Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas votimit, Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha se ishte i bindur që partia e tij Kongresi Kombëtar Afrikan do të fitonte shumicën e votave dhe do të mbeste në pushtet.
AFRIKA E JUGUT- Votuesit në Afrikën e Jugut votuan të mërkurën në shkolla, qendra komuniteti dhe tenda të mëdha të vendosura në fusha në zgjedhjet që konsiderohen si më të rëndësishmet në 30 vitet e fundit. Rezultati i tyre mund ta çojë vendin në një territor të panjohur.
Çështja kryesore në këto zgjedhje është qeverisja prej tre dekadash e partisë Kongresi Kombëtar Afrikan, e njohur me shkurtesën ANC, që ka qënë në pushtet në Afrikën e Jugut që nga rënia e sundimit të pakicës së bardhë dhe sistemit të aparteidit brutal në vitin 1994. Tani kjo parti është bërë objektiv i pakënaqësisë së gjeneratës së re në këtë vend prej 62 milionë banorësh – gjysma e të cilëve konsiderohet se jetojnë në varfëri.
Pas votimit, Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha se ishte i bindur që partia e tij Kongresi Kombëtar Afrikan do të fitonte shumicën e votave dhe do të mbeste në pushtet.
Si ekonomia më e zhvilluar e Afrikës, Afrika e Jugut ballafaqohet me disa nga problemet më të theksuara social-ekonomike në botë, përfshirë papunësinë, që është rreth 32 për qind. Pabarazia, varfëria dhe papunësia, që është shumë e përhapur mes popullsisë me ngjyrë që përbën shumicën, paraqet kërcënim për partinë, e cila premtoi t’i japë fund aparteidit nën sloganin për një jetë më të mirë për të gjithë.
“Çështja kryesore në komunitetin tonë është mungesa e vendeve të punës”, thotë Samuel Ratshalingëa, i cili po qëndronte në radhë për të votuar.
“Duhet të përdorim votën tonë për t’u dëgjuar zëri ynë rreth këtij problemi”, shton ai.
Pas fitores së gjashtë palë zgjedhjeve të përgjithshme, disa anketa në prag të këtyre zgjedhjeve, tregojnë se përkrahja për ANC-në ka rënë nën 50 për qind, një rënie e pashembullt. Kjo parti ka gjasa të humbasë shumicën në parlament për herë të parë, ndonëse pritet që megjithatë të marrë shumicën e vendeve.
Në zgjedhjet e fundit, në vitin 2019, ANC-ja fitoi 57.5 për qind, rezultati më i dobët për të, nga afro 70 për qind, që kishte fituar 20 vjet më parë.
Presidenti Ramaphosa, udhëheqësi i ANC-së, premtoi se do “të bëjë më shumë.” Partia e tij ka bërpë thirrje më shumë kohë dhe durim.
Zoti Ramaphosa, 71 vjeç, qëndronte bashkë me votues të tjerë në një qendër votimi në vendlindjen e tij Soveto, para se të shtrëngonte duart me dy komisionerë zgjedhjesh që e regjistruan para se të votonte.
“Nuk kam asnjë fije dyshimi në zemrën time se njerëzit edhe një herë do të tregojnë besim te Kongresin Kombëtar Afrikan, që të vazhdojë ta udhëheqë këtë vend”, deklaroi ai. Ai tha se banorë e Afrikës së Jugut do t’i japin partisë së tij një “shumicë bindëse.”
Çfarëdo ndryshimi në shtrirjen e pushtetit të ANC-së do të ishte e një rëndësie të veçantë për Afrikën e Jugut. Nëse humbet shumicën, ANC-së do t’i duhet të formonte një koalicion me partitë e tjera për të qeverisur dhe për ta mbajë zotin Ramaphosa si president edhe për një mandat të dytë. ANC-ja kurrë nuk e ka ndarë pushtetin me parti të tjera.
Votuesit e Afrikës së Jugut votojnë për partitë dhe jo drejtpërdrejt për presidentin. Presidenti zgjidhet më pas nga parlamenti. Që nga viti 1994, ANC-ja gjithmonë ka patur shumicën në parlament.
Në zgjedhjet e mbajtur në nëntë krahinat e Afrikës së Jugut po marrin pjesë rreth 28 milionë votues. Rezultatet përfundimtare priten të dielën.
Në këto zgjedhje, opozita është e fortë, por e fragmentuar. Dy partitë më të mëdha opozitare, Aleanca Demokratike dhe Luftëtarët e Lirisë për Ekonominë, nuk pritet të fitojnë vota të mjaftueshme për të mundur partinë ANC.
Votuesit e zhgënjyer po përkrahin një mori partish opozitare; mbi 50 po garojnë në zgjedhjet e përgjithshme, shumica e të cilave janë subjekte të reja politike. Njëra prej tyre udhëhiqet nga ish presidenti Jacob Zuma, i cili është kthyer kundër ish alëatëve të tij në ANC. Ai është skualifikuar nga gara për të kandiduar për deputet, por partia e tij ende po konkurron në zgjedhje.
ANC-ja është e bindur se do ta sigurojë shumicën dhe analistët nuk e kundërshtojnë këtë mundësi, duke patur parasysh përvojën disa dekadëshe të qeverisjes dhe shtrirjen e saj në nivelin lokal. Partia ende gëzon përkrahje të gjerë, në veçanti në mesin e votuesve të moshuar dhe atyre në zonat rurale.
“Jam zgjuar në orën 4 të mëngjesit, bëra banjo dhe u nisa drejt vendvotimit”, tha 68 vjeçari Velaphi Banda, duke shtuar se ka votuar për ANC-ën qysh nga vitit 1994 dhe sërish do të votojë për këtë parti.
Gjatë fushatës, zoti Ramaphosa ka theksuar se Afrika e Jugut tani është një shtet në pozitë shumë më të mirë se sa nën aparteidin, kur popullatës me ngjyrë i ndalohej të votonte, nuk u lejohej të lëvizte lirshëm e as të jetonte në disa zona të caktuara, duke qenë të shtypur. Këto janë zgjedhjet e shtata të përgjithshme në Afrikën e Jugut ku të gjitha racave u lejohet të marrin pjesë në zgjedhje.
Kujtimet nga epoka e aparteidit dhe zgjedhjet përcaktuese që i dhanë fund asaj, vazhdojnë të jenë përcaktuese për jetën e përditshme në Afrikën e Jugut. Por me kalimin e kohës, gjithnjë e më pak njerëz e kujtojnë atë përvojë dhe këto zgjedhje mund t’i japin jehonë zërit të një gjenerate më të rë, që ende nuk kishte lindur kur u përmbys aparteidi.
Zgjedhjet do të dëshmojnë kundërthëniet e këtij vendi, duke filluar nga zona ekonomike në Johanesburg, si qyteti më i pasur i Afrikës së Jugut – e deri të qyteti piktoresk Kejp Toun dhe zonat e përkohshme të banimit në dalje të tyre.
Rreth 3 mijë ushtarë janë vendosur nëpër tërë vendin për të përforcuar sigurinë, sipas autoriteteve.
Rreth 80 për qind e afrikanëve të jugut janë me ngjyrë. Një përqindje e dukshme e popullatës përbëhet nga të bardhët, pastaj popullata me prejardhje indiane dhe popullatë dyracore. Afrika e Jugut ka 12 gjuhë zyrtare.
Është pikërisht kjo llojllojshmëri që Nelson Mandela, presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, e theksoi si një gjë të bukur, duke iu referuar shtetit të tij si “Shtet Ylber.” Është kjo llojshmëri, që me daljen në skenë të partive të reja opozitare, tani mund të reflektohet edhe në politikën e vendit./VOA
IZRAEL- Një zyrtar i lartë i Izraelit tha se pret që lufta kundër Hamasit të zgjasë deri në fund të vitit, pavarë...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se armët amerikane që po dërgohen në Kiev po ndihmojn&eum...
Rexhep Tajip Erdogan GAZA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim të "zjarrtë" e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Net...
Paratë e sekuestruara KOSOVË- Policia e Kosovës njoftoi se i ka sekuestrua disa mijëra euro dhe dinarë nga një kasafortë...
pamje nga vendngjarja MEKSIKË- Një përleshje ka shpërthyer midis policisë dhe protestuesve jashtë ambasadës izraelite n&...
joe biden SHBA- Pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, duket se nuk ka gjasa për një zg...
Pamje nga takimi KOSOVË- Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e...
foto ilustruese FRANCË- Një djalë 16 muajsh ka ndërruar jetë në makinën ku u la për orë të t&eu...
donald trump SHBA- Donald Trump ka folur për gazatarët jashtë sallës së gjyqit penal që po zhvillohet ndaj ish-presidentit am...
foto ilustruese PRISHTINË- Një aksident ka i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Hajvali të Prishtinës. Si pasojë...