LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, REL: A fshihet pas konservatorizmit sfondi fetar i "Listës për familjen"?

Kushtetuta e Kosovës e përcakton shtetin si “laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”. Aleanca Kosova e Re, sipas statutit të saj, ka orientim liberal demokratik të qendrës, ndërsa Partia e Drejtësisë është konservatore.

2 Tetor 2024, 18:58 Nga N.F
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, REL: A fshihet
Foto ilustruese

KOSOVË- Pavarësisht se në përbërjen e “Listës për familjen” ka drejtues dhe anëtarë që e praktikojnë fenë islame, ky koalicion, me të cilin do të garojnë disa subjekte politike në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, nuk do të ketë sfond fetar në të bërit politikë.

Kështu thonë për Radion Evropa e Lirë përfaqësuesit e kësaj liste, sipas të cilëve “mbrojtja e vlerave tradicionale familjare” është kauza që i ka bërë bashkë ata.

“Nuk do ta dëgjoni asnjërin prej protagonistëve të koalicionit tonë që do të hyjë në debate me tema fetare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë.

Kjo parti me orientim konservator është pjesë e koalicionit parazgjedhor “Lista për familjen”, bashkë me partinë Aleanca Kosova e Re (AKR) të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe politikanë të tjerë.

“Lista për familjen” u regjistrua si koalicion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në gusht.

Blerim Latifi, profesor i Filozofisë Klasike Politike dhe Religjionit në Universitetin e Prishtinës, thotë se ajo ka ngjyrime fetare.

“... jo vetëm të islamit politik, por edhe të rrymave më radikale, të cilat e sforcojnë një interpretim jobashkëkohor, jomodern të islamit”, thotë Latifi.

Qasjen e deritashme në politikë të subjekteve të caktuara brenda “Listës për familjen”, ai thotë se e sheh si përpjekje që, përmes përdorimit të retorikës fetare, “të depërtojnë brenda sistemit politik dhe të sfidojnë ligjin themelor të shtetit, që është ligji i një shteti laik”.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton shtetin si “laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”. Aleanca Kosova e Re, sipas statutit të saj, ka orientim liberal demokratik të qendrës, ndërsa Partia e Drejtësisë është konservatore.

Radio Evropa e Lirë pyeti Bejtush Gashin, kryetar i shtabit zgjedhor të AKR-së, se kah cili drejtim ideologjik do të anojë “Lista për familjen” - kah liberalizmi apo konservatorizmi?Ai pranon se kauza rreth së cilës janë bashkuar në koalicionin “Lista për familjen”, kërkon qasje konservatore të të bërit politikë, por programi me të cilin do të garojë ky koalicion në zgjedhje, thotë se do të përfshijë edhe frymën liberale.

“Do të bëjmë përpjekje maksimale liberale... që të ruhet fryma liberale, të ruhet vija e orientimit të qartë të Kosovës në proceset integruese kah Bashkimi Evropian, pra për integrimet euroatlantike dhe proceset tjera”, thotë Gashi.

Ai shton se konservatorizmi i kauzës me të cilën garon “Lista për familjen”, nuk nënkupton përfshirjen e çfarëdo sfondi fetar.

“Kemi një dakordim në këtë fushë [me partnerët e koalicionit]. Por, tani, pjesa fetare besoj se do të jetë pjesë e zbatimit të standardeve që çdo shtet i ka, si dhe lirive dhe të drejtave të njeriut që lidhen me fushën e besimit fetar”, thotë ai.

Konservatorizmi progresiv demokratik është baza ideologjike mbi të cilën vepron Partia e Drejtësisë, thotë kryetari i këtij subjekti politik, Ferid Agani. Ai shton se ky konservatorizëm nuk përjashton sfondin fetar, i cili korrespondon me vlerat konservatore.

Sipas tij, platformat e tilla nuk janë shpikje të reja në Kosovë, por ekzistojnë edhe te partitë konservatore në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, siç thotë Agani, programi politik të cilin do ta zbatojë koalicioni “Lista për familjen”, ka të bëjë me qasjen konservatore për ruajtjen dhe përparimin e vlerave etike dhe morale të shoqërisë kosovare, e të cilat në mjaft pika korrespondojnë edhe me vlerat fetare.

“Vlerat etike dhe morale burojnë nga identiteti fetar i njeriut. Prandaj, për aq sa ato janë pjesë normale e identitetit të një qytetari, aq do të jenë edhe pjesë e aktivitetit dhe veprimtarisë sonë politike”, thotë Agani, duke kujtuar se mbi 90 për qind e qytetarëve të Kosovës i takojnë besimit islam.

Pjesë e koalicionit “Lista për familjen” janë deklaruar edhe deputetët aktualë të Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica - të cilët më 1 tetor dhanë dorëheqje nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje - si dhe aktivistë të tjerë politikë.

Në një konferencë për media, po atë ditë, Rrahmani dhe Korenica thanë se arsye të dorëheqjes janë mospajtimet me Vetëvendosjen lidhur me Projekt-Kodin Civil, që, sipas tyre, “me disa dispozita cenon familjen tradicionale”.

Të dy deputetët janë shprehur edhe kundër Projektligjit për shëndetin riprodhues, që, sipas tyre, “legalizon fertilizimin me donim dhe pa identitet të njohur”, si dhe kundër Projektligjit për gjendjen civile që “lejon ndërrimin e gjinisë sipas ndjesisë”.

Në këto kundërshtime janë të bashkuar edhe AKR-ja dhe PD-ja, si pjesë e "Listës për familjen". Rrahmani thotë për Radion Evropa e Lirë se do t’i prijë “Listës për familjen” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai thotë se i ka bindjet e tij fetare dhe është praktikues i besimit islam, por e përjashton mundësinë e përfshirjes së sfondit fetar në veprimin e tij politik.

“Angazhimi politik nuk ka të bëjë me sfondin fetar, për shkak se rregullimin në aspektin fetar e bën jashtëzakonisht mirë Bashkësia Islame [e Kosovës]... kurse te komunitetet tjera fetare janë bashkësitë tjera fetare”, thotë Rrahmani.

Orientimi ideologjik i listës në përgjithësi, shton ai, do të jetë konservator dhe në mbrojtje të vlerave të familjes.Por, profesori Latifi thotë se në analizën politike ekziston parimi që “nuk duhet gjykuar subjektet politike sipas asaj që thonë për vete, por sipas asaj që bëjnë në praktikë”.

“Këta, në praktikë, kanë qenë individë apo subjekte që janë munduar t’i japin ngjyrime religjioze qytetarisë kosovare dhe Republikës laike të Kosovës, shtetit të Kosovës”, thotë Latifi.

Sipas tij, koalicioni aktual “Lista për familjen” shihet si mundësi nga AKR-ja dhe PD-ja për rikthim në jetën parlamentare të vendit.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ishte pjesë e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe gjatë mandatit aktual legjislativ ai është pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie.

Partia e Drejtësisë i bojkotoi zgjedhjet e atij viti, për shkak se kryetari i saj, Ferid Agani, po përballej me një proces gjyqësor, nën dyshimin për korrupsion gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë. Ai u lirua nga kjo aktakuzë në vitin 2022.

Partia e Drejtësisë ekziston tash e 25 vjet dhe në disa mandate ka pasur deputetë në Kuvendin e Kosovës. AKR-ja e Pacollit dhe PD-ja e Aganit krijuan koalicionin Kosova e Re për zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 dhe u bënë pjesë e legjislaturës dhe ekzekutivit.

Në vitin 2011, ky koalicion inicioi amendamente ligjore për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë, si dhe për futjen e mësim-besimit në shkolla publike. Por, ato amendamente u hodhën poshtë nga Kuvendi i Kosovës./ REL

kosove zgjedhje partia lista per familjen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet