz Duman kujton Mynihun, Halen, Kaselin dhe Hanaun - vende ku ekstremistët e kryen atentate në Gjermani...