4 Shkurt 2024, 14:20
Nga I.A
BE
KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të dielën se ndihet i shqetësuar për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Kosovë së fundmi, dhe i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që këtë çështje ta zgjidhin në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku.
Në javët e fundit, autoritetet kosovare i mbyllën katër komuna paralele serbe, në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më 2 shkurt pas mbylljes së tyre se “koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.
Në një komunikatë për media të dielën, BE-ja tha se “mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme dhe kushtet jetësore të komuniteteve serbe në Kosovë, sepse do ta kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e alternativave në këtë moment”.
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e mbështeti reagimin e BE-së dhe tha se "masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit", dhe se ato janë "e kundërta e uljes së tensioneve".
Në fund të janarit, Sveçla njoftoi edhe për bastisjen e një organizate joqeveritare serbe e vendosur në një anesk ndërtesës së Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, për siç tha, veprimtari të jashtëligjshme dhe rrezikim të sigurisë së Kosovës.
Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.
Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale. Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar plotësisht.
BE-ja i bëri thirrje Kosovës që çështjen e komunave paralele, që ndërlidhen me themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, ta diskutojë në dialogun e udhëhequr nga blloku 27-anëtarësh.
“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në komunikatë.
Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve, Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin për themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e pranuan në parim.
Por, pas deklaratës së të dërguarit special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti tha se atëherë edhe Kosova duhet të jetë autore e atij dokumenti.
Ai sugjeroi që ta shkruajë në bashkëpunim me ministrin e tij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe atë të Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi.
Më pas, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Prishtina duhet të shkruajë një statut në bashkëpunim me SHBA-në.
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës t’i shmangë veprimet “e njëanshme të cilat mund të nxisin tensione dhe të adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
Të shtunën vonë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe, janë duke rritur panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.
Marrë nga REL
be xhelal sveçla
Bota
4 Shkurt 2024, 14:08
S.N
Maria Francesco Marino
ITALI- Një gjyqtare e hetimeve paraprake në Gjykatën e Leçës në Itali, Maria Francesca Marino ë...
Bota
4 Shkurt 2024, 14:02
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen që dëbimet e azilkër...
Bota
4 Shkurt 2024, 13:16
S.N
Foto Ilustrim
BELGJIKË- 15 traktorë mbërritën në shtëpinë e kryeminstrit të Belgjikës Aleksander De Croon n&eu...
Bota
4 Shkurt 2024, 12:15
E.d
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme në pozicionet e kontrolluara nga Houthi në Jemen. Në...
Bota
4 Shkurt 2024, 12:42
S.N
Orest Drymalovsky
UKRAINË- Një prezantues televiziv në Ukrainë, gjatë trasmetimit live njoftoi largimin e tij nga puna. Ai tha se ...
Bota
4 Shkurt 2024, 12:37
I.A
Joe Biden
SHBA- Joe Biden fitoi mbi 95 për qind të votave të numëruara në shtetin e Karolinës së Jugut. Votimi...
Bota
4 Shkurt 2024, 12:08
I.A
Nevroz Duman
GJERMANI- Nevroz Duman kujton Mynihun, Halen, Kaselin dhe Hanaun - vende ku ekstremistët e kryen atentate në Gjermani...
Bota
4 Shkurt 2024, 11:10
E.d
Pamje nga protesta
MOSKË- Disa njerëz, kryesisht gazetarë, u arrestuan në një protestë në qendër të Mosk&...
Bota
4 Shkurt 2024, 11:31
S.N
John Rhode
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë John Rhode ka bërë një reagim në rrjetin social X, ku ...
Bota
4 Shkurt 2024, 11:19
I.A
Alicia Kearns
ANGLI- Deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik Alicia Kearns ...