LIVE UPDATES
Bota

Zjarre të fuqishëm nga SHBA në Evropë, qytetarët: Nuk i kemi përjetuar ndonjëherë këto

Këto pamje filmike të regjistruara nga një banor i qytetit Medical Lake, në shtetin e Uashingtonit, tregojnë një pjesë të pasojave të zjarreve të fuqishëm që kanë prekur këtë rajon.

20 Gusht 2023, 16:07 Nga I.A
Zjarre të fuqishëm nga SHBA në Evropë, qytetarët: Nuk i
Zjarre

SHBA- Vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë shkaktuar zjarre të fuqishëm në pjesë të ndryshme të botës, nga Shtetet e Bashkuar në Evropë. Me mijëra hektarë tokë është djegur e shumë banorë janë detyruar të lenë shtëpitë e tyre. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka çuar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem. Materiali në vazhdim na njeh me situatën në disa vendeve, duke nisur me shtetin lindor amerikan të Uashingtonit, ku si pasojë e zjarreve u shkatërruan 185 objekte, shumë prej të cilave banimi.

Këto pamje filmike të regjistruara nga një banor i qytetit Medical Lake, në shtetin e Uashingtonit, tregojnë një pjesë të pasojave të zjarreve të fuqishëm që kanë prekur këtë rajon.

“Kjo është shtëpia e fqinjit tënd dhe kjo është shtëpia e mamasë”, i drejtohet zoti Smith një mikut të tij për të cilin regjistroi videon, për t’i treguar pamjet e shtëpive të bëra shkrumb e hi. Zëri i Bryan Smith Banor i Liqenit Medical

Zjarret filluan pak pas mesditës të së premtes në anën perëndimore të qytetit Medical Lake dhe më pas u zgjeruan në zona të tjera, tha zëdhënësja e Departamentit të Burimeve Natyrore të Shtetit të Uashingtonit, Isabelle Hoygaard. Autoritetet nuk arritën të vënë nën kontroll zjarret deri në mbrëmjen e të shtunës, gjë që i detyroi të lëshojnë urdhra evakuimi për një komunitet pranë, Spokane, një qytet me rreth 230 mijë banorë.

Strukturat e djegura ishin objekte banimi dhe ndërtesa të tjera. Në Kanada, mijëra banorë të British Columbia janë urdhëruar të evakuohen të shtunën pasi zjarret detyruan këtë zonë perëndimore kanadeze të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Provinca aktualisht po përballet me një të tretën e mbi 1000 zjarreve aktive në Kanada. Zjarret po vazhdojnë të shkatërrojnë tokë dhe rrezikojnë jetë njerëzish edhe në Evropë.

Zjarret ndriçuan qiejt e ishullit spanjoll, Tenerife në orët e para të së dielës, ndërsa një zjarr i egër që shpërtheu në veri të ishullit mbeti jashtë kontrollit. Duke qëndruar në një tarracë shtëpie të mbuluar me hi, ndërsa tymi i dendur ngrihej pas tij, Sebastian Grillo, një banor i zonës thotë se nuk kishte parë kurrë zjarre të përmasave të tilla në ishull.

“Këtë nuk e kam përjetuar ndonjëherë në jetën time. Kemi përjetuar zjarre, por jo në këtë nivel”, thotë zoti Grillo.

“U larguam vetëm me rrobat e trupit pasi policia na dha vetëm 20 minuta kohë. Na sollën këtu dhe po presim të shohim nëse tymi dhe zjarri largohen nga shtëpitë tona që të mund të kthehemi në shtëpi”, thotë banorja tjetër e Tenerifes, Maria Jose Rodriguez.

Vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë kontribuar në krijimin e vatrave të zjarrit edhe në Shqipëri, sikurse tregojnë këto pamje në afërsi të fshatit turistik Qeparo të regjistruara mbrëmjen e së shtunës. Si pasojë u dogjën me dhjetëra hektarë tokë dhe u rrezikuan shtëpi dhe plantacione ullinjsh. Por shkak për situatën është bërë edhe zjarrëvënia nga banorët lokalë. Të shtunën, policia shqiptare njoftoi se kishte arrestuar katër persona në 24 orët e fundit. Në korrik, Shqipëria identifikoi dhe akuzoi për zjarrëvenie 14 persona.

Marrë nga VOA

zjarr ne shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet