LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy: Sulmi masiv në Kiev ishte goditje e Rusisë kundër Ukrainës dhe kundër presidentit Trump

Mungesa e përparimit drejt një armëpushimi në luftën në Ukrainë ka filluar ta zemërojë Trumpin, i cili e ka kërcënuar Moskën me sanksione dhe tarifa të reja.

29 Gusht 2025, 08:23 Nga r.ll
Zelenskyy: Sulmi masiv në Kiev ishte goditje e Rusisë kundër
foto ilustruese

KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin e Rusisë me raketa dhe dronë në Kiev - ku u vranë të paktën 21 njerëz - si “goditje nga Rusia” kundër presidentit amerikan, Donald Trump, i cili vetë ishte “i pakënaqur” me sulmin, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Rusia tani po e godet këdo në botë që dëshiron paqe”, tha Zelensky në adresimin e tij të natës të enjten.

“Është një goditje kundër Ukrainës... Dhe është gjithashtu një goditje nga Rusia kundër presidentit Trump”, theksoi Zelensky.

Mungesa e përparimit drejt një armëpushimi në luftën në Ukrainë ka filluar ta zemërojë Trumpin, i cili e ka kërcënuar Moskën me sanksione dhe tarifa të reja.

“Ne kemi dëgjuar në Uashington se [presidenti rus Vladimir] Putini gjoja është gati ta përfundojë luftën... Por, në vend të kësaj, ai zgjedh raketat balistike para çdo hap të mirëfilltë drejt paqes”, shtoi Zelensky.

Zelensky tha se pret që të përcaktohet një kornizë për garancitë e sigurisë për Ukrainën javën e ardhshme.

Aleatët evropianë janë zotuar se do t’i ofrojnë Ukrainës garanci për sigurinë, në rast të një armëpushimi, me mundësinë e përfshirjes së SHBA-ve gjithashtu.

Zelensky u tha një grupi liderësh evropianë në një takim virtual se është “e rëndësishme që presidenti Trump të shohë se ne në Evropë jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për ta përfunduar luftën”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se Trump ishte i pakënaqur për shkak të sulmeve të Rusisë të enjten, si pasojë e të cilave gjithashtu u plagosën dhjetëra njerëz në kryeqytetin ukrainas.

“Ai nuk ishte i kënaqur me këtë lajm, por nuk ishte as i befasuar. Këto janë dy vende që janë qenë në luftë për një kohë shumë të gjatë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për media.

Liderët evropianë, amerikanë dhe të OKB-së e dënuan sulmin rus kundër Kievit, ndërsa Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian thirrën diplomatët rusë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre.

Udhëheqës të lartë ukrainas pritet të takohen me të dërguarin e posaçëm të Trumpit, Steven Witkoff, në Nju Jork, për të diskutuar mënyra shtesë për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Të paktën 21 njerëz u vranë në Kiev në sulmin rus me raketa dhe dronë, gjatë të cilit gjithashtu u shkatërruan ndërtesa banimi dhe shtëpi në kryeqytet.

Një nga zonat më të goditura ishte në qarku Darnitsia të Kievit, ku një pjesë e një ndërtese banimi pesëkatëshe u godit drejtpërdrejt.

Në Kiev dhe rajonin e tij, e premtja u shpall ditë zie për të nderuar viktimat e sulmit rus. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do ta miratojë së shpejti një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, të 19-tën që nga nisja e pushtimit të plotë në shkurt 2022.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së caktoi një mbledhje urgjente për sulmet ajrore në pasditen e së premtes, me kërkesë të Ukrainës dhe pesë anëtarëve të Këshillit Evropian, Britanisë, Francës, Sllovenisë, Danimarkës dhe Greqisë./REL

volodymr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet