LIVE UPDATES
Bota

Komisioni Evropian nuk do të jetë në gjendje ta nisë mandatit e ri më 1 nëntor, shkak seancat dëgjimore për kandidatët për anëtarë të KE-së

Ky është vendimi i konferencës së presidentëve në Parlamentin Evropian, ku marrin pjesë shefat e grupimeve partiake.

2 Tetor 2024, 18:45 Nga r.ll
Komisioni Evropian nuk do të jetë në gjendje ta nisë
foto ilustruese

BRUKSEL-Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, ka njoftuar të mërkurën se seancat dëgjimore për kandidatët për anëtarë të Komisionit Evropian (KE) do të zhvillohet nga 4 deri më 12 nëntor, duke bërë që të shtyhet fillimi i mandatit të ri të këtij komisioni.

Ky është vendimi i konferencës së presidentëve në Parlamentin Evropian, ku marrin pjesë shefat e grupimeve partiake.

Ky vendim i PE-së e bën të pamundur zbatimin e planit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që mandatin e dytë ta nisë më 1 nëntor, pas zgjedhjeve të qershorit në bllokun evropian.

Tani, data më e mundshme për nisjen e punës së Komisionit Evropian flitet të jetë 1 dhjetori i këtij viti. Edhe kjo datë është e mundshme vetëm me kusht që asnjë nga kandidatët të mos refuzohet nga komitetet përkatëse i PE-së.

Nga kandidatët që do të dëgjohen dhe për të cilët do të votohet në Parlamentin Evropian, për Kosovën dhe rajonin më të rëndësishmit janë Kaja Kallas - e cila do të jetë përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri - dhe Marta Kos, e cila është emëruar të jetë komisionare për zgjerim.

Të dyja këto kandidate do të dëgjohen dhe votohen në komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Shumë diplomatë dhe parlamentarë në Bruksel edhe më herët ishin shprehur se data 1 nëntor për nisjen e mandatit të ri të KE-së, që e ka përmendur Von der Leyen, ka qenë joreale dhe se ajo e kishte përmendur këtë datë "për të bërë presion" ndaj Parlamentit Evropian.

Kur të gjithë kandidatët ta marrin pëlqimin e komisioneve parlamentare, atëherë Parlamenti Evropian voton në një seancë plenare për tërë Komisionin Evropian.

Në rast se ndonjë nga kandidatët nuk e merr pëlqimin, atëherë vendi nga i cili vjen duhet ta dërgojë një kandidat tjetër, i cili prapë duhet të kalojë tërë procedurën e miratimit.

Kjo do të shkaktonte vonesa të reja. Prandaj edhe 1 dhjetori si datë për nisjen e mandatit duket mjaft ambicioz, por jo edhe i pamundur./ VOA

komisioni evropian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet