LIVE UPDATES
Bota

Zelensky, thirrje udhëheqësve të BE-së: Përmbushni premtimin për ndihmë ushtarake

Forcat ruse po përpiqen të shfrytëzojnë avantazhin e tyre në numrin e trupave dhe armatim përpara se forcat e armatosura të Ukrainës të përforcohen nga ndihma e re ushtarake e premtuar nga vendet perëndimore, një pjesë e së cilës ka filluar të shfaqet në vijën e frontit në formë të pajisjeve dhe municioneve, thonë analistët.

28 Qershor 2024, 09:46 Nga M.B
Zelensky, thirrje udhëheqësve të BE-së: Përmbushni
Volodymyr Zelensky

BRUKSEL- Presidenti i Ukrainës u bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të enjten që të përmbushin premtimet e tyre për të ofruar pajisje ushtarake për vendin e tij të shkatërruar nga lufta, ndërsa blloku u zotua të mbështesë Kievin në aspektin afatgjatë.

“Përmbushja e çdo premtimi është një gjë e rëndësishme, jo vetëm në drejtim të mbrojtjes së njerëzve, por edhe për të shkatërruar iluzionin rus se ata do të mund të arrijnë diçka me luftë”, u tha presidenti Volodymyr Zelensky udhëheqësve evropianë në takimin e nivelit të lartë të BE-së në Bruksel.

Forcat ruse po përpiqen të shfrytëzojnë avantazhin e tyre në numrin e trupave dhe armatim përpara se forcat e armatosura të Ukrainës të përforcohen nga ndihma e re ushtarake e premtuar nga vendet perëndimore, një pjesë e së cilës ka filluar të shfaqet në vijën e frontit në formë të pajisjeve dhe municioneve, thonë analistët.

Presidenti Zelensky falënderoi vendet që kanë premtuar pajisje, armë dhe municione, por nënvizoi se “ne kemi nevojë urgjente për armë në fushën e betejës”. Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë ndihmë urgjente në fushën e "mbrojtjes ajrore". Presidenti Zelenskyy dhe udhëheqësit e BE-së nënshkruan një dokument 12 faqesh të "angazhimeve të përbashkëta të sigurisë" ndaj njëri-tjetrit. Në thelb, ai përmbledh atë që blloku 27-vendesh ka bërë për Kievin në aspektin e ndihmës financiare, ushtarake dhe të tjera që kur forcat ruse filluan sulmin në shkallë të gjerë në shkurt 2022.

Bashkimi Evropian, nga ana e tij, angazhohet për "sigurimin e parashikueshëm, efikas, të qëndrueshëm dhe afatgjatë të pajisjeve ushtarake", ndihmës në fushat e trajnimit ushtarak dhe ndërtimit të sektorit të mbrojtjes së Ukrainës, plus rritjen e bashkëpunimit mbi kërcënimet kibernetike dhe hibride, si manipulimi i infromacioneve dhe përhapja e propagandës.

BE gjithashtu u zotua të ndihmojë me pastrimin e minave, sigurinë dhe reformat në fushën e zbatimit të ligjit, sigurinë energjetike dhe sigurinë bërthamore, si dhe ndihmën për rindërtimin e infrastrukturës, spitaleve dhe ndërtesave të shkatërruara të Ukrainës, dhe të mbajë përgjegjës ata që dyshohen për krime lufte.

Ukraina premtoi të mbështesë vlerat evropiane dhe të vazhdojë rrugën e saj të reformave në përgatitje për t'u bërë anëtare e BE-së, duke përfshirë sigurimin e kontrollit civil mbi forcat e saj të sigurisë dhe ushtrinë. Kievi gjithashtu u zotua të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në mënyrën se si e shfrytëzon ndihmën e BE-së.

Disa vende kanë tashmë marrëveshje të ngjashme dypalëshe me Ukrainën, që ofrojnë angazhim afatgjatë për të ndihmuar Kievin, duke përfshirë edhe përpjekjen për përfundimin e luftës me Rusinë. Zelensky dhe Presidenti amerikan Joe Biden nënshkruan një pakt të tillë në fillim të këtij muaji, i cili do të zbatohet gjatë dekadës së ardhshme.

Këtë javë Ukraina gjithashtu filloi negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një dekadë pasi trupat ruse pushtuan Gadishullin e Krimesë në përpjekje për të penguar afrimin e Kievit me Perëndimin, pjesë e një zinxhiri ngjarjesh, që çuan në fillimin e luftës Rusi-Ukrainë.

“Ne e kemi pritur këtë për një periudhë të gjatë kohore”, u tha Zelenskyy gazetarëve, duke falënderuar BE-në për nënshkrimin e paktit.

Bashkimi Evropian është i shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit në Ukrainë dhe kjo duhet korrigjuar përpara anëtarësimit të vendit në BE. Procesi i anëtarësimit ka të ngjarë të zgjasë disa vjet./ VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet